40. ARIA

1.2K 100 10
                                    

E vetmja gje qe ndjente kur hapi syte te nesermen, ne nje dite te re, ishte mpirje. Mpirje e trurit te saj te lodhur nga mijera mendimet e nates se meposhtme, mpirje e zemres nga mijera ndjenjat qe e kishin pushtuar: rrahje gezimi e lumturie e me pas zhgenjimi tek ai person qe vetem nje nate me pare kishte vendosur ta besonte.
Deshironte te falenderonte Noelin, qe e ndihmoi te hapte syte, qe e shpetoi nga nje turperim i mevonshem, atehere kur edhe demtimi do te ishte me madh ne zemren e saj.
E vendosur te hidhte pas kraheve cdo mendim, kujtim, ndjenje ne lidhje me Kevinin u ngrit per te nisur ate dite te re si nje Aria e re, edhe me e forte se me pare, si nje vajze qe nuk do ti lejonte asnje mashkulli te tallej me te, ta neperkembete, nuk do ti lejonte kurre
ndjenjave te zemres se saj naive te infektonin trurin e saj me semundjen e budallepsjes.
U nis per ne spital vetem pasi kishte lare fytyren dhe kishte zevendesuar pj e rehatshme me nje pale xhinse te ngushta dhe nje bluze te gjere sic pelqente te vishte. I kujtonte vetes tere punet e angazhimet e dites qe sapo kishte nisur; mbledhja e mengjesit me profesorin pergjegjes, triazhimi ose observimi, shpresonte vertete te caktohej ne triazh aty ku dyndja e madhe e njerezve qe te perpinin si nje tsunami nuk do ti linte kohe per te menduar per asgje tjeter; kartela e rregjistra per te plotesuar; dhe me pas te interesohej per mamane e Ciskos, madje edhe te takonte ate zonje qe kishte qene gjithmone e dashur me Arian, ate grua qe i kishte falur nje dashuri te sinqerte memesore per te cilen e merrte malli. Ajo kishte qene nje nga arsyjet pse gjithmone ishte stepur per ti dhene fund lidhjes me te birin, duke mos deshiruar te zhgenjente gruan e buzeqeshur.
Ajo ishte vjehrra qe cdo vajze do deshironte, mendoi teksa e krahasonte me mamane e serte te Kevinit, ate gruan qe i pergjante me Cruella De Ville e urryeshem te 101 Dalmateve. Gruaja me qendrimin e drejte, me cdo detaj te kuruar, dhe me zemren e ngrire dhe mekanike te pangrohur nga ndjenjat.
Budallaqe, fshi cdo gje qe lidhet me te nga mendja jote, cdo gje. - kritikoi veten, e acaruar qe mendja e saj bredharake vazhdonte te humbiste ne ato rrugica qorrsokake qe perfundonin te tera tek 'Kevini'.
Kevini qe e kishte tradhetuar, qe kishte tradhetuar mundesine e dyte qe ajo i dha, qe kishte tradhetuar trupin e saj me ate te nje tjetre.
Vete insistove pafund ne ate teorine e 'miqve' - i kujtoi vetes - Epo ja ku te con miqesia. Pse ndihesh keq qe e pe me nje tjeter, ndoshta ka patur shume te tjera.

Te tjera, ishte ideja e te qenurit edhe vete nje tjeter qe behej shkas i forminit te asaj vorbulle ndjenjash ne zemren e saj. Jo, ajo nuk mund te kishte qene nje tjeter, ajo ishte vajza per te cilen ai po mundohej vertete te ndryshonte. Ai ndryshoi, por flaku gjithcka tutjeper nje kenaqesi te shpejte ne banjon e nje lokali te ndyre, tradhetoi veten me nje gabim.
Gabim? Je qesharake Aria. - kritikoi veten serisht. - Po justifikon ndryresite e nje plehre te urryeshme.
Nje djali qe si egersire pushtonte trupin e asaj femre te brishte me syte e frikesuar, te perlotur. Nje egoisti qe e kishte bere edhe ate vete nje te tille. Po Aria, je edhe ti nje egoiste qe nuk iu pergjigje lutjeve te asaj vajze te gjore, por u arratise si nje frikacake duke mbrojtur zemren tende.
Ndeshkimi i saj ishte rikujtimi i atij momenti kur kishte perplasur pas vetes deren duke braktisur vajzen me syte e dhembsur...

*
Pasi mbaroi tere detyrat e saj, e lodhur jo nga puna por nga mendimet e rikujtimet e nje nate me pare, takoi Ciskon. Fytyra e embel e se cilit veshi ate pamjen dyshuese kur pa Arian. Cfare ke? kishte pyetur ai i preokupuar duke lexuar vuajten e saj, dhe mosbesues kishte shkundut koken por kishte vendosur te mos pyeste me shume kur ajo vetem kishte mohuar duke thene qe nuk kishte asgje.
Takoi mjekun qe ndiqte mamane e tij, i cili i shpjegoi ne detaje te njejtat gjera qe ajo kishte dyshuar kur Francisko kishte ndare me te diagnozen e se emes: mijera testet e kryera, rezultatet e pritshme, mjekimet qe do perdoreshin dhe keshilla per tu bere te forte sepse semundja nuk ishte e lehte.
I peseriti te njejtat fjale Ciskos kur qendronin nr ajrin e paster te oborrit te QSUT teksa ai thithte nje cigare, nje ves te cilit i ishte rikthyer pas ndarjes me Arian.
- Faleminderit Aria. - falenderoi ai dhe pa thene asnje fjale me shume hodhi krahun e tij rreth saj duke e terhequr prane vetes, sic kishte bere sa e sa here me pare.
Nje perqafim aq familjar mendoi ajo teksa relaksohej ne shtrengimin e tij te embel, nje perqafim per te cilin kishte nevoje me shume se gjithcka ne ate cast.
Kishte nevoje per mbeshtetjen e dikujt qe ajo besonte, dikujt qe njihte, nje miku te vertete si Franciskoja....

Fund (shqip)Where stories live. Discover now