*Kapitulli 59

292 12 0
                                    

E kaluara e Mazus

Ngriti dorën pasi ndjeu dy-tre pika të shiut ku bëri që të ngrit kokën dhe shikonte qiellin.
Violeta:Eja Mazuu..
Tha ajo duke ia lëshuar dorën ndërsa me dorën tjetër kishte ende të shtrënguar dorën e babait të saj.
Mazu uli kokën i menduar teksa ata te dy vazhduan te ec derisa dëgjoj borin e makinës, sytë e Mazus u hapën teksa pikat e shijut filluan edhe më shumë të preknin fëtyrën e tij, ai po shikonte ne toke trupat e tyre te shtrirë ne toke, teksa rruga filloj te mbushej me gjak. Ai po qëndronte aty drejt duke shikuar teksa njerëzit po dilnin nga makinat.

Lotët që po shikonte tek faqet e nënës së tij teksa dëgjonte zërin e saj nuk po e pëlqente fare, derisa sytë e saj u kthyen nga Mazu, ai shikim që Mazu mund ta lexonte shumë mirë, filloj ti urrej syte e saj.
X:Ku isheee tiiii..SI E LEJOVE TË VDESS MOTRA JOTEE.
Thoshte ajo duke e goditur por sytë e tij nuk kishin lotë as tanii e as kur vdiqen ata te dy.
X:ËSHTË FAJI YT ..I GJITHË FAJIII YT.
Kapi krahun e tij shtrëngushëm aq shtrëngushëm sa filloj të lë shenja tek krahu i tij.
Shkallët që ajo po i kalonte sëbashku me të po e friksonin sepse nuk ishte hera e parë që hynte aty, çdoherë kur ai bënte diçka që bënte Violen të qante ai duhej qëndruar në errësirë,me ditë të tërë derisa të mësonte mësimin e tij, errësira ishte e madhe sa nuk do e kuptonte nëse i kishte sytë e mbyllur apo të hapur.
Kur ajo bëri të largoj Mazu vetëm këtë herë kapi dorën e saj, vetëm në atë moment dëshironte që ajo të mos largohej, të mos e mbyllte sepse këtë herë ai e dinte që nuk ishte faji i tij, por nga ajo morri vetëm një të shtyrë.
I mbështetur në murin e ftohtë teksa duart po i shtrëngonte çdo ditë në atë errësirë mendja e tij filloj të ndryshoj, mendimet e tij filluan të ndryshonin.
Kur filloj të dëgjoj disa hapa nëpër shkallë vetëm tani ai u ngritë në këmbë, ngadalë buza e tij filloj të formoj një buzëqeshje kur dera u hap dhe hyri nëna e tij, dora e saj teksa shtrëngonte flokët e tij po krijonte dhimbje por asnjëherë nuk kishte guxim të qante apo të ankohej apo të thoshte diçka që nuk do i pëlqente asaj. Kur ai dol nga aty këmbët e tij prekën copat e xhamit por nëna e tij nuk ndalonte ta shikonte ecte vetëm duke thënë këto fjalë.
X:Ajo vdiq,për fajin tënd...ajo ishte vajza ime e bukur ajo ishte fëmija e duhur...Jo tii,Jo tii.
Vetëm këto thoshte teksa dora e saj kishte të shtrënguar flokët e tij.
Sytë që po shikonte Mazu, ato sy që bërën ta urrenin atë shikim, po e urrente, po e urrente kaq shumë.

X:Cilën nga kukullat dëshiron të marrësh..
Tha ajo teksa ishte para lodrave...pasi kishte vendosur te dilnin te blinin gjera.
X:Me cilën do të pëlqente të luaje.
Tha ajo ndërsa Mazu po mbante kokën nga armët lodra që ishin tjera me interesante, apo ndoshta nuk i nevoitej asnje loder tani per tani.
X:Shikoo këtuu.
Zgjati dorën dhe pa thënë asgjë ai kapi njërën nga kukullat që ishte aty teksa shtrengonte ate loder sytë i mbushën me lotë, por nuk qajti perseri kur fjalet e babai i qendronin ne koke-Nuk duhet të qash,një burrë nuk qanë kurrë-Përsëri ishin këto fjalë që e ndaluan, zërat që po dëgjonte bën që ai të ngrinte kokën e të shikonte fëmijët që po qeshnin teksa bënin me gishtë nga ai, uli kokën dhe shikoj kukullën që kishte në dorë dhe per çudi filloj ta pëlqej sepse nuk ishte një kukullë si zakonisht fytyra e saj ishte shumë më e frikshme.
Në mbrëmje çdoherë dëgjonte të thyerat e gotës zërin që qante,lotët dhe përsëri i urrente.
Kur dëgjonte hapat e saj që zbrisnin zemra e tij rrahte fortë dhe vetëm kur dera hapej ai mbyllte sytë dhe vetëm atëherë dhimbjet në trupin e tij shfaqeshin teksa ajo e godiste dhe ai nuk bënte asgjë edhe kur shkopi i fort prekte lëkurën e tij.

