*Kapitulli 53

295 14 0
                                    

Po shikoja rrezët e diellit që po fillonin të ndriqonin vendin dhe unë isha e ulur aty teksa ndjeja ujin që prekte trupin tim por nuk largonte dhimbjen që kisha, po qaja me zë më dukej që edhe vetë unë po çmendesha teksa kujtoja vazhdimisht atë që ndodhi atë që po më ndodhte. Qaja vazhdimisht dhe vazhdimisht duke përzier zërin tim me zhurmën e ujit.

Tashmë kishte kaluar disa orë që kur kisha dal nga ai uji i ngrohtë dhe as Laito nuk vinte e as Mazu prandaj vendosa të dilja nga dhoma, ngadalë duke zbritur nga ato shkallë, zërin e Mazus nuk po e dëgjoja nëpër shtëpi si zakonisht kjo më bënte të kuptoja që ai nuk ishte në shtëpi dhe kjo më lehtsonte. Kur zbrita shkova drejt e tek kuzhina se isha e uritur më dukej sikur kisha vite që nuk kisha ngrënë.Hapa frigoriferin sytë e mi shikuan të habitur kur pashë që ishte i mbushur me mish. Mbylla shpejt frigoriferin për shkak të erës që kishte, mishi nuk më pëlqente fare.
Mari:Po këtu.
Thash kur u ula pak e hapa frigoriferin qe ishte poshte e më i vogël sytë e mi u hapën nga frika sa edhe zëri im u dëgjua teksa u rrëzova në tokë.
Mari:Çfarëë...Dreqinn..
Thash duke mos ju besuar syve atë që po shikoja, ishte i mbushur me dorë njeriu. O Zot, çfarë po shikoj, çfarë është kjo. U ngrita menjëher nga aty që të dilja, nuk po mund të besoja....o Zot.
Mari:Moss..vallë unë...deri tani kam ngrënë..Joo..Jo num mund të jetë.
Thash teksa vetëm duke menduar më vinte të villja.
Laito:Ja ku qenkee...Eja nuk kemi kohe.
Tha ai duke më kapur dorën shpejt.
Mari:Laitoo, më thuaj që aii mish që unë..
Laito:Nuk kemi kohë Mariposa.
Mari:Çfarë po ndodh?
Laito:Do largohemi.
Tha ai duke u kthyer me vrapa duke kërkuar për çelsat e derës.
Mari:Do largohemi?
Laito:Po qëndrove aii do të të vrass vërtetë, duhet ikim sot....TANI.
Tha ai teksa hapte dollapet që ishin në korridor për çelsat.
Mari:Je i sigurtt Laitoo, po sikur të vije aii...Do vdesim të dy ne.
Thash e friksuar duke shikuar ate.
Laito:Shikova se çfarë ka në plan sot dhe duket që nuk do vijë deri në mesnatë.
Tha ai i cili ishte djersitur e duart po i dridheshin teksa kërkonte për ato.
Laito:Këtu i vendosi aii...ato dreq çelsa.
Tha ai por nuk lash vetëm atë që të kërkonte, filluam të kërkonim sëbashku të dy ne.
Mari;Laito..
Thash duke kthyer kokën nga ai i cili u ngriti dhe u kthye nga unë.
Laito:I gjeta..
Mari:Laito, po sikur të lëm një ditë tjetër...Kam frikë.
Thash duke e shikuar ndërsa ai më kapi dorën.
Laito:Nëse na ndodh diçka atëherë e marrë unë fajin përsipër.
Tha ai ndërsa unë shtrëngova duart e tij.

Ku ai vendosi çelsin tek dera u ndalë për pak sekonda,të dy ne po dridheshim të friksuar.
Shfryva frymën duke shtrënguar dorën Laitos dhe kur hapi derën asnjëri nga ne nuk shikoj mbrapa e të dy filluam të vraponim, të dy ishim të friksuar por të dy dëshironim lirin tonë dëshironim largimin nga ajo shtëpi e mallkuar, po vraponim me hapat tona me tërë forcën tonë.

Nuk mund ta mohoj fytyra ime po fillonte të buzëqeshur, duke harruar atë shtëpi të mallkuar edhe personin që më tmerronte, duke harruar edhe dhimbjen në dorë apo në trup, zemra ime po gëzohej çdo pjesë e imja po gëzohej.
Laito:Besoj deri në mbrëmje mund të mbërrijmë në qytet.
Tha ai teksa duart tona ishin ende të kapur e asnjëri nga ne nuk po mendonte të lëshonte.
Pohova me kokë nga ajo që tha teksa vraponim.

Por kur filloj lodhja tek këmbët, kishim nevoj për pak më shumë ajer prandaj u ndalëm, ftohti i dimrit me vrapim tonë bënte të shkonte drejt e tek fyti ku vështërsonte edhe frymarrjen, ishte ftohtë vendi ishte me dëborë, por ne prap nuk duhet heqim dorë.
Mari:Jemi afër...po nëse Mazu shkon në shtëpi.
Laito:Nuk besoj, ai çdoherë shkon sipas planeve që ka dhe sot dukej që do ishte i zënë.
Tha ai dhe unë bëra një buzëqeshje por frika ishte ende brenda dhe kjo sigurisht nuk ishte vetëm tek unë por edhe tek Laito.
Laito:Dëshiron të ulesh? dukesh shumë e lodhur.
Tha ai dhe unë mohova me kokë.
Mari:Mund të eci ende, të mbërrijmë më shpejtë tek ai qytet.
Thash duke vazhduar të ec tani që kemi mundësi të largohemi nuk dua të jem e dobët. Nuk kishim as orë që të shikonim kohën, pir dukej që do fillonte shumë shpejtë të errësohej.
Prandaj edhe hapat tona përsëri po i shpejtonim, më shumë që natën të mos e kalonim jashtë në këtë dëborë, ngrita kokën kur pashë që përsëri filloj të bjerë dëborë.

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now