Ulur pas tavolines se madhe ne zyren e mbledhjeve te te atit, teksa priste qe ai ti jepte nje tjeter nga ato leksionet e gjata per te patur kujdes me shkeljet e shpejtesise, me fotografite ne faqet e par ate revistave teksa fotografohej me velinat e Top Channel ne pub-e te ndryshme, me komentet provokuese ne instagram qe publikoheshin si tituj kryesore te gazetave te deshtuara Shqipetare.
Pyeste vazhdimisht veten nese Aria i lexonte ndonjehere ato plehra? Nese e kishte pare foton e tij me Luana Vjollcen apo ate me Enca lopen? (disclaimer: nuk kam asgje kunder Ences apo Luanes, thjeshte perdorur per te treguar ca tipi idiot eshte ky Kevi) A ishte ndjere ndopak xheloze qe vemendja e tij nuk I perkiste me saj por atyre zhgaravinave te ekranit?
A mendonte ndonjehere per Kevinin dhe naten e Jales ashtu sic ai vazhdonte te mendonte per ate? Arian qe per 2 muaj ishte zhdukur nga faqja e dheut, asnje shenje e saj; as ne partyt e qytetit ku Kevini ishte frekuentues I rregullt, as ne lokalet e kendshme te bllokut. Kishte kontrolluar ne facebook por nuk ekzistonte asnje profil me emrin e saj: Aria Mehmeti. I pakenaqur vetem nga emri I saj, I paafte per te mesuar me shume per te, ishte dorezuar dhe kishte pyetur po ate shokun e tij per me shume.
Po meson per ca provime shoku, I kishte rrefyer ai. Nuk e kane te tere aq ne terezi sa ti.
Nje dite provimet do te mbaronin dhe e studiozja e cmendur do te dilte nga vrima e saj dhe ai do ta priste. Sepse nuk ishte dorezuar, ishte ende I vendosur per ta bere te tijen, edhe nje nate te vetme.*
Ndjeu telefonin qe I dridhej papushim ne xhepin e pantallonave teksa ne nje party, ulur ne kolltuqet e bardha te Folie ndiqte me sy levizjen e njeres prej vajzave te stafit, nje flokekuqe aspak e bukur por e shkathet dhe terheqese me ato levizjet e saj lozonjare. Injoroi thirjen dhe vazhdoi te kerkonte per prene e asaj mbremjeje si nje predator por piketimi I tij per viktimen e rradhes u nderpre nga telefoni qe serisht filloi ato dridhjet e tij bezdisese.
I nervozuar, gati per ti bertitur personit te anen tjeter te linjes, nxorri telefonin per te pare qe kishte 11 thirje te humbura nga e motra, qe vetem pak me pare e kishte shoqeruar tek Pepper, nje bar i kryeqytetit, ku do te takohej me shoqet e saj.
- Cfare dreqin do llastica ? – mendoi teksa shtypi butonin jeshil per ta telefonuar por nuk ishte zeri I saj acarues qe u degjua nga ana tjeter e linjes por ai I nje djali te peokupuar.
- Kush dreqin je ti? – iu hakerrye Kevini.
- Degjo, je vellai apo jo? Noeli ka pire pak, dhe po e shoqeroj per ne QSUT. Une nuk mund te rri me te thashe te te lajmeroj. – dhe pa pritur nje pergjigje e mbylli telefonin.
Si I cmendur doli nga club-I dhe vrapoi per tek makina e tij te cilen e ngau si nje I marre deri tek Qendra Spitalore e Tiranes.
E motra arriti ti prishte nje tjeter nate mendonte teksa me hap te shpejte hyri ne urgjencen e mbipopulluar, duke kerkuar per te paren bluze te bardhe qe shihte, per te pyetur per Noelin. Ishte nje princeshe acaruese por mbetej motra e tij....