*Kapitulli 41

311 19 0
                                    

Trupi po më dridhej,trupi kishte dhimbje në çdo pjesë dhe ende pa hapur sytë po mallkoja rrezet e djellit që po i ndjeja.
Po pra ende isha gjallë ende po jetoj..Ende...
Veshët e mi filluan të dëgjonin hapat dhe prap frika filloj, prap sa hapa sytë po ndjeja frikë që po kaplonte trupin tim, prandaj qëndrova ashtu me dy sy mbyllur dhe mbledha pak trupin.
Kur ndjeva diçka të hollë mbi trupin tim më bëri të ngrysja vetullat dhe te hapja sytë, pashë Laiton i cili kishte vendosur maicen e tij mbi trupin tim, ngadalë njërën dorë vendosi mbrapa shpines sime dhe njërën tek këmbët.
Poo më mbante në krahë dhe unë prap po mundohesha të mbuloja trupin sa më mirë me atë që kisha dhe qaja prap, për gjendjen time...
Sytë e tij po shikonin para e nuk thoshte asgjë, më dëgjonte-dëgjonte zërin tim që po shfaqte  çdo dhimbje.
Mari;Të lutem..më ndimoo..Të l-lutem...
Thash teksa duart e mia prekën lëkurën e tij, dhe vetem tani pashe trupin e tij që nuk ishte me mirë se i imi, ishte i gjithi me shenja.
Mari:Të lutemmm.
Thash me zërin që më dridhej dhe ai prap nuk thoshte asgjë vetëm eci. Kur mbërritëm në shtëpi më vendosi në divan, si fillim filloj të më shikoj këmbën që kisha të thyer.
Edhe pse sytë e tij po shikonin shkronjën që kisha në këmbën tjeter, por edhe sytë e mi shikonin trupin e tij.
Laito:Vish maicen mirë pastaj filloj të kontrolloj më mirë këmbën.
Tha ai duke u ngritur nga aty, ktheva koken dhe po e shikoja atë qe ecte ku njërën këmbë e tërheqte.Dhe ndoshta të dy kishim dhimbjet e njejta.
Morra maicen dhe e vesha menjëherë pas daljes se tij ku sytë e mi tani shikonin vazhdimisht trupin tim, që ishte si mos më keq.
Mari:Faleminderit!
Thash duke e shikuar atë që po më shëronte këmbën, por kur thash këtë ai ndaloj dhe më shikoj....tani mund ta shikoja mirë fytyrën e tij, të analizoja me mirë, i cili më kujtonte një person....Jo si....si dreqin nuk më kujtua në fillim. Hapa sytë dhe largova shpejt dorën e tij kur mu kujtua se ku dreqin e kam parë fytyrën e tij.
Mari:Tiii...tii...ishe në shtëpin time.
Thash e friksuar dhe ai uli shikimin.
Mari:Ti ishe ai që luajte rolin e policit...kur...ne thërritëm policin pasi gjetëm kuletën....ti ishe aii.
Thash duke më mbushur sytë me lotë.
Laito:Hhhh duhej të vija...
Mari;Përse s'më tregoje...aty të më tregoja për atë se çfarë është duke ndodhur.
Thash duke e shikuar ndërsa ai po mbante kokën ulur.
Laito:Duhet të shikoj këmbën.
Mari:Lëre...nuk e dua ndimën tënde.
Laito;Mendon se mund t'ja dalësh vetëm këtu...kështu duke kundërshtuar....i vetmi person që mund të të ndimoj këtu jam unë.
Tha ai duke shikuar këmbën dhe unë nuk thash asgjë.
Laito:Je e rrethuar në çdo anë nga kamerat në këtë shtëpi, z.Mazu mund të di çdo lëvizje që bën, po të them prap nëse dëshiron të mbijetosh, mos e kundërshto atë bë çdo gjë që të thotë, pa marrë parasysh se çka.
Tha ai me zë më të vogël dhe unë nuk thash asgjë, derisa sytë e mi shkuan tek pragu i derës dhe kapën ata sy...ata sy që bërën të dridhej trupi nga frika...ai po qendronte aty.
Mazu:Lëre Laito,do merrem unë me të.
Tha ai duke ecur dhe Laito u ngritë menjëherë.
Mazu;Mbylle derën kur të dalësh.
Degjova zërin e ti afër meje i cili më shikonte mua ndërsa unë ktheva shikimin nga Laiton...që vetëm uli kokën duke pohuar. Pas mbylljes se derës ndjeva dorën e tij të prekte këmbën time, shtrëngova nofullen dhe duart teksa e shikoja.
Mazu:Hmm, pasi e ke të thyer nga kjo pjesë...përse të mos e heqim të tër këtë nga kjo pjesë, nuk të duhet.
Hapa sytë nga fjalët që tha teksa ai filloj të qesh kur më pa që po e shikoja ashtu.
Mazu:Mos u frikso se nuk e bëj...
Tha ai duke më lidhur këmbën.
Mazu:Ende jo.
Trupi po më dridhej sa nuk mund të bëja gjë, nuk mund te lëvizja ai mund ta shikonte këtë.
Mazu:Oh! Sot takova nënën tënde.
Mari:Çfarë i ke bër?
Thash unë shpejt i cili ktheu kokën e më shikoj.
Mazu:Më trego çfarë do që ti bëj, do ta plotësoj dëshirën?
Mari:Joo, të lutem,mos i bëj gjë...Të lutemm.
Mazu:Ahh Mariposa.
Tha ai duke u ngritur në këmbë.
Mazu;Mos u frikso nuk i bëj gjë... epo tashmë nuk kam çfarë t'i bëj... sepse e vdekur është.
Mari;ÇKA? JOO..JO, po gënjen....më thuaj që gënjen?
Mazu:Përse duhet ta bëj.
Tha ai ku shumë shpejt frymarrja filloj të më vështërsohej, fillova të ndjeja një të nxehtë në trup.
Mazu:Nuk e di përse qanë kur asnjë nga këto veprime, nuk do të ta rrikthejn atë.
Tha ai teksa unë po mundohesha të ngrihesha nga aty, joo...nuk e besoj...nuk ka vdekur... nuk mudn ta ketë bërë....JO, PO GENJEN...po mendoja duke u ngritur...por në ate moment gjithçka para meje u errësua.

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now