Po nxitonte te dilte nga shtepia si cdo mengjes, por ndryshe nga mengjeset e tjera kur askush nuk e shikonte teksa largohej, ate dite per bela e ema gjendej pikerisht aty, perpara deres qe e ndante nga liria e saj.
- Ku po shkon kaq heret Noel? – kerkoi te dinte ajo me ate zerin e saj te ftohte.
- Kurs mam, ta kam thene.
- Cfare kursi me kujto edhe nje here. – vazhdoi e ema e cila me syte e saj blu analizonte cdo tipar te fytyres se saj, per shenjen me te vogel qe do ta tradhetonte.
- Frengjisht. – tha Noeli pa e menduar teksa mundohej te vishte Conversat e saj te zinj.
- Sikur me the Gjermanisht heren tjeter. – dreqin, mallkoi nen ze Noeli, e nervozuar me veten dhe paaftesine e saj per te genjyer, per tu perqendruar ne ate bisede kur e dinte qe Mario po e priste nje rrugice me tutje me mengjesin e saj te preferuar.
- U ngaterrova ma. – u shfajesua ajo. – Me duhet te iki tani. – por perpara se te shtynte deren u rikthye nga e ema. – Ke ndonje leke? – kerkoi.
- A nuk te dhashe vetem para pak ditesh? Ci bere parate? – pyetjet e saj ishin te dyshimta mendonte Noeli, edhe prania e saj aty ate mengjes ishte e tille.
- Ia dhashe nje shoqe te kursit borxh. Supozohet te mi ktheje sot por nuk dua te dal pa asnje leke. – tha me zerin qe I dridhej.
- Nuk ka gje nese te qerasin te tjeret per nje dite, nese pini ndonje kafe pas kursin. Megjithese une te pres te kthehesh heret ne shtepi sot, do te hame dreke te katert bashke. – e informoi e ema qe padyshim duhet te ishte duke u tallur me te. Dreke bashke, deshironte te qeshte sepse ata kurre ne vitet e fundit nuk ishin ulur ne te njejten tavoline.
- PO tallesh apo jo?
- Jo. Duhet te bisedojme. – dhe pa insistuar me tej u largua duke e lene serishte Noelin te vetme.Doli rrembimthi nga shtepia, me e lehte se kurre. Menefregizmi i se emes ndaj saj e kishte shpetuar edhe nje mengjes tjeter.
Mos mendo per neser, mos mendo edhe sa dite mund te fshihesh pas genjeshtrave te pafajshme I kujtonte vetes.*
- Te te them dicka zemer? – foli Noeli teksa qendronte perballe Marios, kur ajo vorbulla e lumturise ekstreme qe heroina e injekutuar I kishte dhuruar kishte filluar te venitej.
- Flit.
- Mendoj se te dua. – rrefeu ajo, e frikesuar edhe vete nga fjalet qe shqiptoi per here te pare. Dhe ishte hera e pare qe ndihej e dashuruar, ndihej e sigurte ne krahet e dikujt. Ishte e sigurte qe Mario ishte dashuria e saj e pare, jo vetem I pari qe kishte prekur trupin e saj vajzeror.
- Ca ke kshu sot zemer, droga te paska bere romantike? – ia ktheu ai teksa qeshte me te madhe, sikur ato fjale aq delicate te ishin vecse nje shaka.
- E kam seriozisht Mario. – insistoi ajo. – Po ti mua? – kerkoi te dinte.
- Flasim pastaj, kur te jemi esell, pasi te me lesh te te puth dhe te te prek pak bukuroshe. – dhe duke injoruar merzine qe kaplloi Noelin, ate zhgenjimin e dukshem ne syte e saj iu afrua per ta puthur egersisht.*
- Dua te largohem nga shtepia, - rrefeu Noeli teksa qendronte e zhveshur ne prehrin e Marios te pergjumur.
- Dhe ku do shkosh? – pyeti ai. Ajo kishte shpresuar qe do ta mbeshteste duke e ftuar te qendronte me te. Nje tjeter zhgenjim mendoi Noeli.
- Se di. Do ta zgjidh. Ndoshta marr ndonje vrime me qera me leket qe do marr kur te shes varesen e mamit. – tha duke iu referuar vareses se diamanteve qe kishte vjedhur pak dite me pare.
- Mos u bej budallaqe. Ato leke na duhen per te blere drogen. – i bertiti ai teksa e shtynte tutje.
- Por une nuk mund te rri me... - insistoi.
- Ti as qe e di si eshte te jetosh e vetme Noel, mos bej kot si rebele vetem se ke filluar perdor droge. Ne fund te fundit je nje princeshe e llastuar e rritur mes tere te mirave. – shpertheu tere urrejtje Mario, I njejti Mario qe pak me pare kishte ledhatuar dhe adhuruar trupin e saj.
- Por ajo dyshon dhe thjesht, thjesht eshte kaq e veshtire te dal. Une dua te rri me ty.
- E di zemer, e di. – tha ai me nje ton serisht te embel. U ul perballe saj duke marre fytyren e brishte femijenore te Noelit ne duart e tij. – Por mendo kete, nese iken nuk do kesh ku te gjesh me leke. Une jam keq me punen. Ku do ta marrim drogen pastaj? – vazhdoi ai teksa mundohej ta bente te kuptonte. Noeli pohoi lehtesisht me koke, e bindur nga fjalet e tij.
- Ke te drejte. – tha me ne fund e dorezuar peprara tij.