42. ARIA

1.3K 104 19
                                    

Pranoi ftesen e Franciskos per te pire nje kafe diku, e dorezuar perpara syve te tij lutes.
I tregoi gjithcka, nga takimi me Kevinin ne Dhermi, lojerat e tyre dhe ne fund per ate vajzen tjeter dhe menyren e cuditshme qe ai fakt i thjeshte e kishte bere te ndihej, e tradhetuar. Ndonese refuzonte me ngulm kur ai e pyeti nese e donte. Ajo nuk e donte Kevinit. Nese ne jeten e saj do te kishte qene nje mashkull qe kishte merituar tere dashurine e saj ishte djali qe qendronte ulur perballe saj teksa degjonte me durim rrefimin e Arias, vajzes qe ai me shume se gjithcka dashuronte.
Dashuria per Arian nuk ishte vetem terheqja fizike; dashuria ishte te gjeje tek dikush gjysmen tende, te kompletohej nga prania e nje djali ne jeten e saj, mirekuptimi, respekti. Dashuria ishte te shikojne ne syte e dikujt dhe te gjeje aty boten, te perhumbeshe ne thellesite e shpirtit te dikujt, shpirt qe e njihje si te ishte i yti. Dashuria ishte shume gjera qe Kevini nuk do tja dhuronte dot kurre. Ai djale qe nuk dinte te respektonte nuk do ta zoteronte kurre zemren e saj. Zemren e saj gjithmone te pavarur.
- Une mendoj qe te do ne nje menyre te cuditshme, - tha Cisko vetem pasi kishte degjuar gjithcka.
- Po tallesh apo jo? Ti nuk e njeh ate. - u hodh Aria.
- Me beso, per nje arsyje apo nje tjeter ai nuk di te shprehe dashurine e tij si nje njeri normal. Ajo qe ka bere dje eshte vertete e pafalshme por kjo nuk do te thote qe nuk te do. Jam i sigurte qe ka qene ftohtesia jote ajo qe e ka shtyre. - dhe pa e lejuar qe te kundershtonte vazhdoi, - Ti je nje vajze e kompletuar Aria, por jam e sigurte qe ai te vlereson pertej profesionit tend te ardshem qe do te te dhuroje nje pozite te kenaqshme ekonomike. E ka terhequr karakteri yt i forte.
- E crendesi ka. - permbylli ate bisede Aria, e lodhur se foluri per Kevinin, e lodhur nga vemendja e pamerituar qe po i kushtonin.
- Jo, thjesht po thoja. Nuk dua te bej avokatin e djallit. Eshte gjeja e fundit qe dua te bej ne fakt per dike qe ka patur ne krah vajzen qe une ende dua. - shprehu ai pa fshehur ndjenjat e tij.
- Cisko, te lutem.
- Jo, e di qe nuk behet gje mes nesh. E respektoj pafund, por nuk mund te harroj dashurine time per ty ne nje dite.
- Me vjen keq... - tha Aria, e lenduar nga ato fjalet e tij, nga sinqeriteti i djalit zemra e se cilit ishte thyer prej saj.
- As mos e thuaj, mua nuk me vjen aspak keq qe te kam njohur. Do gjesh tek une nje mik sa here te kesh nevoje. SHpresoj ta dish kete.
- Po. - pohoi ajo lehte ndonese miqesia e tyre ishte nje tjeter plage be zemren e Franciskos se saj.
- Dhe qe mos te ndihesh fajtore, qe jam e sigurte qe ndihesh dua te te them qe edhe une kam njohur nje vajze kete vere, eshte e kendshme. Kemi dale nje ose dy here. Nuk di nese gjerat do ecin, nese do funksionoje por ia vlen ta provoje apo jo. - rrefeu ai.
- Tani po qe me lehtesove, - tha teksa i buzeqeshte perzemersisht, e lumtur qe ai kishte vendosur te vazhdonte te jetonte, te investonte pertej lidhjes se tyre te deshtuar, pengeses ne jeten e tij qe kishte qene Aria.

