'Behesh per ndonje kafe me vone? Do jem me ca shoqe, shoke. Dua te vish' lexonte mesazhi qe sapo i kishte derguar Sara, e njejta vajze qe ditelindjen e Noelit kishte zgjedhur ta festonte ne krahet e Kevinit.
E urrente Saren por cdo vend do ishte me mire se ai party i merzitshem i vajzes se nje miku te familjes mendonte Noeli teksa qendronte turi varur, me goten mbushur plot perplot me redbull, ulur ne nje stol te larte. Ishte detyruar nga prinderit te dukej ne feste me Kevinin, por nga ata te dy ajo ishte e vetmja qe po i bindej urdherit te tyre mendoi, sepse Kevini kishte nje zot e di sa kohe qe ishte zhdukur me nje shtrembese, nje flokezeze te shperlare, aspak e zakonte per vellain e saj syte e te cilit ishin te verber ndaj cdo femre nen 1.75 dhe jashte permasave 60-90-60 kishte konkluduar Noeli. Ndersa vajza e dites nuk mund te ishte me e gjate se vete ajo, e cila gjithmone qahej per gjatesine e saj; e veshur me nje lecke te lire qe shtrembesja padyshim e konsideronte fustanin me te mire qe zoteronte; per mos te folur per kepucet demode me modelin qe gjyshja e saj vishte. Kishte vetem nje shpjegim mendonte Noeli: Kevini duhet te ishte semure, rende.
Iu rikthye mesazhit te Sares. Disa shoke e shoqe permendte ajo, njerez te shkolles se tyre padyshim me te cilet Noeli nuk shoqerohej aspak, ose nuk ishte shoqeruar deri me sot. Ata nuk kishin asgje me shume se ajo, dhe prape Noeli ishte ndjere gjithmone e padeshiruar, e nenvleresuar, jo sepse te tjeret e kishin shtyre te ndihej e tille po sepse ajo vete i kishte perqafuar ato ndjenja. E sigurte per tu ndare nga ai version i vjeter i saj, shkruajti nje 'Po vi' ne biseden me Saren dhe si furtune u turr drejt deres pasi rrembeu canten e saj firmato, nje dhurate nga e ema ne ditelindjen e saj te 18. Mamaja e saj, i vinte per te qeshur, po tani vetem qeshte qe ajo grua se ciles detyrohej ti therriste mama vetem sepse kishte qendruar ne barkun e saj per 9 muaj, sishte vecse nje e huaj per Noelin. Nje makineri, mendonte ajo, qe vetem jepte urdhera dhe ekzaminonte cdo detaj deri ne perfeksion, edhe sjelljen e tyre. Deshtimi i saj i vetem ne jete kishte qene Kevini, deri me tani. A do te zhgenjehej nese zbulonte qe Noeli, vajza e saj perfekte me te cilen mburrej lart e poshte, ishte arratisur nga nje feste kur detyra e saj e vetme kishte qene te buzeqeshte dhe te dukej e bukur sepse sipas fjaleve 'inkurajuese' te mamase se saj ajo ishte e ardhmja e perandorise se tyre financiare. Do te denohej nje dite apo nje jave per kete mosbindje? Sa fjale te ftohta therese do ti duhej te degjonte perpara se ajo ti jepte fund bisedes se tyre, ate bisede ku i rikujtonte per te qindten her detyrat e saj ndaj familjes me fjalet 'Mos u bej edhe ti nje zhgenjim'. Por sonte Noeli donte te behej pikerisht e tille'zhgenjyese'.
Gjate arratisjes se saj u perplas me vajzen e te merkurave dhe te te premteve. Po, i referohej shoqerueseve te vellait sipas diteve qe kalonin ne shtepine e tyre. Vajza, Amela apo sidoqe quhej, e pamundur ta kuptonte nga bisedat e tyre te spiunura permes murit sepse asnje nuk e kishte prezantuar me te, ishte nje koke me e gjate se Noeli, veshur me nje fustan te shtrenjte per te cilen duhet te ishte kujdesur Kevini.
