PAS 2 VITESH
Qendronte ne godinen e vogel ne periferi te Tiranes duke kontrolluar detajet e fundit perpara inagurimit. Ai qe kishte nisur si nje projekt i se motres nje vit me pare kishte lulezuar, ishte rritur bashke me ta ne qendren e pare te vertete te reabilitimit kunder varesise se droges. Nje mundesi per ata qe si Noeli luftonin ate armik te rrezikshem.
Me ta qendronte edhe Ema, tashme e lumtur krah te fejuarit te saj.
- Dasma do te behet ne vere, - i kishte thene ajo nje dite teksa drekonin te tere se bashku, - ke mjaftueshem kohe per ti rifituar serisht zemren asaj dashurise tende.
Ne 2 vite kishte ecur shume, kishte ndihmuar te motren, kishte punuar fort bashke me te per te qendruar ketu sot, ne spitalin me te ri te kryeqytetit, kishin perdorur sebashku parate e piseta te prinderve te tyre per te ndertuar dicka te bukur, te paster. Ne asnje cast nuk e kishte harruar ate, Arian. Kishte qene ajo frymezimi i tij i vetem ne cdo hap.
Noeli studionte per Ekonimi, nje studente e devotshme. Ai kishte hapur nje linje kafenesh te tijen te cilen e menaxhonte. Asnjeri prej tyre nuk kishte pranuar te vazhdonte ne rrugen e biznesit te prinderve.
Kishte njohur nje vajze para nje viti, dy vite me e vogel se ai. Kishin takuar njeri tjetrin per disa muaj. Kishte qene i sigurte qe mund te ndertonte nje familje me dike tjeter, me dike qe nuk ishte vajza qe ende nuk i kishte kthyer ate pjese te zemres qe kishte marre me vete pertej oqeanit dy vite me pare.
Kishte qene po Kevini ai qe i kishte dhene fund, i paafte per te zevendesuar Arian me dike tjeter. Arian qe kishte qene dashuria e tij e pare ne moshen 28 vjecare, Arian qe vazhdontebta dashuronte akoma po aq shume edhe ne te 30tat. Dashuronte kujtimin e vajzes qe per fare pak kishte qene gjithcka e tija. Ndersa tani qe kishte gjithcka ajo ishte e vetmja qe mungonte.
Nje dite u frikesua qe edhe kujtimi i saj, e vetmja gje e mbetur prej Arias, po e braktiste.
Nuk la dy gure bashke deri sa gjeti Anen, ate shoqen e saj te cmendur qe punonte si arkitekte ne nje firme ndertimi.
- Ce mire e lidhur me Arian te sjell ketu? - ishte pyetja e saj e pare. Qeshi dhe pa e zgjatur i tha qe deshironte ta takonte.
- Po me thua qe se ke spiunuar asnjehere facebook e saj? - vazhdoi ajo. E kishte spiunuar, dinte qe punonte ke Boston ne nje nga spitalet me te mira por kishte qene nje foto me nje djale te ri qe kishte trazuar qetesine e tij. 'Ka te drejte te takoje te tjere, sic ke bere edhe ti.' I thoshte vetes por nuk mund te fshinte friken qe ajo mund ta kishte harruar.
- Po te them qe dua ta takoj. - shpalli ai
- Po sikur te te them qe eshte martuar dhe jetoj e lumtur? - u tall ajo.
- Prape do deshiroja ta takoja. - tha i sigurte ai.
- Do te te kushtoje nje cante, ate qe sma bleve kurre, dhe pasi te vleresoj sa seriozisht e ke me te do te ta blej vete bileten. - dhe perpara se te largohej prej zyres se saj shtoi - Dhe qe ta dish nuk e bej per ty, por dua vertete qe femijet e shoqes time te jene te bukur dhe jo ca mini hamburgera Amerikane.Ana qendronte perballe tij me Marlen dhe nje djale te panjohur ne inagurimin e qendres se rehabilitimit. Tani mund te quhej edhe nje nga mikeshat e tij me te mira.
Qendroi dhe priti disa te njohur te tij, njerez qe e kishin ndihmuar. U kerkoi ndjese te ftuarve por i duhej te largohej, kishte nje fluturim te gjate per te bere, nje avion qe priste per ta cuar tek Aria.
I shkeli syrin Anes, bashkepunetores se tij ne krim. 'Shko dhe zbutja koken dhe zemren asaj kryeneces' i kishte thene teksa i zhgaraviste diku adresen e Arias.*
Nje dite tjeter lodhese ne pune kishte perfunduar. Ishte e premte por nuk kishte aspak fuqi per te dale, pas rojes se gjate e te lodshme.
Ndjeu telefonin qe u dridh ne xhepin e palltos teksa qendronte me koken mbeshtetur pas xhamit te metrose qe do ta conte ne shtepi, ai udhetimi 7 stacionesh i perditshem.
Fytyra qesharake e Anes, ne nje nga ato fotot qe vetem ajo mund ti zgjiehte per foto profili ne mediat sociale mbushi ekranin e telefonit te saj.
Iu pergjigj telefonates se saj ne Viber per te shtyre ate udhetim te merzitshem.
- He mi shoqe si te kam? - pyeti ajo.
- A nuk eshte mesnate andej? - pyeti Aria.
- Qekur mendon se flej heret une. Vertete jam plakur 2 vite por ti e di qe do iem nje nga ato gjyshet trendi une qe do shkoj ne clube.
- Pse u kujtove per plakaruqen tende?
- Thjesht te sigurohesha qe do marresh nje dhuraten time.
- Cfare dhurate? - pyeti Aria duke i rikujtur qe nuk ishte ditelindja e saj edhe per 2 jave te tjera.
- Surprize. Ta kam nisur me poste speciale.
Biseduan edhe per disa minuta, biseda normale perpara se ajo ti rikujtonte Kevinin sic bente gjithmone.
- Je e vetmja arsyje pse nuk e kam harruar ende. - e kishte akuzuar ne nje prej atyr bisedave te tyre te gjata ne Skype, ndonese e dinte qe arsyeja e vertete ishte vete ajo. E brrente ai kurioziteti se cbehej me te, por kurre nuk tregohej aq e dobet sa te pyeste Anen ndonese kjo e fundit fillonte te tregonte vete si nje manjetofon i prishur. Ishte kurioze se cbehej me te, vazhdonte te ishte horri i zakonshem apo ndoshta e motra kishte arritur ta ndryshonte, kurioze nese ai vazhdonte te mendonte per te ndonese ajo pyetje mori pergjigje kur Ana i dergoi nje foto te te dashures se tij para nje viti. Por mbi te gjitha ishte kurioze cdo te ishte bere me ta? Nese ajo do te kishte lejuar qe ai ta ndiqte ne Amerike ate dite... Nese ajo nuk do te ishte larguar si kryenecja e gjithmonshme duke e lene pas te copetuar.
- Aty je apo te rrembeu ndonje nga ato gogolat e getove andej? Jose kam ndonje gje me ta por ti i di qe une vdes per biondet.
- E di me mire sec di qe une vdes per brunet. - ia ktheu Aria.
- Epo mire se njoh une nje brun qe se harron dot ti, megjithese ben kot si zemergure. Arrite ne shtepi? - pyeti ajo.
- Dhe pak. Mezi po pres te flej gjume. - pranoi Aria
- Me beso, pas suprizes time nuk ben gjume ti sonte jo. Ik tani, shijoje naten. - dhe pa pritur pershendetjen e saj i dha fund asaj telefonate.Nje mesazh i dyshimte po prej saj ndricoi serisht ekranin e telefonit te Arias pas pak: Mos me urre, e bera sepse te dua! :*
Hapi deren e pallatit me celesin e madh dhe nxitoi per ne apartamentin e saj ne katin e peste. Preferonte te ngjitej ne kembe, nje zakon i vjeter mbetur nga pallati i saj i Tiranes.
Kur ishte ne shkallet e fundit pa nje figure mashkullore, qe qendronte i kerrusur ulur ne shkallet e piseta.
Cfare dreqin, ndonje tjeter nga te pastrehet e shumte qe qarkullonin ne rruget e qytetit mendoi.
Por u ndesh me surprizen me te madhe kur i panjohuri ngriti koken per te ndeshur shikimin e saj. Kevini, i njejti Kevin, te njejtat sy qe mbante mend ndonese floket e tij ishin pak me te shkurter dhe kishte zevendesuar xhinset me nje pale pantallona me te erreta, dhe xhupat me nje pallto te zeze.
- Cfare, cfare po ben ketu? - belbezoi e shtangur aty te shkallet e pallatit. Ana mendoi me vete, ishte nje kurdisje e saj.
- Erdha per ty, dhe nuk ishte nje udhetim i shkurter. - foli ai me zerin tashme pak me te trashe, apo ishte i njejti ze dhe ajo thjesht e kishte harruar? Jo, refuzonte te pranonte qe kishte harruar ndonje detaj te lidhur me te.
- Hmm, une... Sdi cfare te them, - tha ajo e dorezuar.
- Mos thuaj asgje, - ia ktheu Kevini teksa afrohej prane saj per ta terhequr ne nje perqafim te gjate dhe plot mall. U relaksua ne krahet e tij, sic kishte bere aq here para dy vitesh.
- Me kishte marre malli o dreqe, - peshperiti ai, sic peshperiste gjithmone fjalet e bukura prane veshit te saj.
Edhe mua deshironte te pranonte por zakonet vjetra nuk harrohen plotesisht kishte thene populli. Dhe ajo vazhdonte te mos ishte vajza qe pranonte lehtesisht ndjenjat e saj, vazhdontb te ishte vajza qe fshihej pas fjaleve te brisketa dhe mureve te forta.
- Nuk do te me ftosh brenda? - tha ai pas atij perqafimi aq te gjate, - Fundja e meritoj pas 9 oresh ne avion.
- Po, me fal. - tha Aria teksa gerrmonte per te gjetur celesin e deres se blinduar. e hapi me veshtiresi me e ngathet se zakonisht dhe e la te fytej perpara, e ftoi edhe nje here ne apartamentin e saj.
- I ngrohte, si ai i Tiranes. - tha Kevini teksa shikonte lart e poshte, studionte cdo cep. - Edhe una kem nje hyrje timen tani, dicka me te vogel se dhoma ime e vjeter. E dashuroj, por jo me shume se keto apartamentet e tua.
- Me behet qejfi... Qe ke nje shtepi tenden. Jo qe dashuron timen te jemi te qarte. - u shpjegua Aria.
- E di cfare dashuroj tjeter pas tere ketyre viteve? - pyeti ai teksa dora e Kevinit gjente ate te Arias.
- Hmm, Dhermiun? - nderhyri ajo.
- Jo, dashuroj ate vajzen qe njoha atje. Te dashuroj ty Aria, por besoj se isht e kuptueshme perndryshe pse do vija ne anen tjeter te botes.
- Mendova se, se kishe vazhduar me jeten tende.
- Kam plot gjera per te te treguar, pafund gjera per te ndare me ty, por te lutem a do te me lejosh te te puth? - tha teksa afrohej ende me ate vetebesimin e pathyeshem drejt saj.
- Qe kur kerkon leje ti Kevin? - e talli ajo teksa hidhte krahet e saj rreth qafes se tij per ta puthur me tere mallin e atyre viteve dhe pasionin e dashurine qe i kishte mohuar vetes.
Ndryshe nga ckishte menduar, ate nate nuk fjeti aspak. Ishte nje nate e mbushur me rrefime; ishte vertete e lumtur qe ai ia kishte dale te ndertonte dicka te tijEn, e lumtur per Noelin dhe jeten e re qe kisht zgjedhur te jetonte. Por mbi te gjitha ishte e lumtur per faktin qe ndodhej serisht ne krahet e tij, qe serisht mbeshtete ne kraharorin e Kevinit degjonte rrahjet e zemres se tij te ndryshuar. E lumtur, nje lumturi receten e se ciles e dinte vetem ai. Kevini ishte ajo ereza speciale qe bente edhe gezimetbe saj me te bukura...
- Nuk do te te lej me kurre te shkosh. - premtonte ai teksq e shtrengonte prane vetes.
- Si do ja besh distances?
- Eshte problemi me i vogel, une po mendoj si do ia bej kokes tende prej guri dhe fiksimit tend per mos te liruar anen e majte te shtratit. - u tall ai pastaj serioz shtoi, - Ka nje zgjidhje per gjithcka. Sa mire qe une e adhuroj Bostonin dhe qe mund te menaxhoj nje lokal edhe nga ana tjeter botes - tha dhe e puthi serisht, embelsisht dhe eger ne te njejten kohe, puthje aq speciale qe vetem ai dinte te dhuronte.Historia e tyre nuk kishte nje fund...
Jo, perkundrazi, ne fund te historise se tyre ishte ky fillim i ri, i treti i verteti numeroi Aria perpara se ti dorezonte Kevinit celesin e zemres se saj, pergjithmone.