Ndryshonte radiot vazhdimisht, asnje kenge e bukur mjaftueshem per te degjuar ne ate cast. Deshironte nje kenge te gezuar, por jo edhe shume. Te gezuar por me pak tone melankolie. Ose me mire akoma ndonje nga ato kenget per udhetimet, per te panjohuren. Top Albania kishte nje kenge shume verore per ate dite te erret dimri, nje radio tjeter nje kenge italiane dashurie. Shfryu nen ze se ndonje tekst romantik ishte gjeja e fundit qe deshironte ne ate moment.
- Me lodhe me ate radion. - kritikoi Ana. - Ndaje mendjen para se ti shkaktosh ndonje qark te shkurter makines sime.
- Ska asgje te bukur. - protestoi Aria.- Mbylle fare dhe hajde flasim per Kevinin qe e takove mbreme, ku ka me bukur pra. - tha ajo teksa ulte zerin e radios me butonat qe gjendeshin ne timonin e saj. I kishte treguar pak me pare per Noelin, per ritakimin e mbremshem i cili nuk mund te quhej asnje i tille. Te beri zemra ndonje cik bam bam? kishte kerkuar te dinte Ana e painteresuar per te motren e tij. Ajo e kishte pare shtrembur dhe kishte mohuar me koke ndonese vertete zemra e saj kishte protestuar brenda kraharorit te saj kur pas tere ato kohesh ishte gjendur perballe tij.
- Prape? - shfryu Aria.
- Ehe, nuk lodhem une nga historia juaj si ato te filmave. - tha ajo. Gjithmone insistonte qe fare mire mund te shkruhej ndonje liber romantik rreth atyre te dyve dhe shpallte qe do te ishte vete ajo qe do ta shkruante, vetem se kishte frike se nese bashkohej historia atyre te dyve me mendjen e saj perverse libri do te ndalohej te publikohej.
- Filma leshi. Cma permend akoma, aq. E lajmerova per te motren dhe..
- I bleve nje kafe, iu ule cik prane pastaj ike prape si legene. - plotesoi Ana.
- Legene do te quhesha nese qendroja nje cast me shume me te pas gjithckaje. - insistoi Aria.
- Ti nuk e degjove asnjehere se ckishte per te thene. Mendoj se ke gjykuar shume shpejt. Prandaj po te them, une si nje e jashtme aspak e korruptuar dhe aspak e ndikuar nga pamja e tij, qe duhet te kishe degjuar se ckishte per te thene.
- Ai vete iku dhe u zhduk. - kujtoi Aria.
- Sikur nuk ia dije numrin e telefonit ose shtepine per ate pune. - tha nen ze teksa parkonte makinen ne parkimin e aeroportit. E ndihmoi te nxirrte valixhen e rende dhe me pas insistoi qe ta terhiqte ajo me justifikimin qe te zevendesonte palestren qe nuk bente kurre.
- E d ca eshte verdikti im. Qe je nje budallaqe - konkludoi ajo teksa hynin ne aeroport permes dyerve elektrike.
- Ti e di qe dhe nese do te lejoja te kishte dicka mes nesh do te kishte nje fund. Fundi ishte ky, une do te ikja. - i kujtou Aria tashme e nervozuar qe ajo insistonte aq shume per dicka te pamundur.
- E di ca mendoj une? - jo dhe nuk dua ta di deshironte ti thoshte Aria e sigurte qe do te fillonte nje tjeter nga ato publicitetet e saj pro Kevin por Ana vazhdoi te fliste. - Mendoj qe kur te njohesh ndonje amerikan super obez me barkun qe se len te shikoje kembet, nga ato qe hane hamburget mengjes drek darke dhe kane filluar edhe duken vete si nje, kur te martohesh me ndonje keshtur do i biesh kokes me grushta sic i re fatit me shkelm tani dhe do kuptosh qe yllat zoti ti sjell vetem njehere ne jete.
- Ta ka thene njeri qe je idiote? - tha Aria teksa qeshte.
- Ti nje milione here duhh.*
Beri check in ku dorezoi valixhen e rende qe mbarte brenda vetes tere gardaroben e saj te thjeshte, dhe tashme me e lire vendosi te ulej per nje kafe te fundit me Anen. Do ta merrte malli per shoqen e saj te cmendur dhe ishte e gatshme te duronte derdellitjet e saj te Kevinit nese do te thoshte qe te kalonin edhe pak caste me shume bashke.
Por teksa ecnin drejt kafes se vogel te aeroportit, te mbushur perplot me udhetare te tjere si vete ajo apo me njerez qe pritnin aty per te njohurit e tyre, mes zhurmave te bisedave te ndryshme qe perziheshin e njera tjetren dhe lajmerimeve te herepashershme te aeroportit degjoi emrin e saj.
U kthye per te pare Kevinin qe qednronte fare prane hyrjes me shikimin e ngulitur mbi te dhe Anen. Kevinin qe mbante veshur te njejtat rroba si nje nate me pare, me floket e shpupuritur te pakrehur. Ai Kevin i shkujdesur po afrohej me hapa te shpejte drejt tyre.
- Sikur me the qe po i vdes motra ketij moj, dhe prape erdhi pas teje. - peshperiti Ana teksa i ngerdheshej ne fytyre. Te thashe deshironte ti perplaste ajo ne fytyre fitimtare.
- Dhe qenka edhe me i mire live se sa ne foto. Ehh kujt i bie fati per keshtu gjerash moj moter. - shfryu ajo nen ze...
- Hey une jam Ana, fansja juaj numer nje. - u hodh ajo kur Kevini qendronte perballe tyre me shikimin qe nuk linte fytyren e Arias per asnje cast.
- Po, po me ke ca kafe borxh ti mua per ato takimet e para qe i kam organizuar vete me keto dockat e mia. Por ti biem shkurt se e ti qe je toke e zene ti tani me kete budallaqen time,me bli nje cante qe kam fiksim dhe lahemi bashke. - vazhdoi ajo te fliste me marrshin e peste.
- Gezohem dhe faleminderit, - peshperiti Kevini teksa zgjati doren per te takuar ate te Anes, qe kjo e fundit e kishte zgjatur perpara vetes.
- Cfare po ben ketu? - foli Aria nen ze, fjale qe u arratisen nga burgu i mendjes se saj qe mbrate tere ato gjera te pathena mes tyre.
- Erdha te te gjej ty. - shpjegoi ai.
- Shife sa romantike.. - nderhyri serisht Ana dhe teksa largohej per ti lene vetem tha - Sa bukur, do te jem deshmitare e nje prej atyre ritakimeve lamtumirore te filmave. Ia vlejti xhiroja deri ne Rinas perfundimisht.