Ngrysa vetullat kur hyra tek linku që sapo më erdh, sytë e mi nuk mund ta besonin atë që shikonin, ishte videoja e Zionit në momenti kur kanë plagosur, por fytyra e personit qe e plagoste nuk shihej plagosur. Vendosa doren që dridhej rreth gojes sytë e mi nuk mund ta përballonin këtë gjë, Zion dukej ne dhimbje të madhe.
Mari;Zion..
Thash dhe dhëmbet e mi preken fort buzën poshtë.
Mari;Duhet t'i tregoj profesorit.
Thash duke u ngritur me të shpejt, dola nga dhoma dhe fillova te trokas ne derën e profesorit.
Mari;Profesor...
Thash duke trokitur fort, e dija që ai ishte aty por nuk e di përse nuk e hapte derën tani në këtë kohë.
Mari:Profe...
Ndalova kur ai hapi derën e unë ngrita sytë duke shikur sytë e tij.
P.Mazu;Po.
Mari;Sapo me erdh një link, një person më dergoj videon që kanë plagosur Zionin.
Thash duke hapur telefonin që të gjeja videon.
P.Mazu:Video, por ne shikuam kamerat nëpër korridor aty nuk gjetëm gjë.
Mari;Po por mua më erdh videoja tani.
Thash duke provuar të hy prap në atë dreq link por nuk hapej.
Mari:Pse dreqin nuk hapet.
Thash duke provuar vazhdimisht.
P.Mazu;A nuk mendon që është bër vonë Mariposa, ndoshta ke nevoj për një sygjumë.
Mari;Unë e pashë atë video.
Thash duke e shikuar por ai po më shikonte me një mënyrë që tregonte që spo më besonte.
Mari;Në rregull pra...më falni që ju pengova.
Thash duke u larguar nga aty dhe hyra menjëher në dhomë teksa vazhdimisht po provoja te hyja por dukej qe me nuk punonte.
Gjumi nuk më rrëmbeu aq shpejt pasi mendjen e kisha tek videoja që pashë e që shumë shpejt u zhdukë.
.
Të nesëmen kur zbrita poshtë kishte dal një lajmrim që nga e hëna pas mësimit do jenë orët për kërcim.
Mari;Përse për kërcim.
Thash e habitur duke shikuar atë lajmrimin që kishin vendosur në çdo dyer.
X:Dielën tjetër do jetë përvjetori i shkollës, prandaj do bëhet një fest me maska e aty do bëhet një garë kërcimi, prandaj për ta që deshirojnë ta përvetesojn kërcimin mund të shkojn këtu.
Po shikoja vajzën që po fliste e cila ishte po vajza që pashë dje kur hyri në biblotek.
P.Mazu;Mariposa duhet të fillojm tani me mësim.
Tha ai kur erdh tek ne, pohova me kokë por duke u larguar sytë shikuan vajzën që po shikonte profesorin.
Kur mbërritëm në biblotek profesori filloj të më shpjegoj ngadalë por spo mund të përqëndrohesha.
Mari:Mund të më dërgoni sot tek Zion.
Thash duke ndërprerë atë që ai po shpjegonte.
Ai ktheu kokën e më shikoj duke ngritur njërën vetullë. Por nuk thoshte asgjë e kjo më bëri të pendohem që e pyeta.
P.Mazu;Çfarë po shpjegoja deri tani Mariposa.
Ngrysa pak vetullat e po e shikoja, por nuk dija as se si te përgjigjem pasi për atë se çfarë ka thënë deri tani nuk e kisha mendjen. Nga mendimet kërceva nga frika kur ai me dorën e tij goditi tavolinën.
P.Mazu;Nuk më pëlqen kur unë shpjegoj diçka e nuk më dëgjojnë.
Tha ai duke ngrysur vetullat ndërsa unë ula kokën.
Mari:Më fal, por jam e brengosur për Zion.
P.Mazu:Fillo e brengosu për veten.
Ngrita kokën e habitur duke shikuar atë që bëri një gjysmë buzëqeshje.
P.Mazu:Mund të mos e kalosh këtë lënd.
Tha ai duke afruar fletorën duke treguar atë që kishte shkruar. Fillova ta shikoja teksa ai u ngritë e ecte mbrapa duke shikuar librat.
Vendosa doren në kokë se po mundohesha të kuptoja atë që ka shkruar ai..Por ishte goxha e vështirë e vështirë për mua që jam shumë e dobët në këtë dreq lënde.
P.Mazu:Mund të të dërgoj në mbrëmje.
Fjalët e tij më larguan nga ai stres i detyrave që kisha.
P.Mazu:Tek miku yt.
Por hapa sytë kur ndjeva fytyren e tij që ishte afër tek shpatulla ime.
