* Kapitulli 1

1.5K 41 8
                                    

-Të lutem mos,të lutemmm,të përgjërohem.

.
-Dje në mbrëmje vajza N.H e cila ishte rreth moshës 18 u gjetë e pa jetë në rrugën X..,të cilen kanë goditur me thikë më shumë se 10-herë në stomak.
X;Nuk është vajza e parë që vdes në atë rrugë.
Tha nëna që po i shikonte lajmet e mëngjesit që çdoherë po fillonte të kishte lajme të këtilla,kur ktheu kokën e më pa mua që hyra për të morrë çantën pasi po nisesha për shkollë ndali televizionin.
Nëna:Mari bëj kujdes dhe eja menjeherë në shtëpi si të përfundosh mësimin.
Tha ajo duke më shikuar e shqetësuar nga vrasjet që të gjithë po flisnin, ndersa nga unë morrë vetëm një pohim me kokë me një buzëqeshje.
X:Kam 5-minuta që të pres.
Mari:Mos gënje të pashë që erdhe tani.
-U dëgjua menjëher zeri im duke ju kundërpergjigjë Lirikes,një dhe e vetmja mikesha ime më e mirë.
Lirika:Dëgjove për vajzen që është gjetur e pa jetë.
U dëgjua zeri i saj me zë më të ngadalshëm, teksa duart e saj lëvisnin e nga goja e saj dilnin fjalët.
Lirika:Të gjithë që janë duke vdekur jane në moshën 18.
Ktheva kokën nga ajo shpejt që ta shikoja por përfundova duke e friksuar, pasi që ishte ajo që po tregonte për atë që kishte dëgjuar.
Lirika:E çmendur, a duhej patjeter të ktheheshe keshtu.
Mari:Lëri këto fjalë, më trego për takimin mbrëmë.
Thash unë që të largoja ato fjalë e mendime se nuk doja të mendoja shumë për këto vrasje që po ndodhnin, na friksonin të gjithëve ne. Fillova të ndihesha keq tani, pasi gjatë tregimit që po bënte Lirika mendja ime nuk po e dëgjonte pasi ishte ende tek vajza që u gjetë e pa jetë.
Lirika:A po më dëgjon.
Vetëm kur dora e saj më preki në krahë, unë ktheva kokën me një gjysëm buzëqeshje dhe pohova leht me kokë.
Lirika:Ja, në këtë rrugë po ndodhin vrasjet.
Tha ajo kur pa makinat e policëve dhe njerëzit që ishin mbledhur duke shikuar.
Mari:Por, a është kjo rruga më e shkurt për të mbërritur në shkollë.
Thash teksa qëndronim aty duke shikuar policet që po hetonin vendin, teksa trupi im kishte të dridhura dhe sytë e mi po fillonin të beheshin të ndjeshme.
Lirika:Emrin nuk e treguan por dëgjova se ishte një nxënse e shkollës sonë.
Ktheva kokën me sy që tregonin habin nga ajo që tha.
Mari:E njohim ne.
Lirika:Të thash nuk e di,nuk treguan emrin e saj, pastaj nuk kam folur me asnjë të klasës që t'i pyes.
Tha ajo teksa sytë tanë përsëri u kthyen tek policët.
Lirika:Eja se do bëhemi vonë.
Fjalët e saj edhe pse vrapuam për të mbërritur, në fund dolën të vërteta prandaj kjo ishte arsyeja se përse po qëndronim jashtë oborrit të shkollës tani.

Kur përfundoj ora e parë vetem tani ne kishim të drejtë të hynim brenda, ku deri më tani ishte zeri i Lirikës që po dëgjoja duke më fajsuar mua që unë isha shkaktarja se përse erdhëm vonë shkaku se po vrapoja ngadalë. Kur mbërritëm brenda zërat e nxënësve që po flisnin mes njerit-tjetrit po dëgjoheshin në të gjithë anët, dhe ende pa i pytur për çfarë flisnin tashmë e dija që tema e vajzës ishte përhapur tashmë cdo kund, sot kjo do ishte tema kryesore që do flisnin.U ula në bankë ku Lirika me sytë e saj të hapur ktheu kokën nga unë.
Lirika:Nerisa Hen.
Tha ajo duke thënë emrin, ku menjëherë e kuptova që ajo është vajza që u gjend e vdekur, ku tani isha edhe unë ajo e habitura teksa zemra ime filloj të rrah shpejt dhe me dhimbje. Në ato sy të habitur kthyem kokat nga dera e klases që u hap dhe të gjithë ne shikuam se kush hyri.
Lirika:Çfarë po ndodh.
Tha ajo kur pa drejtorin dhe kujdestarin tonë.
Drejtori:Si fillim shpresoj që të gjithë jeni mirë, besoj të gjithë keni degjuar për lajmet e fundit prandaj sot erdha ketu t'ju lajmroj që, që tani e tutje do filloni të mësoni tek shkolla në qytetin e vjetër që është në rrugën X, shumë prinder dhe ministria e arsimit kanë kërkuar që kjo shkollë të mbyllet për shkaqe të këtyre ngjarjeve që janë duke ndodhur këto kohë, deri sa të zbulohet se kush është vrasësi ju këtu nuk do mbani mësim.
Tha ai ku të gjithë neve na bëri t'i ngrysim vetullat pasi shkolla që ai po fletë është shumë larg.
Drejtori:Autobusat do i keni vecanërisht për të shkuar aty e për t'u kthyer, do ketë një siguri të plotë.
Ktheva kokën nga Lirika dhe e cila tashmë po merrte librat e po i vendoste në çantë.
Drejtori:Nesër do flasim prap dhe do vendoset se kur të filloni mësimin aty.
Lirika:Marii.
Dreq! Nuk dua t'i takoj nxënësat e asaj shkolle, në fakt nuk dua ta takoj atë.
Lirika:Mariposa.
Ktheva kokën kur Lirika më thërriti në emrin e plotë, ku e kuptova që isha humbur në mendime e nuk po dëgjoja atë.
Lirika:Zion shkon në atë shkollë apo jo.
Tha ajo duke përmendur emrin e personit që nuk dua ta shoh tani.
Mari:Po.
Thash duke bërë një fytyre që tregonte se nuk po më pëlqente ky vendim i tyre, edhe pse në njërën anë të gjithë ne po fillonim të friksoheshim nga këto vrasje.
Orët nuk u mbajtën pasi të gjithë profesorat po mbanin një mbledhje për mësimin në shkollën tjetër.
Lirika:Ndihem keq për familjen e Nerises dhe për atë se çfarë i ka ndodhur.
U dëgjua zëri i saj teksa po ecnim, pohova me kokë ngadalë për atë që ajo tha duke rënë dakort, por ngrysa vetullat kur sytë më kapën një person që po qëndronte drejt nesh, kishte një kapele në kokë prandaj s'mund ta shikoja mirë por kisha një ndjenjë që po më shikonte ose ndoshta për shkak të kësaj që po ndodhte po krijohej një ndjenjë e frikës, dhe kjo nuk ishte vetëm tek unë po tek të gjithë ne, lëviza kokën në shenjë mohimi kur ai personi vazhdoj duke ecur në drejtimin e vetë, bëra një buzëqeshje e lehtësuar dhe ktheva mendjen në realitet.

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now