Telefoni binte papushim ne xhepin e xhinseve qe kishte hedhur diku tutje ne dhome nje nate me pare, teksa nxitonte te zhvishej per te bere dashuri me vajzen qe qendronte shtrire, ende ne gjume ne krevatin e tij te madh. U cua jo sepse nxitonte te pergjigjej, as qe i behej vone se kush e telefononte, por sepse nuk donte te qendronte asnje cast me gjate shtrire prane asaj te panjohure. Duhet te ishte shoqja e ngjitur, bishtlepire e se motres. E kishte provokuar tere mbremjen pa fshehur asnje cast qellimet e saj teksa e prekte kur kercenin, kur i pershperiste ne vesh apo teksa e puthte.
Nxorri telefonin dhe u pergjigj menjehere kur lexoi emrin e Ameles ne ekranin e ndricuar, e dashura e tij.
- Hey shpirt. – degjoi zerin e saj te bute dhe te embel ne anen tjeter te linjes.
- Hey... - ishte pergjigja e tij e pergjumur.
- Sa je zgjuar apo jo, gjumash. – e akuzoi ajo.
- Po, eshte heret.
- Me mori malli. Nuk me telefonove mbreme. – i kishte premtuar qe do te takoheshin, por teksa behej gati per te dale si gjithmone kishte harruar, dhe per asnje cast teksa kercente me vajzen qe tashme flinte ne krevatin e tij nuk kishte menduar per te.
- Ishte ditelindja Noelit. Me detyruan te dilja. Ishte nje tmerr. – genjeu.
- Mund te vi tani? Mund te dalim ose mund te kompensojme naten e humbur. – nuk do ti thoshte jo, nuk mund te refuzonte kurre nje femer, vecse me pare duhet te hiqte qafe Saran apo cilidoqofte emri i vajzes gjumashe.
- Ti e di qe nuk te them kurre jo. Po te pres. – dhe ia mbylli telefonin pa e pershendetur.
Tani i duhet vetem te zgjonte vajzen dhe ta perzinte sa me pare dhe te shpresonte qe e motra mos te derdelliste shume, jo sepse kishte frike te zbulohej po sepse vajzat xheloze, histerike dhe te lenduara e acaronin.
- Hey bukurosh. – foli Sara teksa ferkonte syte.
- Mgjes, dhoma e Noelit eshte ngjitur, mund te shkosh.
- Mbaj mend qe mbreme me zuri gjumi ne kete dhome. – tha ajo teksa ngrihej duke shtrenguar carcafin per te fshehur lakuriqesine e saj.
- Dhe une jam i sigurte qe dhoma ngjitur eshte ku duhet te jesh ne kete moment.
- Por...
- Por asgje. 5 minuta. Ishte kenaqesi qe u njohem – dhe pasi veshi bluzen e pare qe i doli perpara doli nga dhoma e tij duke perplasur deren pas vetes.
Dera e te motres u hap sapo doli ne korridor, sikur ajo te kishte qene duke pritur qe ai me ne fund te behej i gjalle, sikur te kishte qene duke spiunuar, sic bente shume here per nje levizje ne dhomen tjeter. I buzeqeshi por u ndesh me shikimin e saj te vrenjtur. Duhet te jete zgjuar nga ana e gabuar e shtratit mendoi.
- Pse pikerisht shoqen time? – foli ajo. – Nuk te mjaftonin tere pjeshkat e tjera ne ate dreq lokali.
- Pse jo?
- Te urrej.
- Mos e bej kaq te madhe. Nuk ishte asgje. Nuk po te marr shoqen a ndonje gje. As qe dua tja dij.
- Te urrej. – i tha serisht, kete here duke bertitur.
- Me behet qejfi. – dhe e la aty me syte e perlotur. Nuk kishte nerva per skena te tilla, ne fund te fundit ishte ende mengjes.