P.Mazu:E shikon...Unë jam prap i mirë me ty.
Ngrita kokën por smund të ktheja kokën nga ai pasi ishte shumë afër, prap ndjeva dorën e tij ku këtë herë preki ngadal qafën time e zemra ime filloj të rreh shpejtë me atë se çfarë po bënte ai e duart e tij, nga ato prekje të lehta në qafë ai preki flokët e mija teksa ngadalë vendosi flokët në njerën anë.
Dhe zemra vazhdimisht rrahte shpejt, ishin sytë e mij që po shikonin me bisht syrit atë.
P.Mazu:Nuk ke bër asnjë gabim deri më tani.
Tha ai edhe pse duart e mija ishin mbi fletore e nuk tregonin mirë përgjigjjet e mija.
P.Mazu:Nëse vazhdon kështu, do jetë ndryshe.
Mari:Ndryshe për çfarë?
Thash duke qëndruar ende ashtu.
P.Mazu:Për çfarë....
Tha ai duke u larguar nga unë e dol më para meje.
P.Mazu:Për notën tënde sigurisht.
Duke thënë këto fjal morri fletorën time e filloj të shikoj atë se çfarë kisha shkruar.
P.Mazu:Ma përkthe këtë fjalë.
Tha ai papritur duke lënë fletoren.
Mari;Ne rregull.
Thash duke shikuar fjalën. Ndersa ai me tregoj librin.
-I see you-e lexova librin që ai më tregoj, e menjëher fillova të shkruaj ashtu siç ai tha.
Pas një ore unë dola nga aty pasi mbaruam me orën shtes që po mbanim, edhe pse po qëndroja poshte e ulur duke menduar, mendoja shumë gjëra teksa shikoja retë e bardha me forma të ndryshme...Po mendoja edhe për fjalët e Zion-it nëse vërtetë i ka shkruar Marukus Zion-it cila është arsyeja e tij pra, a i bije kjo që ai më ka njohur që kur unë kam qenë në lidhje me Zion-in. Mendja ime ishte e mbushur me shumë gjëra prandaj doja të takoja Zion që të më tregonte atë që dëshironte. Kur qielli filloj të errësohej unë po prisja profesorin Mazu që të më dërgonte tek Zion. Kur ai dol sytë e mi si çdoherë qëndronin tek ai.Kur u ula profesori Mazu filloj të voziste e këtë herë ishte shumë qetë muzika nuk luhej, dëgjohej vetëm dora e tij me gishtat e tij që godiste lehtë timonin.
Kur mbërritëm në spital, prindërit e tij po qëndronin jashtë dhomës së tij dukej që nëna e tij ishte e lodhur sa ndoshta nuk mund të qëndronte as në spital..Kur hyra në dhomë ai ktheu kokën nga unë pasi dëgjoj derën që hapej, zemra u qetësua kur pa që ai ishte zgjuar, ndersa profesiri Mazu po qendronte tek xhami e po na shikonte.
Mari:Je më mirë.
Thash duke bër një buzëqeshje.
Zion:Po.
Tha ai duke më shikuar mua që u ula afër tij.
Mari:Më fal që u tregova ashtu, duhet të të dëgjoja.
Zion:Në fakt duhet unë të mos flisja.
Mari:Çka..për çfarë do flisje me mua.
Zion:Nuk ishte e vërtet ajo që thash.Nuk njoh atë person.
Ngrysa vetullat duke e shikuar atë.
Mari;Këtë herë nuk po gënjen aq mirë.
Zion;Mari...nuk mund të flas.
Mari;Çfarë thua përse.
Zion;Sepse, sepse do e pësojmë edhe më keq.
Mari:Po më frikson Zion...nga kush?
Thash duke e shikuar, por në atë momentë hyri p.Mazu.
P.Mazu:Mjeku thotë që duhet ta lëm të pushoj më shumë. Shpresoj të të kaloj Zion.
Tha ai duke shikuar atë.
Shikova Zion i cili më shikonte me sy që kishte shumë gjëra të më tregonte.
P.Mazu;Të shkojmë.
Tha ai dhe unë pohova me kokë edhe pse nuk qëndrova aq shumë sëpaku e di që është më mirë, edhe pse fjalët që tha Zion po më qëndronin në kokë, kush e për çfarë po fliste ai, përse nuk po më tregon..
Nga pyetjet që bëja vetës më largoj profesori Mazu kur u afrua shumë afër meje.
P.Mazu:Duhet të vësh rrypin.
Tha ai duke më shikuar e duke kapur rrypin e siguris.
P.Mazu:Çfarë të tha Zion, që je humbur e gjitha.
Tha ai teksa une po shikoja atë.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...