Kisha aq shumë dhimbje në kokë sa nuk doja t'i hapja tani sytë por kur veshët e mi filluan te dëgjonin muzikën "Merry Christmas" u hapën të befasuar edhe më të befasuar kur pashë vendin të zbukuruar.Ky person është i çmendur vërtet...mendova e friksuar nga keto zbukurime qe ishin në çdo vend. U bëra të ngrihesha me dhimbjet që i ndjeja.
Mazu:U zgjove më në fund.
Ktheva kokën dhe e shikova atë i cili ishte ulur e mbante një kapele që shkruante Merry Christmas.
Mazu;Bëhu gati, sot kemi një të ftuar.
Hapa sytë duke e shikuar.Mos vallë është...babai, mendova me zemren që filloj të rrah shpejtë.
Mazu:Po është ai.
Tha ai edhe pse unë nuk e pyeta me zë të lartë, nuk e di nëse zemra rrahte nga frika që do mund t'i ndodh diçka apo nga gëzimi që do e shihja prap.
Mazu:Nuk ke harruar atë që kemi folur apo jo.
Mohova me koke dhe eca duke shkuar ne dhomë, fillova të shikoja vetën në pasqyrë se si isha bërë. Aq e dobët, nuk po njiha as trupin tim, në fytyrë isha bërë si personat e vdekur, 3 muaj këtu kjo është më së e pritur që pas gjithë këtyre gjërave unë do bëhesha kështu, është çudi se si po jetoj ende.Fustanin që më dha Laito ishte i shkurtë, dhe unë ende nuk e ndjeja vetën, pasi atij të ftohti, dhe ia ku jam duke vesh një fustan të shkurt në këtë të ftohtë.
Kur dola nga ajo dhomë pashë që këtë herë tavolina ishte e mbushur me gjëra dhe në shtëpi kishte më shumë drita të ndezura.
Hyra në sallon dhe sytë shkuan menjëherë drejt e tek Mazu që ishte i veshur në kostumin e tij i cili dukej sikur të ishte shef i ndonjë gjëje të madhe...por në faktë është vetëm një psikopat që luan aq mirë rolin e një personi të "mirë" që nuk është fare.
Dhe vetëm tani pashë vathin e tij që kishte tek veshi tij, nuk më kishte rën ndonjëherë në sy.
Mazu:Dukesh sikur ke dal nga vorri.
Tha ai duke larguar flokët nga balli i tij një gjë që ishte diçka e zakonshme që ai e bënte.
Mazu:Mos u brengos se do i lë përshtypje të mirë babait tënd.
Tha ai duke formuar një buzëqeshje, nuk po shfaqesha nuk mund të shfaqja asnjë emocion në fytyrë. Edhe pse mezi prisja ta shihja babain kam muaj që nuk e kam parë, por kam ende frikën që do i bëj diçka ky i çmendur.
Laito:Ai është këtu.
Tha Laito duke hyr brenda ku zemra ime rrahu fortë për pak sekonda nga gëzimi. Kur u bëra të dilja nga aty Mazu kapi krahun tim.
Mazu;Mos harro ti e ke thërritur atë këtu dhe unë quhem Marukus.
Tha ai dhe unë u ndala duke e shikuar...kisha kohë që nuk e kisha dëgjuar këtë emër, përsëri më rikujtua se ky ishte vërtet personi që kishte vrarë personat e mi më të dashur. Dhe unë që fajsoja Zion që gënjente, u tregova idiote.
Kur dolëm nga aty Laito hapi derën, sytë e mi filluan të mbushen me lotë kur pashë baban.Dhe të dy ne vrapuam duke përqafuar njërin-tjetrin.
Babai:Bijj, je mirë, e di se sa shumë të kam kërkuar...Isha aq i shqetësuar për ty.
Tha ai duke më shtrënguar fort nga gëzim që unë isha gjallë, që isha përballë tij.
Babai;Çfarë do këtu? Eja në shtëpi.
Tha ai dhe pa pritur u dëgjua dera që u mbyll, dhe kjo bëri që babai të kthej kokën dhe në fytyrën e Mazus u formua një buzëqeshje duke u afrua afër tij.
Mazu:E dashur nuk do më prezantosh me baban tënd.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...