Kur largohej ajo atëherë në mendjen e tij kishte qetësi dhe çdoherë kur diçka e prishte qetesin e tij duart e tij e kapnin ngadalë dhe shkatrronte ate zhurmë që e pengonte, këte herë miu që po ecte përreth tij ishte ai që po prishte qetësin, duart e tij nuk pritën as edhe një 1 minutë, e kapën atë dhe po e mbante shtrëngushem teksa miu lëviste që të largohej, ky mundim që bënte miu ndaloj kur me dorën tjetër ai kapi fëtyrën e tij dhe filloj të shtrëngoj, ta shtrëngojj shumë më shumë teksa në mendjen e tij qëndronte nëna e tij,shumë shpejt fytyra e tij u mbush me gjakin e miut.
Dhe përsëri ishte ajo ndjenja që e kishte provuar edhe më herët, kur vriste kafsh te ndryshme.

X:Violetaa...violeta ime.
Dëgjonte ai zërin e saj që shikonte fotot e saj, ndërsa Mazu qëndronte aty teksa mbante kukullën ashtu teksa kishte të veshur fustanin e Violetës.
X:Përsëri nuk je sii ajooo.
Tha ajo kur shikoj atë dhe me duart e saj mbërtheu fytin e tij ishin ata sy që ai kurrë nuk i harroj ai, shikim që thoshte-Vdiss- Ai shikim që tregonte urretjen e saj...-Nuk duhet të tregosh asnjë emocion,një burrë nuk tregon emocion në fytyrën e tij...ti nuk duhet ta bëshh-Ishte zëri i babait të tij,fjalët e tij që e bën të mos shfaqte emocione edhe kur ai po ndjente dhimbje.

X:Mazu? Jo ti quhesh Violet dhe jo Mazu.
Thoshte ajo vazhdimisht.
Oborri që në verë ishte i lulëzuar tani ishte i tëri i mbushur me dëborë, nuk kishte asnjë ngjyrë tjetër pos të bardhës, kjo ngjyrë kur Mazu filloj ta urrej ashtu sikurse dëborën këmbët e tij ishin të ngrirë sa ndoshta gishtat do i këputeshin teksa qëndronta aty jashtë në atë dëborë në atë erë që fryente e që e bënte edhe më ftohtë. Këtë herë nuk ishte aq errësir por ishte shumë më keq se aty i ftohti i dimrit ishte shumë më i egër me Mazun, nuk po ia bënte më të lehtë as ai. Prandaj ai u rrit duke urryer këtë stinë por jo që kishte një të preferuar, urrente çdo gjë në këtë botë.
Në atë dëborë këmbët e tij po ecnin duke shkuar nga dritaret e kuzhinës që të hynte brenda pasi e pa si një mundësi të mirë edhe pse e dinte po të shihnte e ëma ai do e pësonte më keq, hyri brenda sot ai kishte një plan tjetër, sytë i shkuan menjëherë tek thika,duart e tij nuk hezituan që ta merrnin.
Hapat e tij nuk bënin as edhe një zhurëm teksa ecnin ndërsa sytë e tij kërkonin vetëm një person. Ktheu kokën nga shkallët pasi ju rikujtua kur ndjeu dy duar që e shtyrën shumë herë nga aty, në çdo pjesë të shtëpisë kishte diçka që i kishte ndodhur e që nuk largoheshin nga mendja e tij, kur hapi derën si fillim pa zjarrin e ndezur e pastaj shikoj të ëmën që ishte e shtrirë me sytë e mbyllur. Duart e Mazus po shtrëngonin thikën teksa afrohej tek ajo.
Mazu:Mama.
Zëri i tij u dëgjua pas shumë kohësh ku këtë fjalë i tha vetëm tani, vetëm tani e therriti për herë të fundit. Kur sytë e saj u hapën atë që pa si fillim ishte buzëqeshja e tij dhe pastaj ndjeu majën e thikës brenda saj. Ajo thikë që e goditi në shumë vende. Fytyra e mbushur me gjak dhe këmbët që ecën me sytë që i shikonin zjarrin, vapoj menjëherë që të vendos këmbët afër. Mbylli sytë teksa flloj të qesh me zë, të qesh aq fortë sa u dëgjua në tërë shtëpin teksa nëna e tij qëndronte e vdekur mbrapa tij.Tani ai e ndjeu knaqësin që po kërkonte.
Dimri po bëhej edhe më i ftohtë ndërsa ai nuk kishte çfarë të ngrënte, prandaj përfundoj së mbijetuari me mishin e nënës së tij që të mos vdiste nga uria.
Vraponte sa lartë sa poshtë askush nuk i thoshte asgjë, kukullat tashmë ishin të djegura fustanet të grisura, byzylykët të këputur. Fotografit që i shikonte i priste tek kokat, në çdo fotografi kur shikonte sytë e të ëmës kthente kokën mbrapa, ndalonte për disa sekonda se mos dëgjonte hapat e saj.
Kur ai dimër u largua dhe prapë në oborr kishte ngjyra tjera përreth jo vetëm të bardhës dera e shtëpisë së tij u hap.
Dhe aty filloj jeta e tij jashtë asaj shtëpie, ku as kjo nuk ishte më e mirë se ajo.

Psycho (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora