25. KEVIN

1.3K 105 22
                                    




E priste poshte pallatit te vogel te fshehur diku thelle ne rrugicat e ngushta te qytetit te Tiranes.
Nje makine tjeter erdhi pas tij, duke I rene fort borise por Kevini refuzonte te hapte rrugen I vendosur per te pritur Arian e cila ne ate cast u duk ne hyrjen e pallatit. Pa makinen e tij luksoze dhe vrapoi drejt saj, duke I kerkuar ndjese burrit qe vazhdonte te protestonte pas Kevinit.
- Mund tja kishe hapur rrugen. – kritikoi ajo sapo zuri vend ne sediljen e pasagjerit duke vendosur edhe rripin e sigurimit.
- Po te prisja ty, mund edhe te duronte pak ai shtataniku dreqit.
- Gjithmone kaq I sjellshem – tha tere ironi ajo.
- Thote vajza qe harroi te pershendesi. - i kujtoi Kevini. – Ckemi Aria? Kenaqesi qe te pashe. 
- Sa keq qe nuk mund te them te njejten gje. – shfryu ajo nen ze. Pelqente me shume vajzen me perparesen e bardhe, qe e fshehur pas petkut te profesionit ishte deri diku me e sjellshme me te. Ndersa vajza veshur me xhinset e ngushta qe nxirrnin ne pah tere format e saj te bukura, dhe me kemishen e holle pak transparente, serioze dhe sexy ne te njejten kohe, qe qendronte ulur krah tij ishte ajo kokederrja qe ai me shume se cdo gje deshironte ta nenshtronte, ajo qe asnjehere nuk I hapte rruge duke bere cdo gje me te veshtire dhe terheqese ne te njejten kohe per Kevinin.
Aria zemra se ciles do rrihte vetem per Kevinin.. mendonte teksa ngiste makinen drejt restorantit ku kishte prenotuar. Nje takim, mund te ishte e vetmja here qe ajo pranonte te kalonte kohe me te, prandaj ishte siguruar qe cdo detaj te ishte perfekt. Nga ambjenti, nje nga restorantet me chic te Tiranes (Abba 21), sherbimi I kujdesshem. Kishte kerkuar qe ti ruanin tavolinen me pamjen me te bukur te qytetit, ne nje cep te vecuar te restorantit, ku nuk do te bezdiseshin nga bisedat e te tjereve; dhe qe tavolina ne fjale te mbushej me shume lule te bardha, lule per te cilat dukej se femrat cmendeshin. Bileta per ne shpirtin e nje femre ishte aq e lire sa edhe nje buqete e bukur me lule kishte menduar gjithmone Kevini.

*
Kishin shijuar ne qetesi, pa asnje zenke, qe ishte nje record per ta pjatat e ndryshme, specialitete franceze sic kishte shpjeguar chef-i.  Kevini kishte qene I sigurte qe do te surprizohej nga detajet e vogla, te cilat ai kishte urdheruar te beheshin me nje telefonate, por ajo kishte qendruar menefregiste, e ftohte madje dhe kur ai e kishte pyetur nese lulet I pelqenin kishte pohuar lehtesisht me koke pasi kishte studiuar pak me me imtesi lulet e shumta.
Aria nuk ishte vetem e veshire, por ishte edhe e paparashikueshme mendonte ai.
- E di, luksi nuk me impresionon aspak. – tha ajo teksa prisnin per embelsirat. – Nuk e shtron dot rrugen per ne zemren time, nese ky eshte qellimi yt, me ushqime dhe me lule te shtrenjta.
- Nuk te pelqeu? – kerkoi te dinte ai, I surprizuar.
- Nuk thashe qe sme pelqeu, te thashe qe nuk ia arrite qellimit tend per te me surprizuar. Pas 1 ore perballe teje vazhdoj mos te te njoh aspak, sepse deri tani kam njohur vetem kuleten tende qe ti sigurohesh tja perplasesh te tereve ne fytyre. Nuk e di per te tjerat, por per mua paraja nuk eshte aspak terheqese Kevin.
- Cfare do te te impresiononte?
- Edhe nese do te me kishe rrembyer do te kishte qene me e kendshme se kjo darke kaq, hmm, pompoze. – perfundoi mendimin e saj ajo.
- Do ta mbaj shenim, rrembe Arian.
- Korigjim, harro Arian. – shtoi ajo.
- Gabim. Nuk shpeton dot kaq thjeshte prej meje. – dhe me doren e tij shtrengoi ate te Arias.

·     
Telefoni I tij u dridh teksa krah Arias priste ashensorin qe do ti zbriste serisht poshte.
'Amela' lexoi emrin e telefonuesit dhe I bezdisur nga ajo kembengulja e saj, pasi kishte refuzuar ftesen e saj per tek festa idiote e njeres prej atyre kuckave qe ajo quante shoqe ate pasdite, futi telefonin ne xhep pasi e fiku. Kurvat mund te prisnin, mendonte teksa studionte profilin e Arias. Vetullat e plota dhe te rregullta, syte me formen e bukur dhe me bebet e errata si nata, hunda e drejte dhe pak perpjete qe I shkonte per shtat karakterit te saj prej mendjemadheje dhe buzet, buzet e saj te plota per te cilat kishte fantazuar gjate tere mbremjes, uria e tij per to nuk ishte shuar as nga ushqimi I mire qe u ishte servirur.

- Tani do te te puth – paralajmeroi ai sapo dyert e ashensorit u mbyllen pas tyre dhe pa pritur per kundershtimin e saj ngjeshi buzet e tij tek ato te Arias e cila, ndryshe nga ckishte menduar, iu dorezua puthjes se tij. Puthje qe ndryshe nga ato te tjerat qe kishin ndare me njeri tjetrin, nuk ishte e eger... Perkundrazi, ishte nje nga ato puthjet e embela qe ne cdo situate tjeter do ta kishin velur Kevinin, nje nga ato puthjet e gjata dhe femijenore, nje nga ato puthjet e filmave qe duket sikur nuk perfundojne kurre.
Nje nga ato puthjet e paharrueshme...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now