*Kapitulli 62

275 14 5
                                    


Vendosa ngadalë duart e mia tek duart e Mazus ashtu e habitur nga ajo se çfarë dëgjova nga ai, duke mos i besuar syve atë që po shikoja..atë që po ndjeja. Unë... zemra filloj të rrah shpejt pasi vetëm tani pas tërë keto muaj, tani po e ndjeja, kisha aq shumë mendime në atë errësirë isha aq keq sa nuk e mendova kurrë.
Mazu:Po përse je kaq e habitur, ti duhej ta dijee...
Tha ai teksa më shikonte duke qëndruar ende ashtu mbrapa meje, ende duart aty tek unë.
Mari:Ta dija... e din si qëndrova unë në atë dreq errësire për 3 muaj, nuk e di si unë jam duke jetuar ende si dreqin duhej ta dija qe unë jam...
Thash duke ia larguar duart dhe u bëra të largohesha nga ai të mos e kisha aq afër meje sepse nuk më pëlqente aspak por dora e tij që kapi krahun tim më ndaloj,duke më afruar përsëri më afër tijj.
Mazu:Pra thua që edhe po të të lija aty më shumë, ti do lindje duke mos ditur se çfarë po të ndodh.
Tha ai duke qeshur, ndërsa unë shfryva frymën nga fjalët që tha, por prapë ngadalë ktheva kokën nga pasqyra dhe po shikoja aq e habitur.
-Unë po mbaj fëmijën e tijj- Këto kisha vazhdimisht në mendje.
-Fëmijën e këtij psikopatit- zemra po më rrahte fortë, pasi kisha një ndjenjë që nuk mund të përshkruaja, nuk e di nëse e doja këtë fëmijë, fëmijën e tij.Por..nuk mund ta vrasë, nuk mund të bëj asgjë... Mendova unë teksa një lotë më pikoj dhe nuk di nëse mund të them se po qaja nga gëzimi.
Shikova Mazun i cili ishte larguar e ishte ulur ku tani sytë e tij ishin më serioz duke menduar po mbante vazhdimisht shikimin tek fëmija që kisha brenda meje.
Mazu:Nuk më pëlqejnë fëmijët.
Tha ai duke marr gotën e filloj të mbush me verë. Ku zemra ime filloj të rrah shpejt kur tha ashtu po friksohesha për atë se çfarë kishte në mendje.
Mazu:Por..
Ndaloj dhe më shikoj drejt e në sy..
Mazu:Ndryshojn gjërat kur ai është i imi.
Bëri një gjysëm buzëqeshje e në dorë mbante ende gotën.
Mazu:Edhe pse shpresoj që deri në fund të shkoj mirë gjithçka.
Mari;Çka.
Thash me vetullat e ngrysura teksa e shikoja atë...Tani unë jo vetëm që duhet të shqetësohesha për vetën time por edhe për fëmijën...E di që ky mund të bëj çdo gjë, çdo gjë. Por largova atë mendim pasi fillova të ndjehesha kaq ndryshe.
Mazu;Ka kaluar kohë që nuk e kam parë atë buzëqeshje në fëtyrën tënde.
Tha ai duke më kthyer në realitet dhe duke me bërë të largoj përsëri buzëqeshjen.
.
.
Që nga ajo ditë kur Mazu më largoj nga ai bodrum kqë qëndrova 3 muaj më nuk më vendosi aty, vetëm kur e mendoj që nuk po qëndroj aty, nuk po kërkoj asgjë më shumë nga ai, mjafton që unë të mos shkoj më aty të mos qëndroj në atë vend.
Qielli ishte errësuar dhe unë po qëndroja aty në dhomë tek dritaret e saj duke shikuar yjet.Nuk e kam menduar kurrë që unë të bëhesha nënë tani në moshën e 18, doja aq shumë të studioja pastaj të hyja në punë dhe vetëm atëherë të takoja dikë, doja që kur sytë e mi ti takonin sytë e tij të shikoja të ardhmen time me të, të lumtur së bashku, të provoja ndjenja të reja me të, të kujdeseshim për njërin-tjetrin, kur të më shikonte të mërzitur të më përqafonte, të mbaja dorën e tij teksa ecnim së bashku, të vendosja kokën në shpatullën e tij teksa ai të ledhatonte flokët e mia. Të mos më lëshonte kurrë, të më dashuronte ashtu siç unë jam, të buzëqeshnim e të qanim së bashku kur të kuptonim se do bëhemi prindër, të kujdesej për fëmijët kur unë të mos jem, të luante me ta. Të shikonim ata teksa rriten, teksa i dërgojmë së bashku në shkollë, unë duke e shikuar fëtyrën e tij të nevrikosur kur fëmijët të bënin ndonjë problem. E doja atë jetë.. dhe nuk e dëshirova një jetë të këtillë, nuk e dëshiroja kurrë këtë... Mari;Por nuk të fajsoj ty.
Thash duke ulur kokën dhe vendosa dorën tek stomaku im teksa u u largova, largova sytë nga ato yje, së bashku duke larguar edhe ato mendime, u shtrira aty tek shtrati dhe mbylla sytë duke larguar lotët që po më pikonin..Duke mos mundur të ndryshoja asgjë, duhet të jetoj kështu më..Mbylla sytë edhe më fortë kur dëgjova të hapet dera dhe kush tjetër do ishte pos Mazus, kur e pashë për herë të parë nuk e pashë të ardhmen time në sytë e tij..Atëherë përse unë duhet të jem këtu.
Ndjeva dorën e tij që më ngriti kokën e ngadalë e vendosi krahun e tij duke bërë që koka ime të qëndronte tek krahu i tij ndërsa dorën tjetër e vendosi rreth belit tim.
Fillova të ndjeja frymarrjen e tij aq afër meje ku tashmë trupat tanë prekeshin.
Po mbaja sytë e mbyllur duke mos u larguar e duke mos bërë asgjë... doja dikë që do qëndronte kështu afër meje por të mund të flija pa frikë. Mendova unë duke krijuar përsëri botën time, botën që unë e dua dhe jo botën që po jetoj tani.
Mazu:Më pëlqen aroma jote.
Dëgjova zërin e ti të përgjumur.

Psycho (shqip)Where stories live. Discover now