42

6.3K 225 209
                                    



-Nje here te vetme nuk me ke pyetur qofte edhe per nje detaj te jetes time. Asnjehere nuk te ka interesuar te me kuptosh. -luante butesisht me damaret e fryre te krahut e dores se tij, duke i shtypur sa andej ketej.

-Se ke nevoje te te pyesin per te folur, tani e mora vesh.-ja ktheu ironik.

-Mund te flas pafund por asnjehere nuk kam thene asgje per veten. Flas ne pergjithesi.-e pickoi fort ne krah por nuk mori ndonje reagim. Mbase sepse i hante thonjte gjer ne rreze dhe e pickuara e saj linte per te deshiruar.

-Po sa llapje tere diten kot me kot, thoje ndonje gje qe duhej me mire. -i gjuajti lehte te faqja ne forme qortimi.

-E more mire. Me cmende. Nuk pyet dot ti? Se marr vesh si i ben planet per tere jeten me mua kur nuk ja ke idene jetes time para teje.

-Semos me plas shume ca ishte para meje. Ca do behet pas meje kam hall.-ja pat moskokecares.

-Po qe te me njohesh o injorant.-i gjuajti pas kokes e ai shfryu rende.

-Te njoh me mire nga c'njeh veten o budallaqe. Po ti vazhdo fol se vdes per muhabet.-tha merzitshem. Askush nuk mund te ishte aq energjik sa kjo femer kur vinte puna per te folur.

- Norm...

-Ku e ke babain ti njehere? Ta takoj.-e nderpreu me keto fjale.

-Pse do ta takosh?-mblodhi vetullat. Ajo nuk e donte nje takim mes tyre. Do te ishte shume i nxituar ne kete moment. Per momentin ajo donte thjesht donte te jetonte dashurine qe ndiente per te, pa i nderlikuar gjerat.

- Qe te bejme raki rrushi bashke.-tha merzitshem.-Se po ja fus nate per nate vajzes se vet e pra. T'ja fus si burrat te pakten, ta dije edhe ai.

-Je shume kale, te betohem. Vec ne krevat behesh rob ti.-shkundi koken me nje shikim mosaprovues e ai qeshi lehte.- Kush te tha qe ai do te jepte aprovimin per mua njehere?

-Orti, kush te tha se do i kerkoj aprovimin njehere? Do e informoj, thashe. Po beri naze, e ftoj ketu edhe i them te shohe krevatin njehere. Edhe do i them; Ja, aty e kam marrr aprovimin nate per nate. Ti kushedi ku ke qene. Merre me mend vete se si e kam marre aprovimin. -tha lehtshem. As e vinte ujin ne zjarr per njeri. Kur kishte shkuar puna deri ne piken sa kishte lene edhe Xhon Gega koken per dike, cdo gje tjeter ishte e paperfillshme para kesaj.

-Mos u bej vulgar.-e pa shtrember.-Eshte babai im ai. Eshte burri me i shtrenjte per mua.-kryqezoi duart ne kraharor. Nuk do duronte dot qe i ati te zhgenjehej nga vajza e tij e vetme, sidomos pas gjithe besimit qe i kishte dhene duke e lejuar te vinte vetem ne Londer.

Ishte e ditur qe po ta merrte vesh situaten me Xhonin, zhgenjimi i tij kishte per te qene i thelle. Ajo nuk do kishte dashur kurre qe gjerat te kishin rrjedhur ne kete menyre, mirepo kishte humbur koke e zemer per Xhonin e dot nuk e kishte shkulur kete ndjenje. Per te qene e sinqerte me veten, as nuk kishte dashur ta shkulte. Xheni sikur kembengulte ta donte perdite e me shume kete burre.

- Me plasi mua se eshte burri me i shtrenjte per ty. Le qe sikur thua ndryshe naten. Bertet ndryshe me sakte.-por kete here nuk e vendosi ne siklet me ato fjale. Ajo filloi te qeshte me te madhe.

-Oooo, je xheloz per babin. Te vdes une.- e puthi disa here ne faqe e me pas ne buze.

-Ik er dreq.- e shtyu tutje tere inat-Edhe me puth, puth si kalama.

-Pse genjen? Ti vdes kur te puth une.- tha me nje llastim ne zerin e saj.

-Ku e ke familjen, ate thuaj. Leri numrat me mua. Nuk ma ben trurin dhalle kollaj mua.- i luajti syrin dinakerisht e ajo shfryu e acaruar.

- Bahh, nuk ke ce do burrin kaq te madh. Familjen e kam ne Shqiperi.-rrefeu e Xhoni e pa serioz kete here.

- Cne? A nuk ishe rritur ketej ti?-u kthye konfuz. Mbase Xheni kishte te drejte. Ai e njihte mire karakterin e saj por i duhej te dinte me shume per te kaluaren e saj.

Nje Fund Me Ty (3)Where stories live. Discover now