18

4.2K 210 302
                                    





- Xhon...nuk do me thuash dot kalama tani. O sa qejf!-perplasi duart gjithe gezim ate mengjes.-Eja , eja se i kam bere vetes mengjes princeshe si e tille qe jam. Rruges ha dhe ti. Konsideroje si qerasje per rritjen time.-e kapi per krahu dhe e terhoqi per nga tavolina.

-Kalama.-e therriti pavaresisht fjaleve te saj.

-Po une u rrita sot.-rrudhi buzet.

-Dukesh. -shkundi koken. E ajo qe kujtonte se njerezit realisht rriteshin me ditelindje.

- Po me thua gje qe nuk jam rritur?-kryqezoi duart gjithe inat.

-Po.-u ul ne karrige dhe ktheu goten me leng frutash. Atij i kishte pergatitur mengjes te kripur e pervete kishte mbushur tavolinen me ca embelsira te vogla e fruta. E te mendonte qe nuk i kishte thene ndonjehere qe i urrente embelsirat.

- Me qafsh hallin. Mohoje qe jam sjelle mire qekur ma kerkove me miresjellje.-si miresjellje po i referohej nje kercenimi te dyshimte, te frikshem pikerisht se ishte i tille.

-Se mohoj. Je bere kalama i zgjuar.-nul ndenji dot pa e quajtur ashtu.

-E kuptova. E te vdesesh nuk ma ben dot qejfin. Keshtu je ti.-qe gjithcka qe tha, disi e trishtuar.

-Injorante. Do rritesh nje dite e do thuash; sa mire paskam qene.-shkundi koken. Femijet e deshira e tyre per tu rritur.

-E rritur jam. Vec ty te kam pare ti thuash nje njeriu 20 vjec, femije. -ju kthye gjithe inat kete here. Xhoni se kuptonte se fjalet e tij sikur e ulnin, me shume nga menyra sesi i thoshte. Sikur te kishte perballe dike qe nuk ja kishte idene asgjeje. Ai as nuk e njihte fare. Njihte vetem ate qe ajo i kishte dhene te njihte.

-Une ne ate moshe, femije kam qene.-mblodhi supet.

Hengren mengjesin ne heshtje. Javet e fundit kishin qene te qeta mes tyre. Nuk ishte as sherri i javeve te para, as indiferenca e javeve pasuese, as lojerat e mevonshme. Tani thjesht kishte nje qetesi te rehatshme, ku secili mund ta gjente rehatine e tij.

U ngrit nga tavolina, coi pjaten e tij ne lavaman e me pas shkoi drejt deres. Por ndaloi tek pragu i saj. U kthye dhe njehere tek ajo. Xheni i hodhi nje shikim pyetes.

-Edhe 100!-e uroi e me pas nxorri kuleten nga xhepi i tij i pasem. Nxorri qe aty disa kartmonedha dhe ja la ne tavoline. -Merri, prishi perqejf. Meqe na ke edhe 20-vjetor.

-Ore, shume bujar na ke rezultuar ti. Po kur te thashe te me jepje para per shtepi pasi me nxorre nga konvikti, bere si kale.-rrudhi vetullat. I qe dukur nje maskara kurnac asokohe. Sot i dukej nje maskara bujar.

-Po ashtu si me erdhe ti, mire qe nuk ta pervesha ne shpulle. -u ul serish ne karrige.

-Si njeri erdha une.-u vetembrojt direkt. -Une perhere jam e pafajshme. Edhe kur kam faj, prape jam e pafajshme.

- Te kishe ardh urte e bute, te me kishe kerku falje, te kishe derdh e ca lot...ti jepja une leket. Po ashtu si me erdhe ti a, e ngrefme si gjel, mire qe nuk te rraha. Me erdhe krah per krah me Klausin. Mu ule kembe mbi kembe duke lujt me flirte me Gentin. E me dhe urdher mua per me teper...mua.-beri me gisht i cuditur nga vetja.- Nje bythe kalamani, doje me sjell per gishti 3 burra aty ti. Avash moj.

-Une?-sa nuk i dolen syte vendit.- Po cfare faji kam une se me shkoi goja leng aty? Luaje syte per te mos pare njerin, te ngecnin syte te tjetri. Jojo seriozisht, cfare faji kam une qe kur zini shoqeri ju, nuk mendoni per popullsine femerore qe mund te bien vdekur pertoke kur ju shohin te treve bashke? Hajt se nje nga nje, po e forcojme zemren edhe po mbahemi...ama te tre bashke e? Ore ca te shihje me perpara; buzeqeshjen e Klausit qe eshte me e bukura ne bote po te me pyesesh mua, ate gropezen ne faqen e Gentit qe duhet te beje si budalla njeriu per ta bere te qeshe qe ta shikoje se zakonisht rri si hu serioz ai, leri pastaj ato qerpiket e gjate me syte e zinj...ooooo adhurim jete...apo te shihje...te shihje...-i hodhi nje shikim atij e sikur i ngecen fjalet ne goje. - Te them te drejten, ti me dukesh pak fare me i bukur prej syve. Keshtu si gje ekzotike me dukesh me ato sy. -ja rreshtoi me komplimente ajo, si per shoket , si per te, duke e ditur fare mire qe ai nuk ja vleresonte aspak kete te foluren e saj. Por c'te bente Xheni. Fjalet nuk i mbante dot gjate ne bark.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now