Kur hapa sytë, dhoma në të cilën isha më bëri të ditur që ajo se çfarë ndodhi mbrëmë ishte e vërtetë, nuk ishte ëndërrë duart që i kisha ende të lidhura bënë të ndjeja dhimbjet në krahë e në gishtë, trupi im kishte filluar të ndjente të ftohtë sepse nuk kisha asgjë të veshur...nuk mund të bëja asgjë pos të mblidhja trupin e të qaja pa zë.
Në atë moment dera e dhomës u hap, por nuk ngrita kokën të shikoja kisha frikë ta shikoja, nuk hapa sytë ta shikoja fëtyrën e tij.
Mari:Të lutem...mos më bëj gjë.
Thash kur ndjeva dy duart e tij të preknin duart e mia, por kur ndjeva që duart e mia u liruan hapa sytë e habitur...ku u habita më shumë kur pashë që personi përballë meje nuk ishte p.Mazu.
X:Mund të hyni të bëni një dush.
Tha ai duke mbajtur kokën nga ana tjetër e sytë i mbante poshtë në dysheme.
X;Ngrihuni dhe mos u vononi.U ngrita teksa duart i mbaja para duke i mbuluar pjesët e trupit tim ku tashmë nuk kisha me çka tjetër të mbulohesha, kur u bëra të bëja një hap këmbët më lëshuan ku po të mos ishte për të që më kapi unë do rrëzohesha, duart e tij kapën krahun tim por isha unë ajo që largova menjëherë dorën e tij dhe vetëm tani sytë e mi kontaktuan me sytë e tij. I cili shumë shpejtë ai largoj sytë e tij dhe ktheu kokën nga ana tjetër.
X:Hyr para se të vije z.Mazu.
Tha ai dhe unë po bëja hapa të ngadalta duke kthyer kokën vazhdimisht mbrapa, friksohesha nuk i besoja më askujt, ai qëndroi nga ana ime e kundërt e nuk u kthye nga unë deri sa unë hyra në banjo.
Kur uji i nxehtë filloj të prek trupin tim, aty fillova të qaja me zë sëbashku me ujin që dëgjohej...po qaja aq shumë sa mund të dëgjohesha jashtë në dhomë, në korridor,e në çdo pjesë të shtëpisë.
Fillova me forcë të prekja trupin me sapun aq fort sa doja të largoja tër lëkurën time, doja të largoja çdo shenjë që kisha nga ai çdo gjë, po urreja trupin tim.Ndala ujin pas disa të trokiturave në derë dhe një zëri që thoshte-Duhet të dilni tani-Shikova njëherë vetën në pasqyrë. Sa po e urreja personin përballë mendova teksa dola ku ishte ende po ai personi.
Mari:Çfarë do të ndodh me mua?
X:Urdhëro vishni këto.
Tha ai duke zgjatur dorën teksa ende qëndronte nga ana ime e kundërt. Ishin vetëm rroba të brendshme për poshtë e lartë dhe një maic e gjatë.
Mari:Do m'i lidhësh prap duart.
Thash kur visha ato e po e shikoja atë i cili u kthye nga unë.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...