-Ja kam futur kot apo jo? Zot i madh, jam e cmendur fare. A kam shpikur gjera qe nuk jane? Pse kruhem? Pseeeee? Po nejse...jane foto te bukura, artistike...domethene e po nuk i kuptove, te intrigojne. Nuk kane pse ti kuptojne, thjesht te vrasin mendjen per to. Po, po. Plus , njera anetare eshte grua e re...ajo fotoja qe ke dale me muskuj, ishalla shikon ate dhe korruptohet ca...po ce do, te tjerat dukesh sikur do e vrasesh...ufff , e zeza une. Do ndryshoja sistemin une. Do behesha Dua Lipa e fotografise...popo. Rruget e pasigurta te cojne ne destinacione te bukura...posi. Instagrami mi ka tere fajet. -u cua perpjete e filloi te hidhej sa andej-ketej.Xhoni vec e shikonte. A thua se nuk ishte e njejta femer, qe vetem pak caste me pare , i kishte dhene nje alamet tronditjeje. Tani dukej serish si nje adoleshente e pakontrolluar. Xheni i kishte te dyja. Dhe nuk ishte gje e keqe. Aspak.
-Po nuk fitove, me thuaj mua. I kap ata te jurise tende nje nga nje.-u cua dhe ai ne kembe.
-Me vertet?-ju hodh gjithe gezim ne qafe dhe e perqafoi fort. Xhoni i ktheu perqafimin, i bindur se vajza ishte akoma nen kontrollin e emocioneve e prandaj po e perqafonte. -Po do i kapesh ama. Ti besh pilaf. Uuu, sa te ngushellojne fjale te tilla ne keshtu rastesh.
Si doli pak nga fllucka e saj e gezimit, u shkeput prej tij si e zene ne faj per ate veprim te kontrolluar e kroi koken ne siklet. Ai nuk i donte afrimitete te tilla e ajo nuk i afrohej kurre dikujt qe nuk donte. Duhej te mos lejonte qe emocionet t'ja fshinin kete nga koka.
-Oo me fal...sesi u harrova.. -kroi fytin e pa perreth duke mos dashur ta shikonte ne sy.
-Budallaqe.-nenqeshi lehte e me pas e rrethoi krahet ne trupin e saj duke e bere kete te fundit te ngjante akoma me delikat e i brishte ne krahet e tij te medhenj e te fuqishem.
E perqafoi fort. Thjesht per te ndjere momentin. Per ti thene qe i kishte transmetuar dicka drejt e ne shpirt me ato fjale. Thjesht e perqafoi. Pa menduar asgje tjeter. Pa asnje qellim tjeter. E perqafoi ciltersisht, sinqerisht, ngrohtesisht... ashtu sic nuk kishte bere me asnje femer tjeter me pare. E mbajti ne krahet e tij me gjate sec duhej. Kurre nuk do ja thoshte me fjale sepse komplekset e tij nuk do e lejonin. Dreq, kompekset nuk po e lejonin as t'ja thoshte vetes e lere me Xhenit. Ama menyra sesi po e strukte ne perqafimin e tij , fliste me qarte se cdolloj fjale. Me ke hyre ne shpirt.
-Pra...te njoh mire e? Perderisa nga" je per ilace" kalove ne "i rrah po nuk fitove" , keshtu i bie?-kryqezoi duart ne kraharor ne pritje te nje pergjigje pasi shkeputen ate perqafim.
-Domethene se di ca flasin fotot por...
-Me aq sa fola une, kisha te drejte.-mbaroi ajo per te, duke i fituar vetes nje shikim te shtrember.
-Kalama.
-Kalama, kalama , po une e vras veten ne vend nese ty arrin te te njohe kush kaq mire. -tha gjithe arrogance , me nje buzeqeshje te vetekenaqur ne fytyre.
-Thua se cfare arrite.-shkundi koken me ndjesine e triumfit te saj. Gjithe ky gezim per te njohur dike si vetja e tij.
-Jeta keto ka more Xhon. Keto gjera te japin kenaqesi. Sidomos dike si ty qe nuk te lejon ta njohesh. Eshte triumf me vete.-shpjegoi gjithe lumturi. -Pastaj...une te besova endrren.- nuk ngurroi te shprehte.
-Mire...ta dish qe po fitove, fale meje e ke.
-Edhe po humba po ashtu.-shtoi menjehere.
-Jo, ate e ke fale paaftesise tende.
-C'eshte kjo logjike e shpifur keshtu?-perplasi kembet ne dysheme por pergjigje nuk mori.
Xhoni akoma e kishte mendjen tek fjalet e saj te meparshme. Edhe nenen e tij po te pyesnin, nuk do kishte arritur ti formulonte aq bukur ato fjale. Dreq, edhe veten e tij te kishin pyetur, prape do kishte qene i paafte ta shpjegonte ne ate menyre. Le qe sedra nuk do e kishte lene kurrsesi te thoshte fjale te tilla ne rradhe te pare.
VOUS LISEZ
Nje Fund Me Ty (3)
Roman d'amourXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...