Xhoni, ndonese jo fort i gezuar per kete, ishte detyruar ta linte nen shoqerine e Gentit kur atij dhe Klausit i kishte dale dicka e papritur e u qe dashur te largoheshin. I kishte hedhur nje shikim paralajmerues qe te rrinte urte para se te largohej. Se kuptonte pse duhej ti jepej dikujt nje shikim paralajmerues ne lidhje me Gentin. Mezi kishin shkembyer dy fjale gjithsej deri me tani . Perfundimisht qe pa Klausin ose Xhonin si nxites, ky njeri do harronte te fliste. Dukej qe deshironte t'ja fuste gjumit por po rrinte zgjuar vetem prej saj. Si perhere me te njejtin ajer rreth vetes, sikur dinte gjithcka e nuk kishte asgje te re qe mund ti thuhej atij.-O me ti seriozo, na bej ndonje muhabet se na vdiqe.-i terhoqi vemendjen. -O Gent, a e do kete Klejden ti?- e pyeti me sy kureshtare per te dashuren e tij prej disa muajsh tashme, duke mos i interesuar aspak nese kureshtja e saj ishte e pavend.
-Po. -ju pergjigj sa me shkurt qe mundi Argenti.
-E do domethene?-pyeti serish.
-E dua.-tundi koken ai.
-Iiiih, genjeshtar.-e pa gjoja e zhgenjyer.
-Une nuk para genjej. Duhet teper energji per te genjyer.-tha bindshem.
-E mire se te jete per te dashur, me do edhe mua ti. Por, a e dashuron po te pyes? -buzeqeshi si femije kur pa sesi ai shfryu merzitshem e kaloi doren neper floke.
-Oj ti goce...nuk kemi moshe per keshtu gjerash ne...jo dashuricka jo budalliqe...jena plak tani. -zgjodhi ti pergjigjej ne kete menyre.
- Blleh, sa kot ti. A nuk te dhimbset vetja qe e shtyn mezor dicka? Duket qarte qe lidhjes tuaj i mungon njefare zjarri-shtremberoi turinjte. Asaj thjesht i dukej i pakonceptueshem nje raport ku mungonte ajo ndjenja e vrullshme.
- Nuk e shtyj mezor. Mbase nuk eshte zjarri. Mirepo jane keto te tjerat; besimi, miqesia, respekti, mirekuptimi e me rradhe.-tha thjesht Genti e ajo vec shkundi koken ne kundershtim.
-Kot fare domethene. Ce do? Duhet zjarr, zjarr.-tha plot goje e Genti thjesht nenqeshi, duke e kuptuar se ajo ishte shume e re e ishte normale qe kishte idealizime te tilla.
-Ai zjarri fiket shpejt e jeta eshte teper e gjate. Kur te behesh sa une, do e kuptosh se tani je e vogel akoma. -deshi ta mbyllte me aq ate bisede por Xheni e gjeti veten shume te perfshire ne kete teme.
- Futja kot. Jam e bindur qe te ishte ajo psikopatja jote, zjarri do ishte njesoj.-tha e vetekenaqur me argumentin e saj.
-Pikerisht pra. Por nuk eshte. Ja dhe prova e gjalle qe ndjenja nuk mjafton.-ja hodhi poshte menjehere ate argument e ajo shfryu merzitshem.
- Pff, mua me duket shume e trishte o Gent. Sikur te perjetosh dicka qe ta ngren shpirtin peshe, qe te ben gjakun te te vloje e me pas te mos e kesh me. Akoma me keq, detyron veten te mjaftohesh me nje vije te drejte, me qetesi...te mjaftohesh me pak nderkohe qe ke perjetuar si eshte te kesh shume.-tha me plot emocion ne zerin e saj.
-Eshte thjesht kompromis. Jeta vete eshte kompromis. Qe te kesh dicka, duhet te heqesh dore nga dicka tjeter. Njeriu nuk mund ti kete te gjitha. Nuk eshte aq e trishte sa e mendon ti. Nuk vdes njeri prej dashurise. -tha qete Genti, sikur kjo te ishte nje e vertete e pranuar prej kohesh prej tij.
-E di qe nuk vdes njeri. Thjesht me duket shume e dhimbshme.-Xheni e dinte mire qe nuk ekzistonte askush ne kete bote qe do e bente te ndihej si Xhoni. Dhe vec mendimi i ndarjes me te e akoma me keq, te paturit dike tjeter ne krah ne emer te vazhdimesise se jetes, ja thyente zemren ne mijera copa.
-Eshte natyra e njeriut te vazhdoje perpara sidoqofte. Une dua familje, dua femije...disave thjesht u takon ta gezojne kete dhurate duke bere nje kompromis. -mblodhi supet si per ti thene qe kjo ishte dicka normale.

YOU ARE READING
Nje Fund Me Ty (3)
RomanceXhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mun...