*Kapitulli 69

284 16 0
                                    

Mari:Do doja...të dija gjinin e fëmijës.
Thash duke ngritur shikimin nga ai, por nuk isha e sigurt nëse ai më kishte dëgjuar pasi që këto fjalë i thash me një zë shumë të vogël.
Mazu:Hhh...
Shfryu frymën ai duke u ngritur në këmbë,ku sytë e mi u larguan nga ai sepse u pendova menjëherë për atë që thash.
Mazu;Në rregull...mund të të dërgoj.
Hapa sytë e habitur kur tha ashtu.
Mari:Vërtet?
Mazu:Po, shko bëhu gati.
Tha ai duke ecur, unë u ngrita menjëherë muk prita të thoshte dy herë, kur mbërrita lart në dhomë largova nga trupi rrobat që kisha dhe shumë shpejtë vesha një fustan të thjeshtë por që ishte i lehtë ta mbaja.
Kur dola nga shtëpia të nxehtin po e ndjeja edhe më shumë, por isha mësuar që në këtë ditë të ishte kështu vapë.
Kur hyra në makinën e Mazus e cila kjo nuk ishte hera e parë që po e bëja këtë, më kujtohej dita e fundit kur hyra këtu me shpresën që do mbërrija aty ku ishte Lirika dhe e tërë klasa, t'i takoja ata e të qëndronim së bashku si një klasë, por ndodhi e kundërta...brenda luante një muzikë e lehtë aq e lehtë sa të bënte të mendoje për shumë gjëra dhe ishin këto gjëra në mendjen time që po më bënin të ndihesha keq.
Kur mbërritëm në qytet ishte ajo ndjenja sikur kisha vite që nuk vija këtu, kishte gjëra që kishin ndryshuar dhe disa gjëra ishin njësoj... Më kishte munguar shumë ky vend.
Kur mbërritëm Mazu ndali makinën te them të drejtën zemra ime filloj të rrah shpejt pasi që mezi prisja që të dija se a ishte vajzë apo djalë.
Kur hyrëm Mazu po qëndronte në këmbë ndërsa unë u shtrita dhe ishte një vajzë e re dhe e bukur që filloj të më kontrolloj. Nuk dija çfarë të thoja asaj që prisja të më pyeste më shumë pyetje kur i thash që nuk ndihesha mirë e po shqetësohesha për fëmijën.

X:Nuk keni pse shqetësoheni ia mund ta shikoni këtu që djali juaj është shumë mirë.
Mari:Në fal?..Djali?
Thash duke hapur sytë e habitur teksa buza ime filloj të formoj një buzëqeshje...
X:Po djalë është...
Tha ajo duke buzëqeshur teksa sytë e mi shikuan Mazun që kishte formuar një buzëqeshje të vogël teksa sytë e tij po shikonin të habitur tek ekrani i vogël.
X:Nuk keni pse brengoseni, shumë shpejtë kalojn edhe 2-muaj që ju kanë mbetur. Fëmija është shumë mirë.
Tha ajo duke më shikuar ëmbël. Ku në fytyrën time ende po mbaja buzëqeshjen pasi po më pëlqente kjo dhuratë.
.
Kur dolëm nga aty asnjëri nga ne nuk po flisnim, tani që po qëndroja e ulur në makinë mendja ime nuk po qëndronte aq e mërzitur, lajmi që sapo morra po më gëzonte shumë,sa po më bënte të harroja edhe ato ditët e mia të mërzitura, pasi tani e di që unë do kem djalin tim po pra tani e tutje nuk do mirrem me Mazun, nuk do e shikoj fytyrën e tij apo të dëgjoja fjalët e tij do kujdesem për djalin tim, edhe pse duhet të kujdesem që aii të mos i bëj asgjë.

Po fillohej të errësohej dhe Mazu nuk po voziste shpejt si zakonisht, në faktë u habita kur ai nuk po më dërgonte menjëherë në atë shtëpi që po qëndroja e mbyllur me muaj,por ndali makinën para një restoranti të vogël.
Mari:Përse u ndalëm këtu.
Thash duke kthyer kokën nga ai, por nuk morra asnjë përgjigjje.
Dhe kur hyrëm brenda tavolinat që ishin-ishin të mbushur me njerëz, kisha kohë që nuk kisha dalë kështu.
Mari:Pse po e bën këtë.
Thash duke e shikuar Mazun kur u ulëm.
Mazu;Të thash që sot do ndryshoj disa gjëra, sot do tregohem një burrë i ndenjë për ty.
Tha ai duke buzëqeshur.Por shumë shpejtë ajo buzëqeshje u largua kur u dëgjua telefoni i tij ku bëri që ai të ngrihej menjëherë nga aty.
Mari:Hhhh sa e urrej.
Thash duke grushtuar duart.

Në tavolinë kishte vetëm pije alkoolike ku asnjërën nga ato nuk do e pija sigurisht prandaj ngrita dorën që të thërrisja personin që punonte për të më sjellë një gotë ujë. Por padashje preka gotën e njërit person që po ecte afër meje ku pija që ishte në gotë u derdh në xhaketën e tij.
X:SHIKOO PAK.
U dëgjua zëri i tij ku unë u ngrita menjëherë.
Mari:Më falni nuk ju pashë të kalonit.
Thash duke ulur kokën.
X:Shiko se çfarë më bëre duhet të jeni me e kujdesshme.
Mari:Në rregull, ju kërkova falje.
Thash duke e shikuar ndërsa ai ngriti njërën vetullë.
X:Shiko se me çfarë toni më flet mua.
Tha ai ku me dorën e tij preku shpatullën time fortë.
Mari;Si dreqin më shtyni nuk e shikoni që..
X:Nuk më intereson, pse dreqin duhej të dilje së pari në këtë gjendje?
Mari;Nuk do dilja po të dija që do duhej të mirresha me një idioti si ju.
Thash e nevrikosur por ishte ai që hapi sytë e më kapi krahun fortë.
X:Shiko këtu tii..
Fjala e tij ndaloj kur një dorë tjetër e tërhoqi shpejt dhe kapi fortë fytin e tij.
Mazu:Dëshiron të vdesëshh?

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now