Kishte dalur me Saren per shopping, nje pasdite tjeter e thjeshte kaluar ne shoqerine e njera tjetren. Dajana do ti bashkohej pak me vone, pasi sipas saj prinderit e saj ishin bere shume strikt dhe nuk e linin me te dilte.
Ecnin teksa Noeli i tregonte per te vellain, qe kishte tre jave qe ishte transformuar ne nje tjeter njeri. Nuk dilte me pothuajse fare, qendronte mbyllur ne dhomen e tij duke bere nje zot e di se cfare, nuk kishte me vajza qe hynin e dilnin, nuk kishte me Aria.
Nuk e pyeste me Noelin per ecejaket e saj, nuk interesohej per asgje. Ishte transformuar ne nje mumje, ose ne ndonje vampir qe kishet alergji jo vetem nga dielli por edhe nga nata.
- Kaq keq puna e? Mos e ka cmendur ajo goca e asaj nate mi? - pyeti Sara duke iu referuar Arias.
- Ndoshta. Kujt i behet vone po he, rendesi ka qe po me len rehat mua.
- Nese do shkoj i kujtoj une se si te kenaqet, - tha Sara, propozimi i saj jo aq i pafajshem sac deshironte ajo te dukej.
U futen ne nje prej dyqaneve te kryeqytetit per te provuar disa veshje te vendosura per mos te blere gje. Nuk kishin para teper per te shpenzuar ne gjera te panevojshme si rrobat.
Ishte Sara qe spikati nje fustan te zi te ngushte e te shkurter dhe nxitoi per ne dhomen e proves duke i lene telefonin e saj dhe canten Noelit.Ekrani i iPhone te Sares u ndricua dhe emri i Marios u shfaq ne te, i Marios se saj. Ishte nje mesazh, fjalet e para te se cilit lexonin: Zemer, ku je? PO te pres.
Zemer? Pse ai i therriste asaj zemer. Ishte vetem Noeli zemra e tij, vetem ajo.
Kontrolloi telefonin e vet te strukur ne xhepin e pantallonave te ngushta. Ndoshta bateria e saj kishte rene dhe planet e tij kishin ndryshuar. I shkruante Sares per te lajmeruar Noelin, por ajo nuk i kishte thene atij per planet e saj me Saren, plane qe kishin bere ne momentin e fundit.
Injoroi ate dyshim qe zuri rrenje ne mendjen e saj, dhe u perqendrua tek rrobat e varura bukur ne raftet e butikut te vogel.
*
Telefonoi Marion sapo u nda nga Sara, duke i thene kesaj te fundit qe ishte shume e lodhur per te pire nje kafe. Po ishte e lodhur, nga dyshimi qe nuk e linte te qete, e lodhur se shtiruri sikur ate mesazh nuk e kishte pare kurre.
Ai nuk u pergjigj. Provoi serisht por serisht asnje pergjigje.
E vendosur nxitoi per ne shtepine e tij e vendosur per ta surprizuar, ose kapur me presh nder duar. Djalin qe dashuronte, djalin qe kishte qene e sigurte qe ndjente dicka per te.
Trokiti ne deren e blinduar disa here deri sa ai u shfaq ne anen tjeter te deres me floket e shpupuritur dhe bluzen e bardhe te veshur nga ana e kundert.
- Cfare ben ketu shpirt? - pyeti i surprizuar.
- Surprize. - tha Noeli pa fshehur ate parandjenje te keqe qe e kishte pushtuar. - Por mund te te bej te njejten pyetje, po ti? A nuk kishe pune?
- Mbarova me heret. - tha ai teksa vazhdonte te qendronte ne pragun e deres duke mos e ftuar brenda.
- Pse sme len te futem? - vazhdoi Noeli.
- Nuk eshte... - por pa pritur qe ai te mbaronte fjaline e tij kaloi nen krahun e tij muskuloz. Vrapoi drejt kuzhines se apartamentit te vogel ku gjeti Saren qe hante disa patatina te mbetura aty prej kohesh.
- Cfare ben ti ketu? - pyeti Noeli. - Cfare ben 'ajo' ketu? - iu drejtua dyshuese Marios.
- Sapo e lajmerova, te shkruajta dhe ty dhe te tjereve. - shpjegoi ai.
- sme ka ardhur gje. - tha Noeli pasi kontrolloi edhe nje here telefonin e saj.
- Ndoshta ska punuar Vodafone. Kam gjetur super mall te mire. - tha Mario, por ne ate cast nuk kishte asnje droge qe mund te zhvishte ate dyshim prej saj.
