Xheni vuri buzen ne gaz kur pa sesi Xhoni shikonte perreth me nje shikim qe sikur bertiste; aman , beni dicka qe nuk me pelqen se po me hane duart me rrah ndonje.
Ajo cfare Xhoni nuk dinte, ishte se me ate puthje, nuk kishte qene ai i vetmi qe kishte shenjuar territorin. Dreq, ky burre dukej teresisht indiferent ndaj shikimeve qe femrat po i hidhnin. Gati po e hanin me rroba veshur. Atij nuk i interesonte. Ku zinte ndonjeren duke e pare, i hidhte dhe ndonje shikim te shtrember.
-Me plase o Xhon. Boll se nuk shijohet asgje keshtu.-i terhoqi vemendjen.
- Mbylle ti se per sherr me thirre. Me qene, nuk me sillje ketu.
-Ik pra.-bertiti kryenece.
-Mos me bertit mua se kerrciti.
Si kishte mundesi te ishte aq sederli dhe krenar? Mbase ne mes te Londres, por ai rronte me mendimin se Xhon Gega ishte ai qe ishte e nuk do sillej ndryshe vetem se ketu mbase njerezit nuk e kishin mendjen ti mbanin qiriun jetes se tij. Mund ta largoje shqiptarin nga Shqiperia por jo Shqiperine nga shqiptari.
-Pse je kaq kafshe? Eshte ditelindja ime dhe une te thirra ty. Nuk e vlereson dot kete e te perpiqesh te me lumturosh sado pak?-foli serioze se realisht nuk e kuptonte se pse duhet ta veshtiresonte cdo gje. Ai nuk jetonte per vete, jetonte per sedren e tijt te semure. Valle, c'i shijonte jetes nje njeri i tille?
-Mendoj se do ishe shume e lumtur po te ishe duke fjetur. -tundi koken gjithe seriozitet e Xheni vec shfryu.
-Fajin e kam une qe mendova se njehere te vetme do silleshe si njeri e do...
-Normal qe e ke fajin ti.-e nderpreu me ato fjale e ajo thjesht shfryu e paduruar edhe njehere tjeter.
-Te lutem, ik. Mos ma prish edhe me tej mbremjen. Te me falesh per gabimin tim trashanik.-foli sa me ironi, sa e merzitur.
-Tani e te biesh ne gjunje qe nuk iki pa ty. Dashke ti.-te vinte e te shikonte sesi tere meshkujt e shikonin me veshtrime gllaberuese, me ato mendimet e tyre perverse qe sikur po ju ndrinin ne sy e me pas te largohej duke e lene mes tyre. Jojo, seriozisht qe kjo femer nuk e kishte idene se me ke kishte gjysem viti qe jetonte. Me mire ta vriste sesa ti bente nje ofendim te ketij tipi.
-O Zot i ma...-fjaline nuk e perfundoi dot sepse nje grup me vajza e djem u gjenden prane saj, duke i dhuruar disa buzeqeshje e duke perfunduar ate argument mes tyre.
-Xhoni...shoh qe qenke ketu. Qenkeni pajtuar si duket.-ju drejtua zeshkanja, emrin e te ciles nuk arrinte te kujtonte.
-Po.-qe pergjigja e tij mbreselenese , para se te zhdukej te banaku per pak e te merrte nje pije.
Miqte e saj ishin mesele tjeter. Dy ishin cift e me shume i fusnin llapen njeri-tjetrit gjer ne fyt sesa shkembenin fjale me grupin. Dy vajza te tjera vec kercenin si te marra me ke tu dilte perpara. Zeshkanja vec e kishte mendjen te flirtonte. Kurse per njerin, Xhoni mund te betohej qe sikur e kishte te shkruar ne balle qe ishte gay. I dallohej ne qendrim ose ne menyren si kercente.
-Te dhjefsha miqte. Njeri me palaco se tjetri.-shkundi koken me vete.
Xheni vec qendronte disi ne distance nga ta, pa bere asgje. Nuk po kercente, nuk po buzeqeshte. Perkundrazi, dukej thellesisht e merzitur.
****
-Pra, si jeni njohur ju?
Kishin lene muziken e zhurmshme e ishin ulur ne njeren nga tavolinat ne katin e dyte. Zeshkanja e cila quhej Ami, nuk kishte te qepur. Nuk zbrapsej as nga shprehia armiqesore ne fytyren e tij qe e shprehte qarte se ai nuk ishte ne qejf per biseda.
-Thuaj kesaj ta mbylle se me cau koken. Derr verr. -ju drejtua Xhenit.
Vazhdonte te ishte e merzitur me te. A thua se atij i behej vone shume. Fundja, kishte dy ore qe po duronte disa 20-vjecare te goditur nga rrufeja per hir te saj. Mbase per hir te vetes se nuk do e linte vetem ketu. Megjithate, po e merrte parasysh faktin qe ishte ditelindja e saj e nuk po e terhiqte zvarre nga ketu.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...