Kur u bë mbrëmje duhej të zbrisnim që të ngrënim e vetëm tani thërrita Lirikën e cila po flinte ende.
Lirika:O zot sa kam fjetur.
Tha ajo duke i ngritur krahët lart.
Mari:Eja se duhet të zbresim poshtë për të ngrënë.
Thash duke u ulur para pasqyres pasi po kapja flokët lart se më pengonin t'i mbaja lëshuar. Lirika hyri bëri një dush sa për tu zgjuar nga ai gjumë por që nuk zgjati shumë, pasi dol filloj të mirrej me flokët e saj. Fillova të pendohesha që nuk e thërrita më herët pasi u vonua më shumë se sa duhej.
Kur zbritëm salla e ushqimit ishte e mbushur me nxënësa. Ndërsa ushqimi ishte shumë më i mirë se sa e kisha menduar, në fakt fillova të mendoja se po shqetësohesha kot në fillim pasi në fund të fundit Lirika kishte të drejtë nuk është edhe aq keq këtu, duket bukur asgjë deri tani nuk më kishte dhënë ndonjë përshtypje të keqe.
Lirika:Duhet të shikojmë orarin për nesër.
Tha ajo duke larguar pijatën duke treguar se ishte ngopur, pohova me kokë duke rënë dakort me atë që tha.
Lirika:Të dalim pak jashtë.
Mari:Në rregull.
Thash pasi mbarova me ushqim dhe të dyjat ne dolëm që të ecnim nëpër oborrë.
X:Mariposa.
Shfryva frymën ende pa kthyer kokën pasi që personi që tha emrin tim e dija se kush ishte, nuk doja ta shikoja nuk doja të kisha kontakt me të.
Mari:Zion.
Thash duke ngritur njërën vetullë pasi që nuk e di se përse vie e më flet.
Zion:Ende e nevrikosur me mua.
Ngrysa vetullat nga fjalët që tha por jo vetëm nga fjalët por edhe nga buzëqeshja që kishte formua në fytyrën e tij.
Mari:Ende vije e më flet.
Lirika:Mari po na thërret kujdestari.
Tha ajo duke më prekur krahun ku sytë e mij ende po shikonin Zionin.
Zion:Erdha të flas pasi tani kam mundësi të shpjegohem.
Mari:Nuk ka nevoj për shpjegim,më herët nuk shqetësoheshe për shpjegime, çfarë ndryshoj tani? Pasi e kuptove që do vija këtu fillove të mendoje se çfarë shpjegimesh duhet të më japësh.
Zion;Jo, unë sot e kuptova që nxënësit që do vinin ishin nxënës të shkollës tënd, prandaj ma morrë mendja që edhe ti do ishe këtu.
Tha ai dhe unë ngrysa vetullat nga fjalët që tha.
Mari;Çfarë dreqin thua...si më gënjen para syve, ti a nuk më dërgo...
Lirika:Eja Marii.
Tha ajo duke ndërprer përsëri bisedën tonë, por këtë herë nuk e vazhdova, nuk mund të dëgjoja vazhdimisht gënjeshtrat e tij.
Të gjithë ne ishim paea profesorit i cili filloj të na shpjegoj rregullat dhe orarin se si ishte këtu por gjatë tërë shpjegimit tij vetullat e mija ishin të ngrysura.
Lirika;Shumë më mirë që mësimi do filloj në ora 09:00.
Tha ajo duke u kthyer nga unë.
Lirika;Çfarë ke me këto ngrysje të vetullave, ende po e mendon Zion.
Mari;Po gënjen aq keq sa po më nevrikos kaq shumë.
Thash duke u kthyer që të dilnim jashtë pasi profesori mbaroj me shpjegime, por hapat e tonë ndaluan kur profesori na ndaloj.
Orion:Ju tregoj P.Mazu dhomën.
Mari;Po morrëm edhe çelsat.
Orion:Pak larg nga mikeshat e juaj por nuk besoj që do jetë një problem ky.
Lirika:Mirë është profesor faleminderit.
Orion;Në rregull, nëse keni ndonjë problem ejani tek unë.
Pohuam me kokë dhe dolëm nga aty. Po fryente një erë e lehtë që të qetësonte e që të bënte të ndihesh e lirë e lirë nga shumë gjëra, qielli ishte errësuar dhe vetëm duke shikuar errësirën që ishte krijuar aty lartë mund të dije që shumë shpejtë do fillonte një shi i madh, retë dukeshin të nevrikosura.
Po qëndronim para shkollës ulur në shkallë e po mendonim, vetëm se të dyja ne kishim mendimet e ndryshme që nuk ja tregonim njëra-tjetrës.
Mari;Ke telefonin këtu se unë nuk kam bateri të thërras nënën.
Thash pasi vetëm tani më kujtua që nuk e kisha thërritur.
Lirika;E kam harruar në dhomë.
Mari:Ncc...duhet të pres atëherë kur të shkojmë në dhomë.
X:Urdhëro përdore timin.
Ktheva kokën e habitur në fakt të dyja ne kthyem kokën nga zëri që dëgjuam, ku para nesh qëndronte një djalosh i gjatë, teksa buzët e tij tani kishin formuar një buzëqeshje me dorën e tij para që kishte të kapur telefonin drejtuar mua, dhe ishim ne që po e shikonim të habitur atë.
Mari:Ëëë, faleminderit por..
X:Urdhëro, nuk ka problem.
Shikova Lirikan e cila ishte humbur duke shikuar djaloshin që po qëndronte ende në këmbë...dukej që mësonte në këtë shkollë dhe nuk ishte një i shkollës sonë.
Mari:Faleminderit!
