*Kapitulli 45

299 20 0
                                    

Mazu shfryu frymën dhe shikoj Laiton i cili kishte mbyllur sytë e po priste që të ndjente dhimbjen në trupin e tij.Trupi im po digjej i tëri nga ato goditje sa nuk mund të ngrihesha e të qëndroja mirë. Qëndroja ashtu duke shikuar ata të dy, nuk doja që Laito të lëndohej për fajin tim. Nuk mund të dija se çfarë kishte ne mendje Mazu por u ndjeva mirë kur pashë atë që eci duke u larguar dhe dal jashtë duke bërë që unë të ndihesha e lehtësuar ashtu sikurse edhe Laito i cili shfryu frymën duke filluar të vesh këmishen e tij përsëri, të dy po ndiheshim më mirë nga largimi i atij të cilin nuk mund ta quaj njeri më. Laito ktheu kokën nga unë dhe formoj një buzëqeshje të ëmbël duke ardh afër meje, më ndihmoj të ulesha sepse nuk mund të mbështetesha për shkak dhimbjes që kisha mbrapa, ishte vështirë të mbaja veten kur ndjeja që mbrapa isha e gjitha me shenja, pas një heshtje thash.
Mari:Faleminderit!
U dëgjua zëri im, një zë shumë i vogël teksa mbaja kokën ulur num mund ta shikoja në fytyrë Laiton.
Laito:Hh të thash të mos kundërshtosh atë.
Tha ai prap pas një heshtje që ne kishim krijuar përsëri.
Mari:Vërtet nuk dua të provoja përsëri atë gjë, nuk më pëlqen.
Thash dukr ngritur kokën ku të dy ne shikuam njërin-tjetrin, sytë e tij ishin shumë më të ngrohtë krahasim me sytë e Mazus të cilët më friksonin, po ndjeja të ngrohtin e atij shikimi, po më pëlqente ndoshta sepse kisha nevoj të ndjeja një ngrohtësi afër.
Mari:Po përse më mbrojte, nuk dua të lëndosh vetëm për mua.
Thash duke ulur kokën teksa duart mbaja mbrapa tek shpina e cila po më digjej.
Laito;E di se çfarë po përjeton, prandaj dua që të jem këtu për ty.
Tha ai duke formuar një buzëqeshje të vogël.
.
Tashmë nuk e di se sa javë kishin kaluar që isha e mbyllur dhe më dukej që unë do vdisja këtu në këtë vend por të them të drejtën nuk doja të qaja për fatin tim tashmë po mësohesha e nuk po më vinte asgjë e re më.
Mazu:Ngrihu.
Tha ai menjëher si hyri brenda ku kisha kohë që nuk kisha parë fytyrën e tij, ndihesha e lumtur që qëndroja aty sepse nuk shihja atë edhe nëse do të vdisja aty sëpaku vdes duke mos e parë atë, këmbët e mia nuk po punonin e as që mund të ngrihesha. Duart vendosa tek muri që të merrja forcën për t'u ngritur.
Kur dolëm nga aty nuk u ulëm në tavolinë si zakonisht sepse ai u drejtua për jashtë.
Kur dola pas tij pashë vendin e mbushur me dëbor, ishte ajo kohë kur ti ndjen ngrohtësi në shtëpi duke qëndruar e shikuar vendin e mbushur me ngjyrë të bardhë, ajo kohë kur ti ulesh merrë një gotë kafe e fillon të lexosh librin e preferuar, kjo ndjesi kur shikon fëmijët që dalin jashtë shtëpise e luajnë me topa bore, duke vrapuar e rrëzuar në borën e butë, pas një luftë me topa bore fillojnë të ndërtojnë njeriu prej dërbore, ishte po kjo kohë, kjo stinë e ëmbël.
Mazu:Ajo buzëqeshje në fytyrë tregon se po të pëlqen kjo pamje.
Tha ai duke me shikuar teksa mbante krahët e kryqëzuar, por unë nuk u përgjigja, tani duhej të mendoja edhe për fjalët çfarë t'i thoja e çfarë jo.
Mazu:Oh! E din e çfarë të reja ka.
Tha ai i cili dol mbrapa meje e filloj të largoj flokët e mia duke m'i vendosur mbrapa, mendimet për stinën e bukur të dimrit tashmë u larguan, sepse përsëri frika kishte mbuluar atë gëzim që po ndjeja, duart e Mazus po kapnin flokët e mia...Ai po mi lidhte flokët lart bistek dhe unë nuk e di pse dreqin po e bënë, për çfarë arsye.
Mazu:Babai yt, ka filluar të të kërkoj.
Tha ai duke më shtrënguar flokët teksa m'i lidhte.
Mari:Babai im?
Thash duke dashur të kthej kokën nga ai por ai më ndaloj me duart e tij duke më drejtuar kokën.
Mazu:Po mendoja..
Tha ai duke vendosur krahët e tij tek shpatullat e mia psai mbaroj me lidhjen e flokëve.
Mazu:Ta vras apo të mos e vras...çfarë thua?
Frymarrja ime filloj të shpejtohej teksa ndjeva atë që prekur me gishtin e tij majën e veshit tim. Tani do edhe baban tim ta vrasë... përsee? Trupi filloj të dridhej e të ndjehej i dobët sepse mendja ime po mendonte atë se çfarë mund t'i bëj babait, tashmë as që po ndjeja të ftohtin që po bëhej jashtë nga dëbora.
Mazu:Ende nuk morra një përgjigjje.
Tha ai teksa ende qëndronte ashtu dhe sytë e mi kishin para si pamje pemët gjigante dhe dëborën.
Mari;Mos..e bëj të lutem.
Thash duke më dridhur buza, dhe jo nga i ftohti por nga frika.
Mazu;Të mos e bëj...çka? Nuk po kuptoj?
Tha dhe ndjeva buzët e tij që prekën qafën time, mbylla sytë teksha shtrëngova duart nuk mund të kundërshtoja, nuk kisha guxim.
Mari;Mos e vri...
Fjala ime ndaloj, dhe sytë u kthyen nga ai kur dorën e tij preki qafën time.
Mazu:Më pëlqejn këto 3 pika që ke...zakonisht thojne qe ke fat, si mendon ti? Te jete e vertete? Duhet ta pranoj që ndoshta janë gjëja e vetme që më pëlqejnë tek ti.
Tha ai dhe unë nuk thoja asgjë, ndjeja zemrën time, shpirtin tim që ishim mbushur me këto gjëra. Vetëm kur  dorën e tij kapi nofullën time dhe më ktheu nga ai, vetëm tani shikova sytë e tij.

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now