34

4.7K 223 158
                                    




-Ti mbase nuk e kupton por Zoti te ka dashur vertet shume qe nuk te lejoi te behesh vrases.-tha me bindje te plote.

-O ai Zoti yt...atij eshte t'ja...

-Boll, mos bej gjynah.-u hodh perpjete. -Do ishe vrases sot, a e kupton a jo?-ngriti zerin me mosbesim.

-Edhe? Do te te pelqeja me pak ty? Une me timen jam vrases. Te ishte per ndergjegjen time, e kisha vrare 7 here. Ashtu sikurse neser vras ke te ma beje per borxh. Nuk po ma ben njeri per borxh thuaj.-tha me njefare keqardhjeje e Xheni e pa sikur te ishte psikopat, gje qe ndonjehere e kishte te lehte ta besonte.

-Njeri i shkare.- shkundi koken ne menyre qortuese.- Me fol pak si ishe para se te hyje ne burg.-kerkoi entuziaste, duke vene te dyja duart ne fytyre ne pritje.

-Palle isha.-ja pat merzitshem. Shpirti e tij e dinte mire sesa shume i mungonin ato kohe. Asgje nuk kishte qene njesoj me, edhe pasi kishte dale nga burgu.

-Me palle me dukesh tani.-nuk u zbraps as nga shikimi i tij i shtrember.

- Atehere kur te lavderojne me shume, atehere je me idiot. Ashtu dhe une.

- Me se merreshe asokohe?-sec kishte nje bindje ne thellesi te shpirtit se me ate Xhon do e kishte patur me te lehte te kombinonte.

- Me shoke, me vajza, me bredhje...si Fabio sot.-ju referua te vellait.- Vecse nuk isha i llastuar si ai. Punoja ca te me dilte perpara. Kam punuar dhe kamarier,banakier , ndihmes kuzhiner... ndihmesi i Argentit.-vendosi buzen ne gaz teksa kthehej dhe njehere ne ato dite.

-Vec Gentin njihje qe atehere apo jo?

-Gentin vec. Kam punuar rreth 2 vite me te. Kishim shume respekt per njeri-tjetrin. Klausin mund ta kem hasur si fytyre...ne universitet mbase...aq eshte Durresi. Klausi me Gentin pastaj njiheshin me mire. Genti njeh gjysem e Durresit, kam pershtypjen. Bashke u beme ne It...-fjaline nuk e perfundoi dot, pasi Xheni shpertheu e tromaksur. Nuk i kishte degjuar aspak fjalet e tij te fundit. Mendja i kishte stakuar vetem ne dicka.

-Ti? Ti ke nisur universitetin?-hapi e mbylli syte disa here e habitur.-Vdiqa...pse o Zot, pse e fute ne burg? Do kisha njohur nje njeri per se mbari sot, jo kete kafshen.-drejtoi shikimin lart.

-Te thashe pra...kam qene budall.-dukej realisht i turperuar qe kishte nisur shkolle.- Jo se kisha mendje shkolle, jo. Sa me bredh, me gjujt ndonjeren, perqejf domethene. Sa mos me nejt ne shpi.-u mbrojt direkt e ajo qeshi me te madhe.

-Vec ty te kam pare te te vije turp se nise shkollen. E tmerrshme. Nuk e di domethene cfare robi je ti. -vendosi doren ne kraharor e mblodhi buzet.

- Kush ja ka pa hajrin shkolles aman? Ja Klausi...ka mbaruar e master. Si une pa shkolle sot.-zuri ne goje shokun e tij e ajo shkundi koken.

-Nuk eshte si ti. Mbase nuk punon ne profesion te tij, mirepo ka marre shume prej saj. Ti Xhon re ne burg ne nje moshe ku duhet te kishe ato lidhjet e gjerat e moshes. Shoqerite me djem e vajza. Ta kuptoje me mire natyren e femres. Mbase nuk do ishe aq malok sot.

-Popo, kjo ishte me e keqja e burgut.-tha gjithe ironi.- Qe me ndau nga e dashura.-nxorri pa qellim nje perle tjeter per veshet e Xhenit.

-Moooos! Kishe dhe te dashur? -hapi syte. Vertet do kishte dashur ta njihte ne ate faze te jetes.

- Po moj. Cun king asokohe. Vinin vete. Semos kishim pune tjeter; bej floket me xhel e shkeli syrin ndonjeres. Kisha dhe nerva atehere per budallalleqe e komplimente. Gjithe hormone mo.

- Nuk te imagjinoj dot, te betohem. Ti qe i shkel syrin e i buzeqesh nje vajze. Sot vec i sheh sikur do ti shqyesh po nuk tu zhduken nga rrezja e shikimit.-tha me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyre. Nje hije trishtimi mund te shihej ne te ama. Ishte e pabesueshme se cfare transformimi mund ti bejne dikujt ngjarjet e jetes.-Po ajo qe kishe kur re ne burg? E doje?- mos ishte zhgenjyer dhe nga nje femer? Prandaj kishte njelloj mosbesimi tek keto te fundit?

Nje Fund Me Ty (3)Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon