Ngrita sytë dhe e shikova atë i cili po buzëqeshte duke më shikuar drejtë e në sy dhe nga ta dija se çfarë po mendonte.
Mazu:Babai yt nuk do vdes...
Tha ai teksa sytë e mi menjëherë filluan të ndriqonin, nuk dua të humbi e kam vetëm baban tani, vetëm ai është që interesohet për mua, nuk kam askënd që mund t'i interesoj për mua, po të humb edhe baban atëherë unë do jem vetëm një e harruar e mbyllur këtu e mbyllur në këtë ferr.
Mendova unë ku nuk e kisha vërejtur që sytë më ishin mbushur me lotë derisa ai më bëri të ditur..
Mazu:Mos fillo prap me lotë..mund të ndryshoj menjëherë mendimin.
Fjalët e fundit më bën të ndaloja e të mos qaja ta mbaja vetën.
Mazu:Çfarë punon ai...është goxha i zoti në të kërkuarit.
Tha ai duke ngritur njërën vetullë.
Mazu:Gjithsesi..nëse mbërrin të vije këtu atëherë ti do e largosh po me fjalët e tua.
Ta largoj, ta largoj si mund ta bej kur ai është kaq afër të më ndimoj, të më shpëtoj unë duhet ta largoj.
Mazu:Do i thuash që unë jam i dashuri yt..Jo.
Tha ai shpejt duke vendosur dorën tek beli im e më tërheqi nga ai.
Mazu;Që jam bashkëshorti yt.
Tha ai duke buzëqeshur, ndoshta mezi priste të ndodhte kjo, që pastaj të më shikonte mua se si e largoja atë, se si do e largoja baban tim.
Mazu:Sikurisht nëse nuk do që ta vrasë, po në qoftese do ajo është e lehtë.
Mari:Jo do e bëj.
Thash shpejt që të mos më keqkuptonte, i cili ishte i kënaqur të dëgjonte këtë përgjigje, apo ndoshta po e priste sigurisht.
Mari:Por nun besoj që babai im, do më besoj në atë që i them, që ne jemi sëbashku, është vështirë të luajmë kur ne nuk e duam njërin-tjetrin.
Mazu;Ahh! E dashur, ti më do aq shumë sa nun mund të largohesh nga unë, dashuria jonë është aq e madhe sa do vdisnim për njërin-tjetrin si Romeo dhe Juliet apo jo?
Tha ai duke nënqeshur. Dashuriii? Dashuti thote ky? të dy ne e dijmë dashurin tonë se si e kemi. Mendova unë teksa e shikoja me vetulla e ngrysur.
Mari;Por, si të të besoj që pas kësaj nuk do i bësh gjë babait tim.
Mazu;Epo nuk thash të më besosh.
Mari:Por..
Ndalova e shikova e nevrikosur teksa ai kënaqej duke luajtur me mua.
Mazu:Duhet ta dish se çfarë fati të mirë ke e dashur, shumë vajza do donin të ishin në vendin tënd...sa keq që unë nuk jam një që tradhtoj, të qëndroj besnik.
Tha ai duke bër një buzëqeshje e mbylli njërin sy.
Shtrëngova nofullën teksa shikoja atë, po e urreja...po e urreja aq shumë sa doja ta vrisja tani në këtë moment.
Mazu:Aaa...E njoh këtë shikim.
Tha ai duke u kthyer përsëri në qendjen e tij, me sytë e tij të erret.
Mazu:Hh dëshiron të më vrasësh apo jo.?
Tha ai i qetë duke më shikuar në sy.
Mazu;Nuk është hera e parë që shoh këtë shikim, e kam parë aq shumë sa e kuptoj menjëherë domethënien e saj.
Tha ai i cili po fliste me një fytyrë serioze, teksa unë kisha përsëri përballë ato dy sy të errët.
Mazu:Hmm për gabimin që bëre tani, do qëndrosh po aty ku ti e pëlqen.
Tha ai duke më kapur krahunë e më tërheqi jo për brenda po po ecnim në atë të ftohtë ku këmbët e mia të zbathura po ndjenin dëborën...Nuk do e bëj atë që po mendoj-thash unë në mendje i cili më gjuajti në tokë e cila ishte e mbushur me dëborë.
Mazu:Laitoo.
Tha duke ngritur zërin dhe ai menjëherë dol nga aty.
Mazu:Më sjell diçka për ta lidhur.
Tha ai dhe unë hapa sytë.
Mari:Nuk do më lësh jashtë?
Mazu:Po të lë aty ku ti pëlqen,shijoje bukurin e dimrit.
Mari;Mazuu.
Thash duke u ngritur ku duart e këmbët që tani nuk po i ndjeja.
Mazu:Do që ta thyesh përsëri këmbën, duket që nuk ke gjë më, cilën do?
Tha ai dhe morr litarin që solli Laito.
Laito:Çfarë ke ndërmend të bësh.
Tha ai dhe Mazu më mbështeti tek njëra nga pemët, ishte aq ftohtë nuk kisha asgjë të veshur isha vetëm me një dreq maice, nuk mund të qëndroj...nuk do mundem.
Laito:Zotërii...
Tha kur pa se çfarë kishte në planë të bënte.
Mazu:Të thash që unë e urrej këtë stinë..
Tha ai kur tashmë më lidhi e po më shikonte.
Mazu;Kjo do jetë arsyeja që edhe ti do fillosh ta urresh këtë stinë...
Tha ai duke bërë që të hy brenda.
Mari;Të lutemm..Është shumë ftohtë.
Thash duke u munduar të largohesha por trupi filloj të dridhej nga i ftohti.
Sytë e Laitos i shikoja dhe e di që dëshironin aq shumë të më ndimonin por nuk po e fajsoja atë që nuk bënte gjë që të më ndimonte..Nuk po e kuptoja Mazun që sa hap e mbyllë sytë ndryshoj për menjëherë, jo në fakt kështu është ai. Ishte aq ftohtë sa më dukej që edhe zemra ime do ngrihej e më nuk do shkrihej nuk do rrahte, nuk do punonte.Por këtë herë nuk e doja këtë gjë këtë herë nuk doja që zemra ime të ndalej, sepse sytë e mi dëshironin që ta shikonin edhe njëherë baban, ta përqafoja shumë fort.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...