9. KEVIN

1.4K 113 13
                                    

Aria... perseriste ne mendje emrin e saj, emer qe ajo kishte refuzuar ti thoshte pas asaj ndarjes se tyre ne jug dhe madje nuk ia kishte thene as kur e nervozuar e kishte lene pas ne dhomen e proves se Coin.
Por ne Tirane nuk ishte aspak e veshtire te gjeje dike, mjaftoje te pyesje lart e poshte nje ose dy veta. Ne fillim kishte pyetur nje shok, qe organizonte festivalin ne jug, i kishte pershkruar vajzen e bukur. Me duket se e di per ke po thua, kishte thene djali por per te qene I sigurte pyeti nje te njohur tjeter.
Mjaftuan 2 pyetje qe ai te mesonte me shume rreth saj se ckishte mesuar ne ato dy takime te tyre.
Aria, student mjekesie ose dicka e tille. Eshte shume vajze e mire, kishte pohuar shoku I tij teksa I gjuante ne shenje miqesore ne shpatulla, i sigurte qe ai interesohej me shume per te sepse qellimet e tij ishin serioze. Gabohesh mik, donte ti thoshte Kevini por heshti, i kenaqur qe me ne fund dinte emrin e saj.
Aria, sfida e tij e rradhes mbante emrin e saj, emrin e vajzes se veshtire, te veshtire per te komunikuar, vajzes qe refuzonte me ngulm ta njihte me shume Kevinin, vajzes qe luftonte per ta mbajtur sa me larg vetes.
Ishte per te qeshur mendonte Kevini, qe e njejta vajze qe fare thjeshte kishte pranuar te flinte me te ne Jale, kundershtonte cdo perpjekje te tij per ta njohur.
Dhe ishte serisht e njejta vajze kokeforte dhe e pakuptueshme qe qendronte ne krahet e tij ne ate moment teksa kercenin ne festen e Marles.
- Hajde me mua ne terrace, - propozoi Kevi teksa peshperite ato fjale ne veshin e saj.
- Jo. – u pergjigj ajo me shpejtesine e drites.
- Po pergjigjesh me shpejte se ci duhet nje truri normal per te formuar nje mendim, - e sulmoi ai fjalet qe ajo I kishte thene ne jug.
- Paske qene I vemendshem, - konstatoi Aria.
- Aria, clirohu. Nuk do te te haj. Jo pa deshiren tende te pakten. Dua vetem te qendrojme bashke ne nje vend pak me te qete. Te sfidoj. – tha Kevini, duke luajtur te njejtat karta si ajo ne jug kur e kishte sfiduar per tu hedhur nga nje shkemb; I sigurte qe kokefortesia e saj do ta bente te pamundur te refuzonte.
Donte vertete te qendronte vetem me Arian, pse jo edhe te shijonte buzet e saj te plota per te cilat kishte tere naten qe fantazonte, larg syve te Armeles qe kishte humbur diku me shoqet e saj.

*
Admironte butesine e tipareve te asaj vajze, profilin e saj te bukur teksa Aria shikonte dritat e qytetit nga terraca e Sky Tower.
Ajo ishte ndryshe mendonte, shume ndryshe nga vajzat qe e terhiqnin zakonisht. Nuk ishte e gjate, por as e shkurte;  trupin ia zbukuronin edhe me shume format e saj femerore te cilat fustani qe kishte veshur ia nxirrte ne pah mrekullisht. Floket e gjata me onde, te shkelqyeshme, te pademtuara nga mijera kimikate, i binin butesisht mbi supe. Donte te ndjente butesine e mendafshte te atyre flokeve serisht ne duart e tij si ate nate.
Aria nuk ishte asgje si Armela mendonte Kevini, si vajza me pamjen perfekte, me tiparet e plota dhe pak vulgare, trupin e zhdervjelle, e gjate me pamjen e nje modeleje te Victoria Secret, femra me qendrimin e sigurte dhe provokues qe bente cdo mashkull te gjunjezohej perpara saj.
Por Armela perfekte serisht qendronte nen hijen e vajzes me pamjen aq paqesore por me gojen e brisket.

-       Boll me pe me ashtu. – u ankua Aria -  Sikur po me skanon.Eshte e frikshme.
- Aria apo jo? – tha Kevini duke e surprizuar me faktin qe dinte emrin e saj. - Nga njeh Marlen? – e pyeti pa I lene kohe te kerkonte sqarime te metejshme.

-       Nga dreqin e di emrin tim? Nuk ke asgje me te mire dhe fitimprurese per te bere sesa te ndjekesh te tjeret si ndonje psikopat? – shpertheu ajo.
- Je kaq gjaknxehte. Arrin piken e vlimit edhe pas ngacmimit me te vogel. – tha ai qetesisht.

-       Je i cmendur. – vazhdoi ajo.
- Po me diagnostikon me syrin e nje doktoreshe? – adhuronte ta acaronte, te dinte qe ishte ai arsyeja e nervave te saj. Ne ato caste, kur dukej sikur me shume se cdo gje deshironte ta vriste, ne syte e Kevinit ishte femra me sexy ne tere boten.
- Nuk me besohet. Ti, ti je nje... - nisi nje sulm tjeter me fjale qe nuk perfundoi kurre sepse Kevini iu turr ne kundersulm me nje puthje. E puthi egersish, I pangopur nga aroma e saj, shija e saj.
Ajo perpelitej nen krahet e tij, duke u munduar me kot ti shpetonte shtrengimit te Kevinit,dhe cdo tentative e saj e deshtuar ushqente me shume deshiren e tij kundrejt saj.
Aria, Aria qe ai mund ta bente serisht te tijen ne cdo cast, Aria pas syve te ftohte te se ciles fshihej nje deshire perveluese per Kevinin.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now