Zemra i brofi kur ishte emri i saj qe u shfaq ne ekanin e telefonit te tij..
Aria qe e kishte zhytur ne thellesite e merzise , thellesi ku ai nuk dinte te notonte, dhe mbytej nga pak cdo nate. Aria te cilen pas ndarjes se tyre mendonte se e kishte humbur pergjithmone. Jo, ishte i sigurte qe e kishte humbur, kishte humbur mundesine e nje shanci te dyte bashke me te.
Nuk e kishte telefonuar, dhe as ajo ate, deri ne ate cast.
Ngurroi te pergjigjej, jo sepse nuk donte por nuk dinte se c'mund te kishte mbetur tjeter per tu thene mes tyre.
- Aria? - peshperitu kur me ne fund vendosi te shtypte topthin jeshil ne ekranin e telefonit te shtrenjte teksa ecte rrugeve te Bllokut pas kafes me Emen, shoqen e tij plakaruqe.
- Nuk di si te ta them, por duhet ta dish. Noeli, eshte ne spital. - u degjua zeri i saj, i ftohte.
Por ishin fjalet e saj, mesazhi qe ato transmetonin qe ngulen nje thike te dyte ne zemren e tij, pas asaj qe Aria vete kishte lene aty. Noeli...
- Cfare? - pyeti ai ndonese ekishte degjuar fare mire.
- Duhet te vish ketu. - dhe pa thene asnje gje me shume i dha fund asaj telefonate.*
Hipi ne taksine e pare qe gjeti, duke mallkuar veten qe pikerisht ate mengjes kishte vendosur te ecte ne kembe. Urdheroi shoferin ta conte ne spital, ku nuk dinte cte priste. Mund te ishte nje tjeter dehje i kujtonte vetes, asgje me shume por nje parandjenje e keqe shtrengonte kraharorin e tij.
Nxitoi per ne urgjencen qe aq shume e njihte nga netet kur ishte ulur ne ato stola si nje i semure per te pare Arian teksa punonte, per ta pritur kur te hiqte perparesen e bardhe dhe te ecte drejt tij me buzeqeshjen me te bukur ne fytyre.
Kerkoi me sy per floket e zinj te Arias, por ajo nuk ishte kurrkund. Kontrolloi ne boxet me perdet e renda dhe te piseta, por Noeli nuk gjendes pas tyre si heren e shkuar. Vrapi per ne kodin e kuq por ishte nje mjek trupmadh qe i dolu perpara per mos ta lejuar te futej.
- Kerkoj Noelin, - dhe i sigurte qe asnje nuk e dinte emrin e saj vazhdoi te pershkruante te motren, - nje vajze e imet me floket deri ne supe.Me thane qe e sollen ketu pak me pare, nuk e di kush e solli, as cfare ka... Jam i vellai. - mbaroi ai.
- Drogaxhien? - tha mjeku teksa shemtuar pertypte nje cemcakez ne goje nofulla e tij si e nje kali kafshonte fort ate mastic me mente. Nofulla qe deshironte ta thyente aty, perpara tere atyre njerezve. Motra e tij nuk ishte nje drogaxhie. Nuk ishte, dhe ai ishte nje cope askushi, ai nuk mund ti referohej Noelit e asnje tjetri si te tille. Ai ishte aty per te kryer detyren e tij humane dhe jo per ti ngjitur epitete njerezve te semure dhe deshironte tia kujtonte me nje grusht. Mori fryme thelle, duke mos lejuar qe edhe nje here tjeter te ishte gjaknxehtesia e tij qe thoshte fjalen e fundit.
- Emri i saj eshte Noel. - i kujtoi ai tashme i xhindosur, jo vetem me mjekun por edhe me te motren. Ndonese fillimisht deshironte te dinte me shume perpara se te drejtonte gishin nga e motra, nga dikush qe besonte, nga Aria...
- Ku eshte Aria? Doktoresha? - pyeti ai serisht sepse duhet te ishte ajo qe i pergjigjej pyetjeve te tij, ajo qe kujdesej per Noelin sepse ishte e vetmja te ciles i besonte, verberisht.
- Ne reanimacion, me motren tende. - tha ai rende rende, i lodhur nga pyetjet e Kevinit. U largua pa e orientuar si shkohej per ne ate pavion te ri. Reanima, rishpirterim mendonte teksa ngjiste shkallet ne drejtimin qe nje infermiere babaxhane i kishte treguar.
