U zgjua ne krahet e nje djali, nga koka qe i dhimbte si kurre me pare. Drita e dites qe futej mes dritares vetem i shtonte dhimbjen carese, te padurueshme te kokes prandaj refuzonte me cdo kush te hapte syte. Donte te flinte serisht, mendonte me veten, sikur ajo dhimbje e urryer te pushonte vetem per nje cast mund te shijonte butesine e atij dysheku dhe ngrohtesine e kraheve... MOS! Vetem ne ate cast skena nga mbremja e meparshme filluan ti shfaqeshin si fragmente te nje filmi. MOS, donte te bertiste por fyti i ishte thare. Donte uje, dhe te largohej sa me pare nga aty. U ngrit qetesisht, ne menyre qe I panjohuri te mos zgjohej. Ndjente nje deshire te pashpjegueshme ti gjuante, ti terhiqte floket e tij te shpurpuritura nga gjumi deri sa ai te renkonte nga dhimbja. Ta denonte ate per gabimet e saj te nje nate me pare, sikur cdo gje te kishte qene faji i tij dhe jo mendjelehtesi e saj. Perqendrohu Aria, i kujtonte vetes teksa u cua, perqendrohu qe te largohesh nga ketu sa me pare. I duheshin rrobat e saj, rrobat qe bashke me te i kishin lene ne majen e nje shkembi. Telefonin, e kishte humbur edhe ate. Nje dite nuk kishte si te niste me mire.
- Po ben largimin spektakolar? – ishte zeri i thelle, pak i ngjirur i djalit qe e beri te kthehej ne realitet. Kishte hapur syte dhe tashme po shikonte ate. Aria mund te betohej se vetem para pak sekondash, kur ne menyre krejt te pavullnetshme syte e saj ishin kthyer drejt tij ai kishte qene duke fjetur.
- Kemi harruar rrobat dhe nuk kam asgje per te veshur. – tha ajo e nervozuar.
- Mua me pelqen pamja. – komentoi qete teksa syte e tij udhetonin ne trupin e saj. Ajo ishte gati te shperthente dhe ai sillej sikur kjo ishte gjeja qe me normale.
- Jam e sigurte qe do ti pelqeje pamase edhe tere plazhit. Me jep dicka per te veshur. – urdheroi me zerin e saj te ngjirur mengjesor. Sillu si ai, sillu sikur asgje e pazakonte nuk ka ndodhur. Mos e lejo te fitoje.
- Prandaj me pelqeve. E eger. – dhe pa thene asnje fjale me shume u cua dhe shkoi drejt valixhes se tij te vogel qe kishte flakur ne nje cep te dhomes. I hodhi nje bluze dhe ajo e veshi pa e bere te gjate.
- Faleminderit. – Aria eci drejt deres, por ishin krahet e tij qe e ndaluan marshimin e saj drejt lirise.
- Kafe? – ofroi zoti misterioz me nje buzeqeshje. Ajo buzeqeshje qe mbreme I ishte dukur aq joshese tani me i dukej gjeja me irrituese ne bote.
- Nuk ke pse ben rolin e princit te embel.Me ler te largohem. – i kujtoi ajo.
- Pa me thene emrin? Harroje.
- Qe te mund ta shtosh ne listen e vajzave e te cilat ke fjetur. Jo, mendoj se do e kaloj kete pyetje. – dhe u kthye serisht nga dera.
- Po ti nuk do ta dish emrin tim, qe ta vesh ne krye te listes.
- Krye te listes?
- Mos u hiq kot sikur nuk eshte hera e pare qe ben dicka te tille.
- Lamtumire djali dua te tregoj sa eksperienca te tilla kam duke bere si ekspert. Uu dhe dicka, je nje arrogant snob. Nese nuk do te kishte qene per alkolin nuk do te ti kisha hedhur syte dy here. – dhe doli duke perplasur deren pas vetes
Shkoi drejt hotelit se saj, duke e ditur se ce priste, nje shoqe shume e merakosur. Dhe kishte te drejte, nese kishte dicka me te keqe se te zgjoheshe krah nje djali te huaj ose mijera thirjeve te humbura nga mami, ishte pritja qe i bene shoqet e saj, gati ti hidheshin siper ta rrihnin dhe ta perqafonin per faktin qe ishte mire ne te njejten kohe.
Dhe akoma me keq se pritja ishte fakti qe do duhej ti tregonte gjithcka.
- Do te thuash qe fjetet bashke? – pyeti Lea pasi ajo tregoi cdo beme te nje nate me pare me nje fryme.
- Po, dhe nuk jam krenare. Te lutem, mos flasim me per kete. – jo sepse nuk donte te fliste, nuk i interesonte nese duhej te tregonte, ishte dicka e parendesishme, por sepse nuk duronte dot shikimin kritikues te shoqeve te saj, dhe edhe me i padurueshem ishte shikimi 'e dime qe je ende e lenduar nga ndarja' qe ato i jepnin vazhdimisht.
Sa te veshtire e kishin te kuptonin qe nuk ishte aspak e lenduar, qe kishte qene pikerisht ajo qe i kishte dhe ne fund lidhjes 2 vjecare me Franceskon. Ishte vertete nje djale shume i mire, dhe nuk kishte kaluar asnje dite te keqe krah tij, por ajo cka ndjente nuk kishte qene dashuri, dhe kishte pranuar te qendronte aq gjate me te sepse e dinte qe nje dite do te largohej, ose te pakten do te bente cmos te largohej dhe kjo do bente ndarjen me te thjeshte.
Ishte ende ketu, ende duke pritur nje pergjigje per aplikimin e saj per specializim ne Amerike, pergjigje e cila mund te mos vinte kurre. Por nuk mund te fshihej me pas ikjes prandaj para nje jave, ulur ne tavoline perballe nje djali qe e shikonte tere dashuri, iu desh ti shpjegonte qe aty merrte fund lidhja e tyre. Dhe me e veshtire akoma ishte ti kerkonte qe qendronin miq dhe sepse ajo cka ata kishin skishte qene vecse nje respekt reciprok. Zemra e saj nuk kishte rrahur asnjehere per te sic kishte rrahur nje nate me pare per nje te panjohur. Dhe jo, nuk ishte dashuruar krej papritur me nje ide si nje adoleshente, por ndoshta per nje vere, perpara se te vishte petkun e te rritures se pergjegjshme, deshironte te linte veten te udhehiqej nga deshirat e palogjikshme te zemres tekanjose.