18. NOEL

1.2K 100 6
                                    




PAS 2 MUAJSH – SHTATOR

Gerrmonte ne sirtaret e saj si e cmendur teksa kerkonte nje kulete ne vogel brenda se ciles gjendeshin te tere kursimet e saj. Pasi perplasi tre sirtaret e komose dhe hodhi shumicen e rrobave jashte dhe zhubraviti pjesen tjeter, e gjeti ne fshehur pas nje fustani te gjere veror te harruar mes rrobave te shumta qe kishte. Mori kuleten dhe pa patur kohe te mendohej per ndonje veshje, rrembeu dhe fustanin. Mario po e priste ne rrugicen ngjitur, sic kishte bere cdo dite gjate muajit te fundit.

Nuk mund te vinte ta merrte perpara shtepise se saj, ku syte e se emes apo ndonje prej pastrueseve mund ta shikonin. Nuk deshironte te rrezikonte aq shume, jo tani qe e ema kishte harruar episodin e festes se Marles dhe sjellja e saj kundrejt Noelit ishte normalizuar; ishte e njejta grua e ftohte dhe urdheruese qe krenohej me te.
Nxitoi te dilte; do te vete ne kurs ishte preteksti I saj te henave dhe te merkurave. Tre ditet e tjera genjente per palestren, dhe ne fundjave kishte gjithmone ndonje shoqe shembullore qe deshironte te takonte. Ne asnje dite e ema nuk kerkonte te dinte me shume rreth verdallisjeve te saj, duke e pershendetur vetem me nje buzeqeshje te thate perpara se ti rikthehej ndonje romani te trashe qe lexonte.
Mario ishte aty, gjithmone I perpikte, mbeshtetur ne makinen e tij te vjeter Ford. I buzeqeshi teksa ajo afrohej dhe kur ishte vetem pak hapa larg e terhoqi ne krahet e tij te fuqishem.
- I mora. – rrefeu Noeli dhe nxorri kuleten e vogel nga canta qe kishte hedhur ne shpine, nje cante e vogel firmato, sic kishin dale ne mode kohet e fundit.
- Je me e mira. – dhe e puthi ne buze, nje nga ato puthjet qe e linte Noelin pa fjale.
- Fole me Adin? Po na pret? – pyeti ajo, e paduruar per te marre porcionin e tyre ditor te embelsires qe kishin porositur.
- Mos e shqeteso mendjen tende te vogel per te tjerat zocke. Ti e bere pjesen tende zocke. – tha Mario teksa i hapte deren e makines, nje levizje prej kavalieri aspak e zakonte per nje djale rebel e 'te keq' si ai.

*
E priste ne makine, duke ndryshuar kanalet e radios e paduruar teksa Mario ishte ngjitur ne katin e dyte te pallatit te vjeter ne zonen e Brrakes per te takuar furnitorin e tyre, nje djale qe Sara dhe Dajana thonin ishte vertete i besueshem.

'Na ka prezantuar me produktet me te mira ' citonte Dajana teksa Sara vetem pohonte si e cmendur, nje dite teksa ulur ne shkallet e universitetit si sa e sa here te tjera, tregonin per aventuren e tyre me te re. Kishin njohur Adin ne nje party, ishte nje djale i gjate e terheqes. Kishte qene Sara, qe si gjithmone kishte perdorur trupin e saj per ta joshur dhe si shperblim i nates se kaluar me njeri tjetrin ai i kishte dhuruar nje qeske ilacesh te mbushur me nje pluhur te bardhe. Sara, e frikesuar kishte vrapuar tek Dajana, e vendosur per ta flakur tutje ate pluhur trulloses. Sic tregonte e kishte provuar vetem nje here me pare, dhe ishte e vendosur per mos te tentuar me kurre.
Dajana kishte qeshur me hezitimin e saj, dhe sin je profesioniste kishte derdhur permbajtjen e qeses mbi tavolinen e saj te shkrimit dhe e kishte thither, si neper filma, dhe duke I drejtuar monedhen e palosur Sares, e kishte sfiduar te bente te njejte gje. 'Eshte loje femijesh' I kishte thene ajo Sares dhe kjo e fundit, e vendosur per mos tu etiketuar si 'bebja' ne shoqerine e tyre kishte bere te njejten gje.
Teksa tregonin, Mario dhe Teo nuk dukeshin aspak te surprizuar, ndersa Noeli nuk e besonte, qe shoqet e saj kishin guxuar te benin dick ate tille, pa te. Jo, jo ajo e dinte qe droga bente keq I kujtonte vetes. Nuk kishte asgje te gabuar te eksperimentonte me hashashin por nuk do te kapercente kurre ate kufi qe I kishte vendosur vetes.
Kufi qe u harrua kur Mario I saj, Mario me te cilin kishte pak me shume se nje muaj qe shiheshin eksluzivisht, aq sa mund te quheshin edhe te lidhur, i rrefeu qe edhe ai e perdorte kokainen rregullisht.
- Cfare? – kishte pyetur Noeli, duke mos besuar qe ai djali aq normal ishte nje 'drogaxhi' . Ai nuk kishte as syte e zinj, as cehren e prere dhe sjelljen agresive te pershkruar nga shoqeria, ai ishte normal, si edhe vete ajo.
- Mos me shiko sikur eshte ndonje mekat. E pi ndonjehere me shoket  kur dalim ne Pepperon e kshu. Eshte nam fare.
- Thuaj ndonje gje zemer? – kishte vazhduar ai  teksa Noeli heshte.
- Jo, thjesht, nuk e di.
- A do qe ta provosh qe te me besosh? – dhe pa pritur pergjigjen e saj kishte rendur per ne dhomen e tij, ku nga nje sirtar I vogel nxorri nje zarf te mbeshtjelle.
- Cfare po thua Mario? – protestoi ajo.
- Qetesohu, seshte asgje me shume se hashashi. Te premtoj, seshte fare ashtu sic e peshkruajne. A me beson? – vazhdoi ai. Noeli vetem pohoi, sepse vertete I besonte verberisht atij djali te cilit I kishte hapur zemren, djalit qe kendonte duke stonuar teksa ne nje kitare te cakorduar rikrijonte melodite e kengeve te ndryshme, djalit qe ishte miremengjesi I saj cdo dite dhe arsyeja pse flinte e buzeqeshur cdo mbremje.

*

Ndjeu deren qe u hap dhe u perplas pasi Mario hyri serisht ne makine. Hapi syte me pertese, dhimbja e kokes e bente te pamundur qe te duronte diten e forte te diellit. Eshte shtator dreqi ta haj, donti ti kujtonte natyres qe ne fillim te vjeshtes duhet te binte ndonjehere shi.
- E more? – pyeti ajo me nxitim.
- Jo. –mohoi ai ndonese nuk dukej aspak I merzitur, si dikush qe do te mbetej pa ngrene nje dite tjeter.
- Si jo more? A me the qe cdo gje ishte ne rregull? – iu sul ajo.
- Qetesohu, mos merr super xhiro shpirt. Nuk kishte te bardhe, me dha kete gjene tjeter, me tha qe ta djegim dhe te thithim tymin.
- Nxirre, ca pret. – urdheroi ajo teksa ai shtypi gazin e makines per ti shkeputur nga vendi.
- Ne shtepine time zemer, apo do qe te na kapin.
Mario kishte te drejte, nuk deshironte qe ti kapnin dhe te perfundonte ne nje qeli burgu ku rojet shpirtzinj do ta privonin nga 'embelsira' e saj...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now