1. ARIA

5.1K 164 41
                                    

Shikonte e perqendruar goten e whiskyt ne doren e saj, nje pije aspak verore, teksa qendronte ulur ne beach barin e plazhit te Dhermiut.
Ishte diplomuar dy dite me pare, nje dite te cilen prej 6 vitesh e kishte pritur me padurim. Te tere studentet enderronin per momentin e hedhjes se kapeleve, dicka aq simbolike. Me ne fund te lire nga provimet, nga stresi i pedagogeve te keqinj. Kapelja fluturonte lart dhe bashke me te edhe tere merzite, acarimet e jetes universitare. Por cfare e priste? Kjo ishte pyetja qe e mundonte. Kishte perfunduar mjekesine, kishte pare mijera agime teksa qendronte mbi libra per te studiuar, kishte shkelqyer ne cdo lende dhe tani asgje. Tani nje udhekryq edhe me i rremujshem se ai i matures. Ne kete kryqezim te jetes nuk kishte semafore, cdo gje ishte e padrejte.  Specializimi i shkonte atij qe kishte xhepin e ngrohte dhe jo mendjen plot. Prandaj po pinte. Ne djall vafshin te tere mendonte dhe rrekellente edhe nje gllenke nga pija e saj. E urrente alkolin por sonte ai ishte miku i saj me i mire.  Jo, nuk ishte aspak e gezuar, prandaj rrekelleu edhe nje gllenke tjeter. Ndihej e vetmuar, e demoralizuar, pesimiste, depressive. Mund te gjente njemije fjale per c'ka ndjenjte, asnje prej tyre nuk i shkonte per shtat ambjentit qe e rrethonte. Nje party ne plazh. Beach bari ishte mbushur me te rinj, vajza qe qeshnin me njera tjetren dhe me bisht te syrit shikonin djemte dhe keto te fundit haptasi ndiqnin me sy vajzat me fustanet e ngushta apo pantallonat e shkutra qe nuk i linin gje imagjinates. Kishte pranuar te vinte ne kete udhetim me dy shoqet e saj dhe te dashurit e tyre, e vendosur per te shijuar nje vere te fundit te cmendur, nje vere pa asnje lidhje emocionale ndaj dikujt, pa pergjithesi mbi supe, nje vere plot njohje dhe eksperienca te reja perpara se te niste nje kapitullin e ri ne jeten e saj, ku do ti duhej te ishte e pergjegjshme, e perkushtuar ndaj profesionit qe aq shume dashuronte, dhe gjithmone e zene. Edhe nje gllenke per profesionin qe dikur e kishte dashur aq shume.

Nxorri me veshtiresi telefonin nga xhepi i pantallonave te plazhit dhe qeshi nen ze me paaftesine e saj per te perballuar alkolin. Ishte ne goten e trete dhe qe tani i merreshin mendte dhe tere veprimet e saj ishin me te ngadalta dhe aspak te kordinuara.

'Ku je?' – lexonte mesazhi qe i kishte derguar shoqja e saj e ngushte pak caste me pare.

'Diku, duke te lene privatesi ty dhe amores.' – shkroi me veshtiresi nje pergjigje plot gabime. Jeta ishte shume e shkurter per te korigjuar tere gabimet drejteshkrimore ne nje mesazh. I duhej nje pije tjeter, prandaj me tere vendosmerine e saj te dehur u kthye nga banaku. Kishte vendosur vertete te pinte deri sa kembet mos ta mbanin me.

Por teksa me  sy ndiqte kamarierin dhe mundohej me kot ti terhiqte vemendjen, ishte nje djale brun me floket e shpurpuritur ai qe e beri per nje cast te harronte pijen e saj. Shikimi i tij magnetik ishte fiksuar mbi te, dhe teksa edhe ajo e studionte nga ana tjeter e banakut ndjeu nje ngrohtesi qe I pushtoi trupin, aspak te lidhur me alkolin. Kishte vite qe nuk flirtonte, madje as flirtime platonike si ky tani. Ndjeu buzet e saj qe ne menyre te pavullnetshme formuan nje buzeqeshje. Shkundi lehte koken si per ty kthyer ne realitet, duke shkeputur fokusin e saj prej tij. Ishte vetem nje djale, nje si shume te tjere qe ndodheshin aty me nje qellim te vetem, te gjenin ndonje vajze per te kaluar disa ore. Pikerisht ajo cka I duhej tani. Nje gote whisky dhe nje mashkull.  Ne fund te fundit ishte 25 vjec, single, e vetme dhe e dehur ne nje plazh plot njerez. Pak shoqeri nuk i bente keq askujt. 

Do ti fliste, po do ti fliste pa e menduar dy here, pa lene pasigurite e saj te merrnin udheheqjen por ishte serisht e dridhura e celularit qe e zgjoi nga ai cast deliri.

'Hajde, po te presim te shkojme te hajme dicka' – serisht shoqja e saj.

'Vazhdoni pa mua. Jam e zene' – dhe kete here e fiku dhe vendosi ti rikthehej aktivitetit te saj te ri te preferuar,te gjente nje shoke pijeje, djalin e disa casteve me pare me sakte. Kerkoi me sy ne anen tjeter te banakut por bruni nuk ishte me aty. Ters, do te gjente dike tjeter. E kaperdiu merzine e saj me nje gllenke tjeter nga gota qe kamarieri kishte vendosur perpara saj.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now