37

5.6K 218 316
                                    


Mund te vinte koken e saj bast qe Xhon kafsha kishte filluar ta donte. Ai mund ta mbante veten per te palexueshem por syte i kishte tmerresisht shprehes. Mbase ai i buzeqeshte shume rralle me buze por e bente me shpesh me sy.

Kishte muaj te tere qe e kishte synuar kete ndjenje tek ai. Ne fillim e kishte patur per ambicie e inat por rruges pat ngaterruar zemren e saj ne ate mesele e tani donte thjesht te mos ishte e vetmja me ato ndjenja. Dhe po ja arrinte.

Mirepo, vajza nuk e mohonte dot qe ja kishte plasur shpirtin me ate harbuterine , ftohtesine dhe indiferencen e tij. Xheni ishte hakmarrese e tmerrshme dhe ja dinte vetes kete tipar. Ndaj , shkoi dhe u shtri ne krevat me te ate nate. Thjesht per disa lojera te vockla torturuese, asgje me shume. Per te pare si do reagonte tashme qe nuk ishte me indiferent.

-Nuk mund ta besoj se ke gati 11 muaj qe me le te fle ne divan.-shkundi koken teksa rregullonte jastekun.

-Te jem si ti i bej 12 muaj.-u gjegj tjetri, me duart e kryqezuara pas koke e shikimin ne tavan.

-Pse...ke frike te flesh me mua?-mblodhi vetullat. Xhoni i hodhi nje shikim te shkurter. Pastaj u ngerdhesh ironikisht.

-Fli gjume Xhen...mos u merr me llafe.-qe gjithcka qe tha.

-Per ca po mendon?-u kthye me shikim nga ai. Xhoni vazhdonte te qendronte me shikimin nga tavani.

- Shume do te dish ti.-u kthye dhe ai ne te njejtin pozicion me ate e i hodhi nje shikim studiues.

Ajo i buzeqeshi si femije. Tjetri shkundi koken dhe u kthye ne pozicionin e tij te meparshem. Vajza qeshi perbrenda. E te mendonte se nata nuk kishte filluar akoma.

- Shko fike ate drite se vete e le ndezur.-kerkoi Xhoni.

-Eshte nga ana jote celesi i drites. Cohu ti.-kundershtoi ajo se ashtu i leverdiste.

-Cohu e mos e zgjat.-tha me ze urdherues kete here.

-Pff, aman car robi.-i hodhi njeren kembe siper te tijave e pastaj i hipi siper. Apo nuk kishte veshur nje pale pantallona teper te shkurtra si per rastesi. Qendroi aty pak me gjate se c'duhej e me pas kaloi ne anen tjeter. U cua e fiku driten. Perseriti te njejtin veprim, duke ja lejuar vetes nje buzeqeshje tani qe ishte erresire.

Ne ndryshim nga heren e pare , ku ai nuk e kishte pritur nje veprim te tille dhe nuk pat mundur te reagonte nga befasia, kete here i vendosi te dyja duart ne bel e nuk e lejoi te shkonte ne anen e saj te krevatit.

-He, po zgerdhihesh?-ishin keto fjale qe ja bene me te veshtire te qeshuren silente. Nje tingull i cuditshem la buzet e saj. -Pse te ha bytha?-pyeti qetesisht Xhoni e ajo u mundua shume qe te ruante seriozitetin.

-Po ca bera une? I rashe shkurt per te fikur driten. Nuk e di ti qe truri i njeriut eshte i projektuar ne menyre te tille qe te zgjedhe rrugen me te shkurter te mundshme per te kryer nje pune?-si tha keto fjale, beri te levizte nga aty ku ishte por ai nuk e la te largohej.

-Truri i njeriut eshte projektuar edhe qe te largohet kur shikon rrezik. Po ti nuk ke tru.-mund te ndiente shikimin e tij elektrik pavaresisht erresires.

-Ore, po te vendos ne siklet gje? Nese eshte keshtu, te me falesh. Po ngaqe me ke thene ne disa raste qe nuk ndien asnje lloj terheqje ndaj meje. Prandaj dhe une.-tha me ze te pafajshem. Ne ate sekond degjoi nje te qeshur prej tij por pergjigje tjeter nuk mori. Ai e largoi nga vetja dhe u kthye me kurriz nga ajo.

Xheni beri te njejten gje. Pas 10 a 15 minutash, u kthye nga ai dhe e perqafoi fort nga pas, duke zhytur koken pas qafes se tij. Madje i hodhi dhe njeren kembe siper. Filloi te merrte e te nxirrte fryme ndjeshem, duke perplasur avull te nxehte ne qafen e tij. Per pak caste nuk mori asnje reagim. Prandaj filloi te levizte lehte doren pergjate barkut te tij te zhveshur. Ta kishte ditur, mbase nuk do kishte zgjedhur te flinte pa bluze sic bente perhere.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now