*

E shoqeroi ne shtepi me makinen e tij, nje Ford i vjeter qe ajo gjithmone tallej qe mund te shformohej ne mes te rruges, si nje nga ato makinat e kukullave te animuara. Cisko gjithmone qeshte dhe i kerkonte te kishte pak me shume besim tek makina e tij plakaruqe.
- Shume faleminderit, qe me degjove megjithese te lodha me derdellitjet e mia. - falenderoi ajo.
- Ska gje, nese vazhdon te me falenderosh keshtu do te te nxjerr me shkelma nga makina ime. Ne jemi badasses, mos na prish imazhin. - tha teksa qeshte. Ajo qeshi sebashku me te, dhe pasi iu afrua per ti dhuruar nje puthje miqesore ne faqe, doli nga makina e tij, cuditerisht e lumtur.
Lumturi qe serisht u shkermoq nga prezenca e tij kercenuese, prezenca e Kevinit.

Qendronte mbeshtetur ne makinen e tij me nje shishe birre ne dore, nje nga shume te tjera qe kishte pire dhe i kishte hedhur ne toke pa u shqetesuar per ndotjen.
Syte e tij nuk ndaheshin nga Aria, e cila e vendosur per mos ti folur, duke mbledhur tere forcen e saj te rigjetur kaloi fare prane tij per te hyre ne shkallen e vogel te pallatit edhe me te vjeter se makina e Franciskos, nje nga ato pallatet e kohes se xhaxhit Enver fshehur ne rrugicat labirintore te Tiranes.
- Hiqesh sikur nuk me shef tani Aria? - foli ai me zerin qe i dridhej. E injoroi ate koment dhe vazhdoi te ecte.

Harroje qe eshte aty, aq prane teje. Thjesht harroje. - i kendonte vetes ate refren. Nuk ishte e lenduar, aspak, nuk deshironte te arratisej dhe e mbledhur kruspull ne nje cep te qante. Jo, me shume se cdo gje deshironte ti gjuante, ta godiste fort por ai nuk meritonte asnje reagim prej saj, nuk meritonte me as nervat e saj, nuk meritonte asgje.
- Shume e thjeshte te shkosh nga une direkt te krahet e atij tjetrit. - vazhdoi ai. - Bravo Aria bravo. Edhe ti nje si shume e shume te tjerat na dole ne fund. - shtoi pasi rrekelleu nje gllenke te gjate nga shishja jeshile, dhe e flaku tutje, per tu bashkuar me shoqet e saj ne toke.
Vazhdo injorore, je fare pak hapa larg hyrjes se pallatit. - i kujtonte vetes, - Eshte pikerisht nje reagim qe kerkon prej teje. Mos u dorezo, mos e kenaq ate te semure.

- Tani as nuk mi hedh dot syte e? Aq, isha i mire vetem per nje aventure vere dhe per te mbushur ca net te tuat. - foli ai turbullt, me fjalet qe miksoheshin me njera tjetren nen efektin e alkolit.

- Edhe ti sje vecse nje kucke. Nje kucke me klas se, nje nga ato thengjilat e mbuluar qe me perveloi mire.

Si guxonte ai ta quante kucke? Ajo nuk ishte, nuk do lejonte kurre te paralelizohej me nje nga ato femrat e tij qe i terhiqte ne banjon e lokavele dhe bente me to si te donte. Nuk do ta lejonte mendoi Aria.

- Se kisha menduar kurre qe do te me binte ndonjehere bytha ne uje. Dhe ja ku jam si idiote ketu posht pallatit te nje vajze qe me injoron si nje plehre, qe as denjon te ngrene syte nga toka. Pse Aria? - tha teksa hidhte nje hap jo te ekuilibruar drejt saj.

- Pse ma ben kete Aria, pse me ben nje lolo si im ate? Une nuk jam ashtu, une nuk ta lejoj... - foli me zerin e thyer qe kishte humbur ate kercenimin e sigurine e meparshme.

La, la ,la, la, mos e degjo. Mos degjo pallavrat e tij, nje nga mashtrimet e zbukuruara te Kevinit. - keshillonte veten teksa ishte vetem 2 hapa larg tij. 2 hapat e fundit te lirise mendonte teksa beri gati celesin e apartamentit te saj. Por ato 2 hapa nuk u hodhen kurre, sepse dora e tij gjeti krahun e saj dhe e terhoqi fort, aq fort sa per nje cast mendoi se do tja nxirrte nga vendi. E mbeshteti me force pas metalit te ftohte te makines se tij dhe kercenueshem qendronte fare prane saj, aq prane sa mund te ndjente frymen e tij te ndotur nga era e urryeshme e alkolit.
Alkolit pas se cilit tashme fshihej si nje frikacak, alkolit qe kishte nisur gjithcka mes tyre.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now