Thash duke morrë telefonin e tij dhe u ngrita në këmbë eca pak më larg tyre dhe thërrita nënën, ku si fillim shikova orën sa ishte pasi ajo mund të ishte në gjumë në këto momente ndoshta.
Mari:Përse nuk e hap.
Thash duke provuar përsëri numrin e saj pasi nuk po përgjigjej, ndoshta që nuk njeh numrin..Mendova unë duke mos provuar më, u ktheva për t'ja dhënë telefonin djaloshit që më dha por ndalova kur sytë e mi u ul tek telefoni dhe pashë mesazh në të-Nuk po më pëlqejn flokët e tua të lidhur.- ishte shkruar në mesazh ku sytë e mi mbetën duke shikuae të habitur.
Mari;Ç'dreqin bën Mari. Nuk duhet të shikosh në telefonin e huaj...Falemi...
Ndalova fjalën kur ngrita kokën që të shikoja personin që më dha telefonin por për çudi nuk ishte aty, as ai e as Lirika.
Mari:Çfarë dreqin..Ku shkuan tani këta të dy.
Thash duke shikuar përreth, ku pikat e shiut që filluan të preknin tokën e flokët e mija më larguan nga kërkimi i tyre dhe fillova të vrapoj që të shkoja për tek konviktet...Filloj një shi me të madhe ku sëbashku me të ishte edhe era që fryente me aq egersim...Ula kokën tek telefoni pasi u dëgjua muzika e tij, ishte një numër që po thërriste dhe sigurisht unë nuk e njiha prandaj nuk e hapa nuk ishte e drejta ime të hapja, pasi mbërrita, fillova të troksija tekdyert të cilat ishin të mbyllura dhe nuk po hapeshin.
Mari;O Zot.
Thash pasi përsëri dëgjova telefonin i cili po më pengonte kaq shumë në këto pika shiu, prandaj e hapa pasi ishte hera e 3-të që po thërriste.
Mari;Alo.
Thash pasi e hapa por nuk dëgjova përgjigjje.
Mari;Më dëgjoni.
Thash unë duke ngrysur vetullat por shumë shpejt ktheva sytë e kokën nga telefoni kur fillova të dëgjoja një person që merrte e shfryente ngadalë frymën, ishte një frymarrje kur je i besdisur dhe vetëm shfyn frymën.
Mari:A-Alo.
Largova telefonin nga veshi dhe e shikova me duart që dridheshin nuk e di nga frika apo nga i ftohti.
Mari:Ç'dreqin.!.
Në atë qetësi po shikoja telefonin me vëmendje, por zemra ime sëbashku me trupin kërcyen nga firika kur ndjeva një dorë në shpatullën time.
X:Çfarë bëni këtu jashtë.
Mari;Ooh jeni ju profesor Mazu.
Shfryva frymën e lehtsuar kur pashë profesorin i cili ishte ai që më preku lehtë në shpatullë.
Mari:Kanë mbyllur dyert.
P.Mazu:Në këtë erë të fortë nuk i kanë lën hapur që të mos përplasen.
Tha ai duke morrë çelsat e tij që të hapte dyert, ku sytë e mij po shikonin flokët e tij që tashmë ishin të lagura e preknin ballin e tij, nuk mund ta mohoj si një profesor që është-është goxha i bukur.
P.Mazu:Eja.
Tha ai duke hapur dyert.
P.Mazu:Duhet ta dini që kur fillon të bie shi dyert çdo herë do i mbyllen, herën tjeter mos u vono.
Tha ai duke bërë një gjysëm buzëqeshje ku buzët e mija tashmë formuan një buzëqeshje të plotë.
Mari:Faleminderit!
Lirika:Mari ku dreqin humbe.
Tha ajo duke ardh tek unë pasi P.Mazu u largua.
Mari:Po ti si më le vetëm.
Lirika:Unë të thërrita por dukej që nuk më ke dëgjuar.
Mari:Po ai djaloshi ku mbeti.
Lirika:Lorken.
Mari:Menjëherë u njoftuat ju të dy.
Lirika:Natyrisht...ee fole me maman tënde.
Mari:Jo nuk e hapi telefonin.
Lirika:Atëherë më jep telefonin ja dërgoj unë.
Mari:Në rregull.
Thash duke ja dhënë telefonin edhe pse mesazhin që pashë nuk më largohej nga mendja, por nuk besoj që ishte për mua. Lëviza kokën nga këto mendime dhe shkova në dhomë, si hyra brenda largova rrobat dhe vesha pizhamet që vetëm me to ndihesha më së miri.
.
Më kishte zënë gjumi por nga zhurma që po bënte Lirika nuk mund të flija, nuk mund të vazhdoja gjumin.
Mari:Liri më lër të fle...
Thash duke hapur sytë e përgjumur por dhoma ishte në errësirë pasi dritat nuk ishin të ndezur edhe pse nuk më kujtohej që kisha ndalur.
X:MA-RI-PO-SA.
Ngrysa vetullat kur dëgjova një zë afër tek veshi im ndërsa trupi im nuk mund të lëvizte, nga frika.
X:U zgjove.
Ishte errësirë prandaj nuk mund të shikoja personin që qëndronte para meje por thika që prekte qafën time e ndjeja shumë mirë atë.
Mari:Largohuu..Largohuu.
U dëgjua zëri im teksa po mundohesha ta largoja atë nga unë.
X:Mari zgjohuu...
YOU ARE READING
Psycho (shqip)
HorrorTë gjithë po qëndronin para nesh duke na dhënë një mirëseardhje shumë më të mirë se sa unë e mendova prandaj besoj nuk do jetë aq keq sa unë e mendova. X:Apo jo Lirika. Bëra një buzëqeshje duke analizuar personat që kisha para. . . -Ah!Mariposa....M...