X:Duket që pasi ka dërguar mesazhin e adresës e ka fshirë përsëri nga biseda.
Z.Haru:Në cilën datë ka vdekur babai i saj.
X:Biseda është 30 dhjetor.
Z.Haru:Të nesërmen me 31 dhjetor janë takuar.
X:Po,pastaj me 7 janar ka vdekur ai.
Z.Haru:Dhe përse nuk na ka lajmruar aii?
Tha ai duke ngritur njërën vetullë.
Z.Haru:Po ta shkruante mesazhin ndonjë person tjetër në vend të vajzës atëherë ai do ishte i vdekur po atë ditë, kjo dmth që ai është takuar vërtet me të.
X:Mos vallë e kanë kërcënuar.
Z.Haru:Jo këtu është diçka tjetër.
Tha ai duke shikuar dokumentet që kishte.
.
.
Tashmë kishin kaluar dy muaj dhe stomaku im ishte rritur edhe më shumë dhe çdoherë e më shumë ndjeja fëmijën, këto muaj që kalonin ndihesha e lumtur vetëm kur mendoja fëmijën kjo më gëzonte dhe nuk kishte asgjë tjetër që më bënte të ndihesha mirë.
Ishte errësuar dhe nga jashtë dëgjoheshin pikat e shiut, po më pëlqenin t'i dëgjoja teksa largoja bluzen që kisha vesh, po më pengonte aq shumë pasi që ishte shumë e ngushtë. Kur e largova atë nga trupi dera u hap po në atë moment ku unë menjëherë vendosa bluzën para edhe pse tashmë e dija që kush dreqin do ishte, Mazu sigurisht.
Mazu:Ja merre.
Tha ai duke gjuajtur fustanin në shtratë atë që më kishte blerë pasi që tani kisha problem me veshjet sidomos me pantollonat por edhe nga lart të gjithë ishin të ngushta.
Morra fustanin i cili këtë herë ishte i gjatë dhe i lehtë dhe për çudi më pëlqeu vërtetë atë që kishte zgjedhur ai këtë herë.
Mazu:Pse mbulohesh, unë tashmë të kam parë me rroba e pa rroba.
Tha ai duke u shtrir në shtratë e fliste me një gjysëm buzëqeshje teksa më shikonte. Rrotullova sytë dhe u ktheva nga ana tjetër e nga lart visha fustanin pastaj largova edhe pantollonat që kisha, vetëm tani ndihesha shumë mirë, ndihesha sikur të mos kisha rroba fare.
Mazu:Nuk të rri aq keq.
Tha pasi u ktheva nga ai, ndërsa unë nuk thash asgjë dhe kur u bëra të ulesha u dërgjua poshtë disa të trokitura tek dera, ku kjo bëri që Mazu të ngrihej menjëherë në këmbë. Kur dola nga aty po qëndroja tek shkallët ndërsa Mazu shikoj si fillim në dritare pastaj ngadalë hapi derën.
Mazu:Po.
Tha ai dhe unë zbrita shkallët ngadalë.
X:Po bie një shi i madh dhe rrëzik për të udhëtuar në këtë mbrëmje, prandaj menduam t'ju pyesim nëse do mund të qëndronim vetëm për sot këtu.
.
Mazu ktheu kokën nga unë për pak minuta e pastaj u kthye përsëri nga ta ku pashë që ishin dy djalosha të ri dhe një vajzë, ku të them të drejtën po friksohesha për ta, pasi ky nuk është një vend i sigurt për të qëndruar natën..
Mazu:Po sigurisht.
Tha ai duke u kthye dhe hapi derën më shumë që të hynin ata.
X:Faleminderit!
Thanë të tre për menjëherë, ku sytë e tyre u ndalën tek unë kur kthyen kokat.
Mari;Mirëmbrëma!
Thash duke bërë një buzëqeshje por zemra ime po friksohej për ta.
X:Faleminderit shumë që na pranuat.
Tha vajza që ishte me ta, por sytë më shkuan tek djaloshi i cili ishte i treti në rend që po më shikonte duke mos hequr sytë, besoj të tre ishin 1 ose 2 vjetë me vjetër se unë.
Shikova me bishtë të syrit Mazun i cili po shikonte djaloshin e pastaj mua, prandaj unë largova sytë nga ai dhe shikova vajzën që filloj të flasë.
X:Quhem Mila,Nova dhe Ravi.
Tha ajo duke treguar edhe emrat e tyre ku Mazu mbylli derën dhe erdh drejt meje.
Mazu;Marukus dhe Mari.
Tha ai me një buzëqeshje dhe bëri me dorë të hynin e të uleshin.
Nova:Na falni që ju shqetësuam, por dukej e rrëzikshme të udhëtonim më tutje.
Mazu:Keni bërë mirë, nuk keni pse e rrëzikoni vetën tuaj.
Tha ai dhe unë dola nga aty duke shkuar tek kuzhina.
Po mbushja gotat me lëng, po sikur të kërkoj ndihmë...Jo do i rrëzikoja.Mazu:Mos mendo asgjë, sepse nuk do mund të bësh asgjë me ta, nëse nuk flet asgjë atëherë do shpëtosh jetën e tyre por nëse flet do i shikosh kokat e tyre aty të renditur në dritare.
Tha ai duke u largua, ishte sikur lexoj mendjen time sigurisht që ai do të m'i thoshte këto fjalë.
Kur hyra aty ku ishin vendosa gotat para tyre dhe u ula.
Ravi;Faleminderit!
Tha ai duke më shikuar dhe unë buzëqesha.
Por nuk mbajta aq gjatë atë buzëqeshje pasi pashë që Mazu po më shikonte.
Mila:Vajzë apo djalë.
Tha ajo me një buzëqeshje në atë qetësi, mbeta pasi as unë nuk e dija gjinin e fëmijës.
Mari;Vajzë.
Thash ngadalë dhe e pasigurt.
Mila:Do jetë një ndër vajzat më të bukura, të dy ju jeni shumë të pashëm.
Mari;Faleminderit.!
Thash duke e shikuar e cila më shikonte mua pastaj Mazun.
Ravi:Më falni a jemi takuar diku ne.
Tha ai duke më shikuar, ku unë ngrysa pak vetullat.
Mari;Joo, nuk më kujtohet të të kem parë ndonjëherë.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...