- U sulen drejt shkalleve te fakultetit politeknik si nje tufe bizonesh te cmendur. U ulen ne nje nga shkallet e piseta pa e vrare mendjen qe do te ndotnin rrobat e tyre te shtrenjta. Bertisnin, qeshnin sepse ashkush nuk mund ti degjonte, pervec nje pastrueseje qe me fshesen e madhe si ato te shtrigave mundohej te pastronte rruget e ndotura te Tiranes. Pse askush nuk I thoshte asaj gruaje qe I shikonte me shikimin kritikues qe te hidhte tutje ate fshese dhe te shkonte ne shtepi te femijet e saj, rruget e Tiranes ishin te papastrueshme ne fund te fundit.
Teo u cua dhe imitonte ecjen e saj karakteristike, me te prapmet e medha qe I tundeshin si bishti I nje patoku pas cdo hapi qe hidhte.
Qeshnin, mbante mend te qeshurat, nga ato qe te shkaktojne dhimbje therese barku. Cdo gje tjeter ishte nje vorbull, vecse nje kujtim i tymte per Noelin.
- Na lodhet tani – u hakerrye Dajana e paduruar – Na e nxirrni ate gjene per te cilen erdhem ketu se nuk do presim deri sa te zgjohet tere qyteti per ta ndezur.
- Sa e padurueshme je lalo, - iu kthye Teo, komenti se ciles kishte nderprere improvizimet e tij banale.
- Nuk je aq gallate sa mendon palaco. Ma jep tani se sdo rri ketu deri sat me zere gjumi me budalliqet e tua.
- Ejj ju te dy qetesohunu, - nderhyri Sara duke ngritur per te shkuar prane Teos I cili po gerrmonte ne canten e tij te vogel per dicka. Nxorri nje cigare te trashe prej saj dhe nje cakmak dhe ia zgjati Dajanes e cila kerceu perpjete per ta rrembyer ate cigare me prerjen e cuditshme dhe ngjyren e shemuar nga dora e tij. E vendosi ne buzet e saj te imta dhe e thithi fort teksa digjte fundin e saj ne flaken e cakmakut. Pasi e thithi edhe nje here, edhe me fort se heren e pare, psheretiu thelle dhe ia zgjati Teos I cili nuk ngurroi, dhe duke imituar veprimet e Dajanes beri te njejten gje.
- Merre plako. – ia zgjati Marios por Sara u hodh mes tyre duke e vjedhur ate nga dora e Teos.
- Vajzat para, a nuk ta ka mesuar jot eme? – e kritikoi ajo dhe vetem ne fund te rradhes se saj ia zgjati Marios qe ishte ulur afer Noelit te pergjumur.
- Pfff – peshperiti Noeli dhe me doren e saj mundohej te pastronte ajrin nga aroma e rende dhe shpuese e asaj cigareje. E urrente duhanin por ishte mesuar te duronte tymin e tij. Kjo cigare nuk ishte aspak si ato qe tymoste I vellai duke ndotur tere rrobat e tij me aromen e cpifur qe nuk I shqitej. Era e asaj cigareje te djegur qe Mario mbante ne dore ishte edhe me e urryeshme, por ne te njejten kohe e ftonte Noelin ta provonte.
- Kemi edhe Noelin, mua ma ka mesuar mami te respektoj femrat, - tha Mario dhe I shkeli syrin Sares perpara se ti drejtohej Noelit per ti vendosur cigaren ne gishtat e saj prites.
- Cfare eshte?
- Thjesht provoje motra. – nderhyri Dajana – eshte kamomil per zotin.
- Thithe fort Noel dhe mos e nxirr. – I shpjegoi Sara.
E vendosi mes buzve si edhe miqte e saj te rinj pak me pare, dhe thithi, ndoshta pak me fort sec duhej sepse tymi pushtoi mushkerite e saj dhe e pamundur per ta ndrydhur brenda u kollit. Ata qeshen me paaftesine e saj, dhe ishte ai tingull cka e shtyu te provonte serisht. Te qeshurat dhe fjalet inkurajuese te Teos.
- Provoje prape ska gje. Je fillestare.Ndjeu nje ngrohtesi djegese ne gjoksin e saj, qepak nga pak nisi ti perhapej ne tere trupin. Nje ndjenje aq e huaj, sikur dicka e padukshme e kishte pushtuar dhe pak nga pak po merrte ne dore freret e trupit, te mendjes se saj. Nuk kishte frike, por iu dorezua atij miku te ri.
Iu dorezua mikut te rrezikshem te cilit pa e njohur mire I kishte hapur dyert e qenies se saj, iu dorezua pushtetit te droges...*
U zgjua e trullosur me butesine e nje carcafi qe perkedhelte trupin e saj te zhveshur.
Tere ajo mjegull e mendjes se saj u tret dhe fragmente te nje nate me pare e pushtuan.
Ata tek universiteti qe pinin kallo, ashtu e kishte quajtur Mario cigaren e cuditshme, ata qe qeshnin.
Mario qe e perqafonte fort ne krahet e tij, Mario qe u ofrua ta shoqeronte ne shtepi kur me ne fund Dajana propozoi te shkonin te flinin sepse e zgjaten shume.
Mario qe e futi ne nje taksi dhe pa e pyetur per adresen e saj, te cilen Noeli as qe e mbante mend, i tha shoferit per drejtimin e tyre.
Mario qe teksa e mbante ne krah e ndihmonte te ngjiste shkallet e ngushta te nje pallati te vjeter. Shtepia ime nuk ka shkalle, nuk eshte e vjeter mendonte Noeli. Une jetoj ne nje vile te bukur, ku po me sjell ky debili por asnje fjale nuk la gojen e saj te kycur nga lodhja e asaj mbremjeje qe vetem teksa ajo zbriste nga high-i i alkolit dhe atij duhanit e kishte vene perfund.
Pastaj erresire dhe buzet e Marios qe u ngjeshen ne ato te sajat, duart e tij qe paturpesisht e preknin ku asnje nuk e kishte prekur me pare, krahet e Marios qe e ngriten peshe per ta hedhur me pas ne krevatin e tij dhe me pas pesha e trupit te tij te formuar qe shtypte ate te Noelit teksa vazhdonte ta puthte kafsherisht, teksa vidhte prej saj ate pjesezen e fundit te mbetur nga femijeria...U rrotullua per tu gjendur perballe Marios, frymemarrja e thelle e te cilit perkedhelte tiparet e Noelit. E tundi duke u mudnuar ta zgjonte por ai i pashqetesuar nga perpjekejt e saj per te trembur gjumin, vazhdonte te flinte. Mund te rrembente rrobat e saj te hedhura shkujdur ne cepa te ndryshem te apartamentit te tij te vogel, por zgjodhi te relaksohej serisht ne krahet e atij djali dhe te lejonte gjumin ngjites ta transportonte serisht ne mbreterine e enderrave te saj, tashme te realizuara.
Me ne fund mund te quhej nje vajze e rritur.