Qendronte perpara pasqyres me syte e perlotur e te skuqur, teksa pastronte fytyren nga make up qe ishte munduar te vendoste.
Shikonte veten dhe nuk ndihej e bukur, nuk ndihej e kenaqur me trupin e saj. Ishte e shkurter, e mbushur aty ku nuk duhej te ishte. Nuk i pelqenin vithet e saj, nuk i pelqenin hijet e saj, nuk i pelqente gjoksi i cili refuzonte te rritej ndonese ajo deshironte per nje mase me te madhe. Pastaj hunda, pak me e madhe dhe me kurriz sec duhej, buzet e holla, syte ku njeri ishte me i mbyllur se tjetri, lekura me pore te theksuara. Donte te ishte e bukur, pse nuk mund te ishte edhe ajo si shoqet e klases, si tere vajzat qe i vellai sillte ne shtepi?
Qendronte gjithmone ne dhomen e saj mbi libra, por nuk rezistonte dot sa here qe degjonte hapat e te vellait, psheretimat nen ze, te qeshurat e mbytura. Hapte tinezarisht deren, dhe ashtu ne fshehtesi shikonte, shikonte ato vajza me trupat perfekte, floket e gjate ku cdo fije qendronte si e ngrire aty ku duhet te ishte, buzeqeshjet e bukura. Do donte te ishte si ato. Si shoqet e saj te cilat gjithmone e vinin ne loje pse nuk lyhej, pse nuk vishte taka? Deri dje kishte dashuruar Conversat e saj, por tani ishte gati ti digjte te tera per nje pale Louboutin.Ishte 17 vjec, dhe e ema insistonte qe te ruante thjeshtesine, qe ishte akoma e vogel per tu pispillosur, per te blere gjerat qe ajo deshironte, per te dale naten deri vone e pashoqeruar. Dhe sa gjate do te quhej e vogel, pas nje jave mbushte 18? Do te ishte serisht e vogel? Do ti duhej edhe nje vit te jetonte nen hijen e shoqeve, te degjonte sesi ato dilnin, se si djem te ndryshem i flsinin dhe per lidhjet e tyre te fshehta? Edhe 1 jave, ndoshta me pas cdo gje do te ndryshonte, por ajo do te ishte ende 'jo e bukur'...
Dhe kur me ne fund lotet iu thane, e vendosur mori penelin. Do te mesonte, do te mesonte te lyhej, te transformonte veten ne vajzen qe do donte te ishte...***
Ditelindja e saj, dita qe me aq padurim kishte pritur. Gjyshja e tallte kur ajo e entuziasmuar I permendte ditelindjen, po ashtu edhe e ema. Per te rriturit dita e lindjes humbiste tere magjine qe mbarte, per to ishte vec nje dite tjeter kur i duhej te punonin, ose thjesht nje rikujtese per vitet e shkuara.
Por Noeli rrezellente nga gezimi. Sot nuk ndihej vetem nje vit me e madhe, ndihej me e lire. Ishte e lumtur, jo prej dhuratave te shumta qe kishte marre, shumica prej tyre qendronin te hedhura ne nje cep te dhomes se saj, por sepse pas shume 'negociatash' kishte arritur te bindte prinderit e saj per te dale, per te dale ne darke me shoqet e klases dhe me Kevinin. Nuk kishte kerkuar asgje vecse nje nate vetem, pa bodyguardin e saj te zakonshem, por disa deshira vertete jane te paplotesueshme. Me mire keshtu se asgje, mendonte. Do te gjendej nje vajze qe do ti terhiqte vemendjen, gjithmone kishte nje vajze qe e shpetonte Noelin nga kontrolli i te vellait.
Qendronte gati, e veshur me nje fustan ngjyre ari te shkurter e te ngjitur pas trupit, me floket me onde qe i binin lehte mbi supe, dhe makeup qe theksonte syte e saj te gjelbert, teksa priste Kevinin. Asnjehere nuk e kishte kuptuar pse I duhej me shume se 1 ore per tu bere gati, edhe me shume sec i duhej asaj vete. Trokiti padurim ne deren e tij, sepse gjeja e fundit qe donte ishte te vonohej ne ditelindjen e saj. Mund te kishte cdo gje qe deshironte, por nuk perfitonte prej kesaj, madje nuk donte aspak te vishte petkun e mendjemadhesise.
- Kev, gati?
- Noel, njerezit interesante shfaqen te fundit. Me ler te qete.
- Jo kur eshte ditelindja e tyre. Dil, eshte nata ime. – sonte duhet te behej sic thoshte ajo, dhe nuk do te linte vellain e saj idiot tia prishte. Nuk kishin nje marredhenie te mire me njeri tjetrin, ne fakt ishin me shume si dy te huaj qe jetonin nen te njejten cati. Nuk mbante mend te kishin luajtur ndonjehere me njeri tjetrin, apo te kishin biseduar. Ai ishte gjithmone i zene me punet e tij, shoket e tij, prostitutat qe sillte ne shtepi, dhe ajo gjithmone ne dhomen e saj, ne boten e saj, duke mesuar, lexuar ndonje liber. Por nese Kevin ishte bileta e saj per te dale nga shtepia, nuk do te ankohej aspak. Madje nuk do te ishte hera e vetme qe do ta perdorte.