We've updated our Content Guidelines.
Review the latest guidelines to keep sharing stories safely.

4

4.7K 228 418
                                        

Ishte ne prag te nje krize nervore. Kishte 5 net qe flinte ne nje hotel te mbaruar, ne nje lagje akoma me te mbaruar te Londres. Sikur te mos mjaftonte kjo, i qe dashur te bente edhe dedektiven keto dite.

Njesoj si Xhon kafsha, edhe ajo kishte vepruar permes Amit, te cilen nuk e kishte vrare vetem sepse i qe nevojitur ndihma e saj. Sado bukur e kishin sjelle muhabetin, vajzat nuk ja kishin dale te merrnin as edhe nje adrese shtepie nga shoku i Xhonit. E vetmja gje qe kishte ne dore ishte nje adrese klubi ku ai Reli gjithe jarge do te ndodhej sonte.

Xheni mundej vetem te shpresonte qe do te ishte dhe ai me ta. Studioi nga larg pamjen. Ishin te 3 djemte e heres se kaluar. Vecse me ta, kete here nuk ishte ai qe donte te shikonte por nje tjeter mashkull. Edhe ky dukej me i madh se te tjeret, mbase ne nje moshe me Xhonin.

Ish bukurosh, nuk kishte te mohuar. Ndryshe nga tiparet e egra te shokut te tij, ky kish tipare me te embla e dukej miqesor ne pamje te pare. Dukej qarte qe nuk po argetohej aspak e donte te ishte kudo tjeter pervecese se aty. Keshtu qe dukur fiks edhe Xhoni naten e pare qe e kishte njohur. Dukej sikur shkonin aty per hall, jo per qejf.

Njerez te dyshimte, mendoi me vete. Ai Xhoni kishte dhe fytyre tipike krimineli. Me e mira do te ishte te mos e ndiqte me kete pune. Por kishte mbetur ne mes te rruges. Nuk mund te flinte poshte ures.

Nami le te behej. Fundja, ishte e mbrojtur. Dreq, kjo ishte Londra, nje nga kryeqytetet me demokratike, me te zhvilluar e me te forte te botes. Nuk mundej nje emigrant i paligjshem ti cenonte jeten. Ishte nje qytetare britanike ne fund te fundit. Kishte shume te drejta.

Vecse te vendosi thiken ne qafe, te puthi me zor, i mbushi duart mire tek kofshet e tua e se fundmi te la edhe pa vend per te futur koken.

E injoroi teresisht zerin e arsyes. Ishte opsioni i fundit qe i kishte mbetur. Do e bente dhe kaq. Behej fjale per jeten e saj ketu.

Pa sesi simpatiku u nda nga shoket, duke treguar oren me dore e duke ju hedhur nje shikim serioz.

Mori fryme thelle dhe vendosi ta ndiqte. Nje ndjesi ankthi e pushtoi te teren. Te mendonte qe tere keto te zeza po i vinin pikerisht nga nje bashkekombes.

****

Te ndiqje dike ishte tmerresisht e veshtire. Habitej sa te kollajte e benin te dukeshin neper filma.

Burri ecte me hapat e tij te sigurte, duke shkelmuar ndonje guralec here pas here. Ta kishte kuptuar valle qe kishte dike pas? Nuk dukej keshtu.

-Zemer, nuk ja ke idene si te ndjekesh dike pa rene ne sy. -ishin ato fjale te thena ne anglisht qe i dhane pergjigjen qe kerkonte.- Por per sa kohe qe ndjekesja te jete aq e bukur, mund te me ndjekesh derisa te shkoj ne shtepi. Edhe ne dhomen e gjumit po deshe. Nuk e kam problem.-tha flirtueshem e ajo qeshi duke shkundur koken.

Duhej te ndinte frike. Jo se nuk ndiente. Thjesht zeri i tij i relaksuar, disi i qeshur e aspak i ashper, i tejcoi nje ngrohtesi ne shpirt. Instikti i kishte thene qe ne sekondin e pare qe ky ishte nje njeri miqesor. E instikti i saj nuk e kishte lene ne balte asnjehere.

- Zemer, le te flasim ne gjuhen tone. Edhe jo, kur flitet per dhoma gjumi e gjera, nuk ndjek njeri. Preferoj te me ndjekin.-ja ktheu ne shqip. Tjetri ngriti vetullen disi i surprizuar njehere e me pas buzeqeshi aq ndritshem sa pati pershtypjen se ndricoi e kete nate te erret. Epo, kishte nje buzeqeshje mahnitese, qe e bente kete djale teresisht te dashurueshem.

-Edhe thashe une; cne kjo angleze aq e bukur? Jemi rrace e bukur, jemi.-i zgjati doren i qeshur e ajo i dha te sajen. Sikur po e shikonte me nje gezim te sinqerte tashme, pa ate flirtin capken te meparshem.

U mbush me pozitivitet. Nuk ishte aq naive sa ti besonte menjehere por te pakten dukej qarte qe nuk kishte kafsherine e shokut te tij. Le qe kishte nje shtrengim dore qe te bente te ndiheshe mire.

Nje Fund Me Ty (3)Stories to obsess over. Discover now