Errësirë dhe vetëm errësirë,asgjë nuk kisha para meje, nuk di se a ishte dielli jashtë apo hëna, nuk di se cila po shkëlqente tani, nuk di asgjë te them te drejten jam e humbur, isha vetëm unë në atë të ftohtë duke shtrënguar krahët, tashmë as lotë nuk kisha ne sy, nuk më mbylleshin nuk kisha gjumë, kokën vetëm lëvizja sa majatas-djathtas kur dëgjoja ndonjë gjë ose ndoshta ndonjëherë nuk dëgjoja asgjë por prap e bëja, vendosja duart tek flokët sa edhe flokët doja ti largoja çdo fije më pengonin aq shumë.
Kur dëgjoja hapat e tij i cili vetëm gjuante ushqimin nuk hynte brenda të shikonte, me jepte shprese qe do me largonte nga ketu, por nuk e bente fare, nuk interesohej.
Dhe kur provoja ushqimin filloja të villja vetëm kur kujtoja se çfarë kisha në gojë.
Po çmendesha aty në atë errësir, po çmendesha ky ishte një përfundim...ishte sikur me shekuj po rrija aty asgjë nuk ndryshonte asgjë nuk shikoja, isha një e verbuar.
Mari:Mazuuu të lutem më lërë të dalë.
Dëgjohej zëri im çdoherë kur shija ushqimin në tokë por ai nuk hyri as edhe një herë.
Duart e mia po fillonin të preknin murin vazhdimisht, nuk ndjeja më as dhimbje tek gishtat...
Fillova të ndjeja që edhe trupi im po ndryshonte, mendja ime po ndryshonte...Nuk dija se ç'dreqin po më ndodhte, vetem ajo që dija ishte se në atë errësirë unë nuk do ia dilja.
Mari:Dua të dalë...dua të dalë nga këtu.
Po lëvizja sa para e sa mbrapa duke thënë vazhdimisht këto fjalë duke kujtuar të gjithë këto që më ndodhën duke kujtua që të gjithë ishin të vdekur dhe vetëm unë isha këtu e mbyllur.
Tani isha dorëzuar vërtet nuk kisha shpresë për asgjë e dija që vdekja ime do ishte këtu në këtë vend ku isha e ulur tani.Kur fillova të dëgjoja hapat e tij e dija që do shikoja përsëri atë grumbull ushqimi në tokë, nuk mund të rrija më pa ngrënë pasi që kisha uri më shumë se zakonishtë.
Kur hyri u afrua afër meje me një ekektrik të dorës teksa më mbante dritën para meje ku sytë e mi u mbyllën menjëherë por duart e mia vazhdonin vazhdonin të preknin murin.
Mazu:Ç'dreqinn.
Dëgjova zërin e tij, doja të mbyllja veshët vetëm të mos dëgjoja asgjë më nga ai.
Mazu:Ngrihu menjëherë.
Tha ai duke kapur krahun tim e më tërhoqi fortë, kisha harruar edhe të ecia, sytë e mi ende nuk ishin mësuar me dritë,sa kur dola ishte sikur po jetoja deri tani në shpellë e nuk dija gjë.Mazu:Të ka pëlqyer kaq shumë ushqimi që je bërë kështu.
Tha ai teksa unë po rrija në këmbë e po shikoja gishtat që i kisha të tërë gjak, pastaj sytë ende kishin dhimbje nga drita këmbët më dridheshin dhe e dija që fëtyra ime ishte si mos më keq.
Por nuk dëshiroja të mbyllja sytë më kishte munguar aq shumë drita dhe shumë gjërat që i kisha përballë nga dritaret më nuk po shikoja dëborë, dimri ishte larguar pa e shijuar unë mirë, gjithçka më dukej ndryshe sa kisha harruar që isha në shtëpin e personit që kisha përballë.
Kisha harruar buzëqeshjen e tij që çdoherë kënaqej kur më shikonte kështu, nuk kisha forcë po vdisja vërtet...E di që po të më shikonte ndonjë person do mendonte që sapo isha zgjuar nga vorri.
Teksa qëndroja ashtu në këmbë ndjeva mbrapa duart e Mazus që prekën flokët e mia ato fije që doja t'i largoja të gjithë nga koka ime.
Nuk po lëvizja po rrija ashtu duke shikuar vetëm para teksa ndjeva që duart e Mazus.
Mazu:A duhet të flasim për këtë gjë?
Tha ai teksa po prekte vazhdimisht flokët e mia ku sytë e mi u mbushën me lotë pasi këtë gjë bënte nëna ime vazhdimisht i doja duart e saj.
Mazu;Po më dëgjon.
Tha ai përsëri dhe unë ktheva kokën nga ai.
Mari:Për çfarë dëshiron të flasim.
Thash me gjysmë zëri teksa zemra ime rrahte shpejt nuk kisha forcë as ta dëgjoja, ti dëgjoja fjalët e tij të kota.
Ai u afrua më shumë afër meje kur mbaroj me flokët e mia.
Tashmë me çdo gjë trupi im ishte mësuar, tani trupi im nuk po friksoheshin nga duart e tij nga prekjet e tij gjithçka që kisha unë kishte hequr dorë nuk po luftonin as lotët e mi, nuk luftonin sytë e mi, më nuk po shpehnin asgjë, tashmë isha si një rrobot pa emocione. Më dukej sikur nuk kisha arsye që të arratisesha nuk kisha as ku të shkoja apo që të luftoja që të jetoja, jeta ime nuk ka kuptim, unë u linda të kisha këtë jetë të kisha këtë fat.
Mendova unë duke shikuar dyshemen teksa ai më shtyri pak e më vendosi para një pasqyres, nuk ngrita kokën ta shikoja vetën time sepse nuk kisha asgjë të gjallë, asgjë nuk po jetonte më.
Ngadalë duart e Mazus i ndjeva tek stomaku im.
Mazu:Për këtë që ke brenda teje.
Tha ai duke më bërë mua të ngrysë vetullat dhe ngadalë ngrita sytë, hapa gojën e habitur kur pashë që...në faktë vetëm tani kur e ndjeva të gjallë brenda meje..JO..Jo..
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...