- Ndoshta. - pohoi Noeli dhe u ul perballe Sares ne tavolinen e vogel. - Eshte nje feste treshe? Ku jane te tjeret? - vazhdoi ajo me pyetjet e saj te njepasnjeshme.
- Dajana e di ti qe se lene. - nderhyri Sara - Teon se di, i zene me ndonje te dashur te re.
- Aha. Pra feste treshe. - perseriti ajo.
- Pra do na e sjellesh mallin? - tha Sara teksa drejtohej nga Mario duke u munduar te largonte fokusin prej tyre.
- PO. - tha ai teksa nxitonte per ne dhomen tjeter.
Noeli per asnje cast nuk ndau syte nga Sara, Sara e cila me syte e permbysur refuzonte te ndeshte shikimin e Noelit. Mario fshihej pas deres se frigoriferit teksa rremonte per birra apo cte gjente.
Do te zbuloj se cfare po fshihni plehra... premtoi Noeli me vete.
*
U permend, ende e keputur nga gjumi qe droga i shkaktonte, por e vendosur per te cuar deri ne fund planin e saj. Sara flinte me koken e varur mbi tavoline, ndersa Mario qendronte permbys mbi divanin e vjeteruar, si cdo gje tjeter e asaj shtepie. Nje germadhe.
E dinte kodin e tij, e kishte pare teksa e formonte shkujdesshem teksa shtrengonte Noelin prane vetes. Pasi terhoqi me delikatese Samsung me ekranin e thyer prej xhepit te tij, rendi per ne tualet ku kyci deren pas vetes.
Telefoni u hap pasi formoi kodin 4 shifror... Mesazhet, kontrollo mesazhet i kujtonte vetes teksa mundohej te nxitonte.Gjeti biseden me Saren, nuk ishte e veshtire pasi kishin komunikuar me njeri tjetrin se fundmi.
'Zemer ku je? Po te pres... ' rilexoi mesazhin e meparshem.'Jam me fycken tende.' pergjigjej Sara.
' Akoma se ke hequr qafe ate trapen. Une i thashe qe kam pune qe te mund te kaloj diten me ty. '
'ja po vi, i dhimbte koka, se cme prrallisi. Mos ji kaq i paduruar. Do te ta shperblej ashtu sic di vetem une ;) '' Po vdes per trupin tend.. '
' Mos bej sikur vuan shume, shqepesh tere kohes dhe me ate kucken e vogel'
' As nuk krahasohet me ty po ec, luaji kembet se na cave koken'
Kerkoi mesazhet e meparshme me lotet qe i digjnin syte, lote te papermbajtshem qe rrodhen ne fytyren e saj te vrare.
' E rrope ndonje cik zemrushen tende te vogel? ' e pyeste Sara para disa javesh.
' Me solli nje varese te se emes. Diamanti diamant. Do i jap ndonje cik kokaine dhe te tjerat i ndjam per vete. ' shkruante Mario, Mario i saj.
' Te thashe qe eshte peshe e lehte. Na ka rene jackpot me te nush. ' shkruante Sara.
' Je nje gjeni perfundimisht. Po ti mire po une qe duhet ta duroj si quravitet dhe ankohet. Sot me tha qe me donte kurva. ' Iu kujtua dita kur i kishte shprehur ndjenjat e saj te sinqerta dhe ai i ftohte e kishte injoruar ate rrefim te zemres se saj...
' Beja cik qejfin thuaja dhe ti se fjale goje jane, sju marton njeri. vec mos te filloje te dyshoje' e keshillonte Sara.
'Ajo esht idiote mi, dyshon thua ti. '
Kishte lexuar mjaftueshem... Shoqja e saj e ngushte dhe djali qe dashonte nuk ishin vecse dy plehra, maskarenj qe kishin luajur me te,kishin perfituar prej saj.
Kishin paguar besimin e saj me tradhetine e tyre te shpifur.
Mario... Dashuria e saj e pare, djali te cilit i kishte dhuruar ate pjese te saj qe nuk do ta rimerte me pas.
Mario...Por perpos zemres qe i thyhej brenda ne kraharor, mendja e saj shkoi tek droga, heroina qe gjendej ne sitartin e pare te komodines se tij. Heroina qe ishte e tera e saj, e askujt.
La telefonin mbi lavamanin e piset dhe nxitou per ne dhomen e tij, pa u kujdesur qe mos te bente zhurme. Do te merrte qesen dhe do te zhdukej nje here e pergjithmone prej aty. DO te zhdukej bashke me shpetimin e saj, ate qese droge qe e shtrengonte fort ne xhepin e brendshem te palltos teksa perplaste pas deren e blinduar te apartamentit te tij, duke lene pas dy mashtruesit qe ishin tallur me zemren e saj.