Nuk e dija as se ku ishim në cili qytet,ishte ora 6 e mëngjesit dhe vetëm atëher Mazu ndali makinën para një shtëpie.
Isha e këputur kisha aq shumë nevoj për gjumë sa hapat i bëja ndal-ngadalë.
Dhe vetëm kur shkova lart vendos atë bebin afer meje dhe mbylla sytë, nuk kisha forcë të qëndroja më shumë.
.
Kur dëgjova një zhurmë poshtë më bëri të ngrihesha nga ai gjumë që po bëja, ora ishte 12 dhe unë doja ende të flija por tashmë duhej të shikoja edhe djalin, dukej që Mazu po bënte diçka poshtë por nuk mund të ecia lartë e poshtë tani për tani, prandaj dhe po rrija aty në dhomë...
Po e mbaja afër dhe sytë e mi po shikonin fytyrën e vogël të tij dhe vetëm kur dera u hap më largoj vëmendjen nga ai, ishte Mazu që hyri i cili erdh dhe u shtrie tek ne ku zgjati dorën ngadalë dhe preki hundën e tij të vogël.
Por në një anë nuk dëshiroja që ai ta shikonte apo të prekte, friksohesha për atë se çfarë ka në mendje,mënyra se si e shikon nuk më pëlqen.
Mari;Çfarë ndjenje ishte të mbaje në krah për herë të parë një fëmijë?
Thash duke ngritur shikimin dhe e shikova atë i cili kontaktoi sytë e tij me sytë e mi.
Mazu;Dëshiron të dish se çfarë po mendoja në atë moment, që kështu është ndjerë edhe babai im kur më ka mbajtur mua...Një ndjenjë që më bëri të fillovoja të ndjehesha keq për baban tim, që e kisha bërë të ndjehej ashtu kur më ka shikuar, pasi që tani po e kuptoja atë edhe më mirë.
Ngrysa vetullat teksa largova duart e tij.
Mari;Po i bëre diçka...
Mazu;Mos mendo që unë kam harruar për atë që të kam thënë në makinë.
Tha ai duke u ngritur pak e krijoj një buzëqeshje.
Mazu;Por e luajta rolin mirë apo jo.
Mari;Çdo të thuash.
Thash dhe ai tregoj dorën që kishte ende disa shenja kur kisha shtrënguar dorën e tij.
Mazu;E din në atë moment doja të luaja, ndonëse po kujdesesha për ty....nuk mund të të genjej e bëra pasi po e mendoja atë si çastet e fundit të jetës tënde, të luaja me ty çdoherë është zbavitëse.
Tha ai duke mos e pasur problem me atë që thoshte.
Mazu;Por ia që shpëtove.
Mari;E dëgjon vetën se çfarë thua.
Mazu;Ende nuk u mësove me mua bukuroshe.
Tha ai duke zgjatur dorën të prek flokët e mia por e largova menjëherë dorën e tij.
Mari:Ti edhe në atë momentë po mendoje Hhhh...Çfarë dreq personi je.?Po e shikoja atë e nevrikosur pasi që nuk po i besoja veshëve atë që po dëgjoja edhe pse nuk ishte diçka për të mos u besuar se këto fjalë janë normale të dëgjohen nga ky idiot.
Mazu:Je e lezetshme kur bën këtë fytyrë.
Tha ai duke tërhequr pak faqen time me dy gishtat e tij, por unë menjëherëlargova dorën e tij.
.
Nuk mund të mendoja për një emër për vogëlushin, si të mendoja kur unë duhej të kujdesesha se mos Mazu bën diçka, duhet të zgjohem çdoherë natën ta shikoj, tani kam vetëm atë dhe nëse i ndodh diçka atëherë nuk e di nëse mund t'ia dalë. Megjithatë preferoj ta thërrisja ëngjëll edhe pse kur e thërras kështu Mazu nuk e pëlqen aspak, por nuk më intereson.
Tashmë janë bërë 1 javë që kur ëngjëlli vogël ka lindur shqetësohem pasi që nuk e kam dërguar për të kontrolluar. Po qëndroja në sallon por u ngrita pasi e zuri gjumin vogëlushin e vogël, prandaj eca ngadalë tek dritaret e fillova të shikoja, këtë her vendi ku ishim ishte më ndryshe se ai që kemi qenë, këtu dëgjohej vazhdimisht zhurma e makinave dhe ka më shumë lëvizje të njerëzve pasi që dukej që pak më larg ishte një fshat, ula sytë e mi e ngadalë shikova Mazun i cili largoj maicen e bardhë që kishte të veshur pasi që ishte ndjersitur i tëri ku tani më po qëndronte nga lartë i zhveshur,dhe duart e tij po mbanin një sëpat. Po priste një pemë që ishte në oborr e cila ishte goxha e lartë, duhet të jetë me vite këtu. Dhe duhet të jetë ky idioti Mazu që duhet ta pres, një pemë kaq e mirë të pritët, ky po që ka punë me të gjithë.Mendova unë derisa sytë u larguan nga ai dhe shikova tek rruga që po ecnin dy vajza, po bënin hapat ngadalë teksa buzët e tyre tashmë po buzëqeshnin dhe sytë e tyre kishin si pamje Mazun, teksa krahët e tyre prekeshin mes njëra-tjetrës..Po ta njihnin më mirë nuk do bënin kështu.
Mendova unë por largova sytë kur ato kthyen kokën e më shikuan, shpejt e kuptova se arsyeja që më shikonin ishte se Mazu kishte kthyer kokën nga unë.
Hapa dritaren pasi pashë që ai po vinte drejt meje ku dritaret nuk ishin aq të larta.
Mazu:Burri yt punon tërë ditën dhe ti nuk je në gjendje t'i sjellësh gjë, a duhet të të mësoj se çfarë duhet të bëj një grua?
Mari:Si thua të të mësoj unë në fillim se si ti duhet të sillesh.
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...