- Noel, sa mire qe te pashe. - iu drejtua ajo Noelit e cila shtangu e frikesuar qe plani i saj per tu zhdukur nga aty sa me pare do te deshtonte sapo pupeta e te vellait ta spiunonte tek ai
- Cfare do? - ia preu shkurt Noeli
- S'doja te te shqetesoja, por nuk po gjej dot Kevinin dhe telefoni i tij me del i fikur. Di gje ku eshte? - pyeti ajo e shqetesuar.
Vertete ishte aq budallaqe kjo vajze mendonte Noeli, vertete refuzonte te pranonte dhe te besonte realitetin ku i dashuri i saj sishte vecse nje kurvar i rregjur.
- Po tenton per femije me nje brune jam e sigurrte. Nese te ben te ndihesh me mire, ti je me e bukur. - tha Noeli tere mllef perpara se ti kthente kurrizin dhe te largohej prej zhurmes se asaj feste te deshtuar.*
Shtyu deren e pizzerise emrin e se ciles ia kishte derguar Sara me mesazh, nje lokal lagjeje fshehur ne thellesite e rrugicave te Tiranes.
Ajo sebashke me 2 djem dhe nje vajze te cuditshme, asnjeri prej tyre nuk ishte nje prej pasanikeve te shkolles se saj, ishin ulur ne cepin me te larget. Eci drejt tyre pa ngurruar asnje cast; Noeli qe kishte hyre ne ate dere ishte vazja e vendosur dhe jo cupelina e komanduqr nga e ema i kujtonte vetes.
Me ta pare Sara u cua per tju herhur ne qafe perzemersisht dhe pas asaj shfaqeje dashurie te shtirur e prezantoi me te tjeret.
Teo ishte trupmadhi me mjekren jo simetrike dhe shikimin e ngrysur.
Dajana, vajza imcake, me fytyren e bardhe dhe rrathet e dukshem te zinj qe nenvizonin syte e saj. Kishte veshur nje triko te kuqe ndonese ishte mesi i veres dhe nje kapuc te verdhe.
Mario, bruni me floket e shkurter, syte e erret dhe te frikshmerit te eger.
' Noeli, shoqja ime e ngushte' ishin fjalet me te cilat Sara e prezantoi tek ta.
Donte te qeshte, qeshte me epitetin e 'shoqes se ngushte'. Shoqet e ngushta nuk flejne me vellazerit e njera tjetres ne rastin e pare iu ofrohet por duke hedhur pas kraheve ate incident u kthye nga te panjohurit, syte e te cileve ishin perqendruar tek ajo dhe i buzeqeshi.
U ul krah Sares e cila pas asaj shfaqeje perzemersie te fillimit harroi prezencen e saj, e zhytur ne muhabet me Teon i cili e degjonte i mahnitur, sikur cdo fjale qe dilte nga goja e saj te ishte nje filozofi, nje fjale e urte. Dajana nderpriste here pas here biseden e tyre te zjarrte, e paftuar duke komentuar rreth situatave dhe njerezve qe ata permendnin. Ndersa Mario si edhe Noeli heshte teksa studionte vajzen e re qe i ishte bashkuar. Vajzen me fytyren femijenore dhe ne dukje aq naive, vajzen e turpshme qe vetem degjonte pa shtuar asgje ne biseden e merzitshme te tavolines.
' Ajo ka shuuume para' kishte shpjeguar Sara teksa i fliste per Noelin pak me pare, perpara se te vendoste ta ftonte per tu bere pjese e grupit te tyre.
' Eshte nje fycke mendjelehte' i ishte referuar ajo shoqes se saj te shkolles, vajzes qe vetem pak me pare e kishte perqafuar pavarsisht mllefit qe kishte vjellur kunder saj pak caste perpara se ajo te hynte ne ate birruce.'Mireseerdhe ne kellire' donte ti thoshte teksa vazhdonte te studionte eksperimentin e tij me te ri. 'Behu gati te ndotesh shume princeshe' paralajmerimi i tij i pathene...