Tinezarisht hyri ne shtepine e saj si nje hajdute, me shpresen qe asnje nuk kishte vene re mungesen e saj, qe I vellai te kishte shperfillur si zakonisht pyetjet e se emes.
10 hapa larg dhomes se saj, asaj strofke ne te cilen fshihej, ne te cilen mund te ishte Noeli qe ajo deshironte te ishte dhe jo vajza perfekte qe e ema kishte krijuar dhe komandonte.5 hapa dhe Aventura e cmendur e nje nate te pare do te kurorezohej me nje gjume te rehatshem ne shtratin e saj te rehatshem; Sado bukur kishte qene te zgjoheshe krah nje mashkulli, te perkedheleshe nga duart e tij dhe te ndjeje nxehtesine e nje trupi tjeter prane tendit, asgje nuk do te ishte me e rehatshme se krevati I saj.
3 hapa, 2, 1... Shtrengoi dorezen e deres dhe me ne fund mori fryme lirisht teksa e ulte poshte per te hapur porten qe do ta transportonte ne 'mbreterine' e saj.
Por ajo fryme u burgos ne mushkerite e Noelit qe shtangu ne pragun e deres kur pa silueten perfekte te se emes teksa qendronte ulur drejte dhe plot finesse sic dinte vec ajo ne shtratin e Noelit.
- Me ne fund denjove te kthehesh – foli ajo qetesisht, me ate qetesine vrastare. Ajo femer perfekte, me floket e arta te mbledhura ne nje topuz te rregullt, me buzeqeshjen e stampuar ne fytyren e saj pa asnje rrudhe, me qendrimin prej aristokrateje, ishte mamaja e saj mendonte Noeli, mamaja qe deshironte ta transformonte edhe ate ne nje miniature te vetes.
- Ma, une... - belbezoi ajo e paafte per tiu pergjigjur, e paafte per te genjyer.
- Ke veshur rrobat e mbremshme – komentoi ajo teksa cohej per tju afruar me hapin e saj te sigurte.
- Une... - filloi dhe deshtoi serisht te pergjigjej Noeli.
- Ti cfare zonjushe? – pyeti e ema, serisht qetesisht.
- Une takova nje shoqe, pastaj Kevini u zhduk dhe mbeta nga ajo. – genjeu.
- Po bej sikur e besoj Noel ndonese kjo nuk shpjegon eren e alkolit dhe duhanit. Je e peshtire. Bej nje dush. – urdheroi ajo teksa iu afrua deres dhe para se te dilte shtoi kercenueshem – Mos te perseritet me Noel, kurre.Vetem pasi dera u perplas pas se emes, pas 'mbretereshes se keqe' te perrallave, sic I referohej Noeli gjithmone ne mendimet e saj, arriti te merrte fryme lirisht.
'Do te perseritet mama, do te perseritet... '- deshironte ti thoshte, tani qe tere guximi I saj ishte rikthyer, po ai guxim qe e kishte braktisur pak me pare si te ishte nje lepur I frikesuar.
'Do te perseritej, mendonte Noeli, deri kur ajo maska farse e qetesise se te emes te cirrej. Deri kur ajo ti bertiste sic nuk kishte bere kurre.
Kurre nuk e kishte ndihmuar per detyrat e shkolles, kurre nuk e kishte keshilluar ne lidhje me shoqet, kurre nuk e kishte pyetur nese kishte ndonje djale qe ajo pelqente. Kurre nuk e kishte kritukuar, bertitur kur thyente dicka, kur merrte nje note te keqe. Kurre nuk kishte bere ato gjerat qe tere mamate e shoqeve te saj dukej se benin.
Ajo ishte kujtuar per Noelin vetem kur duhet ta prezantonte si vajzen perfekte, krenarine e saj duke genjyer te tjeret dhe veten qe Noeli ishte arritja e saj me e madhe ne jete. Jo 'grua e huaj', - deshironte ti thoshte, -une jam krenaria e atyre pastrueseve qe me ngushellonin kur qaja, e mesueseve qe ti dhe babi paguanin per te me ndihmuar.
Nuk ishte arritja me e madhe, por do te shnderrohej ne zhgenjimin e saj me te madh. Ndoshta atehere ajo do ti bertiste, ti bertiste ashtu sic vetem mamate dine te bejne. Vetem atehere, vetem ate here kur nervat te shperfytyronin tiparet e se emes, kur zeri i saj cjerres te gervishte veshet e Noelit, vetem atehere ajo e huaj do te shnderrohej ne mamane e saj...