Ndoshta do te rigjente edhe shpirtin e tij atje, ndoshta do te ishte serisht Aria ajo qe do te frynte pakez shprese, optimizem dhe largpamje ne jeten e tij.E pa teksa qendronte me shpinen kthyer ndaj tij duke folur me nje doktor te moshuar. Do te njihte qendrimin e saj te sigurte kudo, edhe mes nje turme njerezish.
Nuk mbante veshur perparesen e bardhe por xhinset e saj te preferuara dhe nje triko te trashe. Shtrengonte ne dore canten e vogel dhe xhaketen e zeze qe aq shume pelqente. Nuk priti qe te perfundonte ate bisede, nuk priti qe te kthehej dhe te ndeshte shikimin e tij, ta ftonte por rendi drejt tyre. Vendosi doren e tij ne supin e saj sic kishte bere aq shume here me pare, por asnjehere nje veprim i tille nuk ishte dukur kaq i gabuar. Ajo ishte nje engjell, bardhesia se ciles ndotej nga katrani i shpirtit te tij.
Ktheu koken dhe pas aq kohesh, 3 javesh pa serisht fytyren e saj, ate fytyre qe cdo nate e kishte enderruar.
Ata sy, ndonese nuk fshihnin zhgenjimin dhe urrejtjen e saj ndaj tij, ishin syte me te bukur per te.
- Erdhe. - konstatoi ajo dhe duke u kthyer serisht nga mjeku vazhdoi - Doktor, ky eshte i vellai. Shpjegojini gjithcka edhe atij. - kerkoi Aria dhe mjeku pas nje buzeqeshjeje plot dhembshuri filloi te fliste. Nje overdoze, e kishin gjetur te vetme, askush nuk kishte qene aty prane saj. Dikush kishte lajmeruar urgjencen dhe ishte larguar. Nuk e dinin sa kohe kishte kaluar ne ate gjendje. Po benin me te miren, nuk e dinin nese zemra e saj do ta perballonte, nese trupi i saj do te mposhte drogen por edhe nese ia hidhte nje trajtim i zgjatur per tu detoksifikuar e priste, per te hequr dore pergjithmone. Ishte ne nje gjendje prekomatoze, do ishte me mire nese ai do te priste edhe pak perpara se ta shikonte. Duhet ti jepnin shapka dhe maska te pastra.
Falenderoi mjekun pa thene asgje me shume, pa pyetur asnjehren prej pyetjeve qe zienin ne koken e tij.
- Me vjen keq. - tha Aria pasi doktori i vjeter u zhduk pas nje dere.
- Faleminderit. - peshperiti ai i mposhtur. - Eshte e vertete qe askush nuk ishte me te? - pyeti ai dhe Aria vetem pohoi lehtesisht.
- Eshte ai maskarai, ai qe do ta .. - filloi te neperdhembte ai por ishte dora delikate e Arias ne supin e tij qe e qetesoi. Ajo prekje po aq delikate sa edhe vete ajo, por edhe e forte ne te njejten kohe.
- Rri me Noelin. Ajo do kete nevoje per ty. Mos bej ndonje budallik. - keshilloi Aria.
- Mendoj qe duhet te lajmerosh edhe prinderit tuaj, - shtoi ajo teksa largohej prej Kevinit pa thene asgje me shume.*
Priste qe e ema ti pergjigjej paditur cti thoshte, por kur me ne fund u degjua ajo Alo-ja e thate e saj, ai zeri i bezdisur ishte e verteta e pazbukuruar ajo qe i serviri 'Noeli eshte ne reanimacion nga nje overdoze heroine'
I perplasi e fytyre ate te vertete dhe priste qe ajo te reagonte ndryshe, ndryshe nga ajo sjellja gjithmone e permbajtur, te bertiste, te qante ndoshta por pergjigja e saj e vetme ishte nje pyetje
- Ne QSUT?
- Po. - tha ai.
- Do sigurohem qe te transferohet nga ajo kasapane ne nje vend me privat. Mos i thuaj askujt, kjo do mbetet mes nesh.
Nuk shqetesohej per te bijen, nuk shqetesohej per asgje pervecse mendimit te te tjereve per te, per te atin. Deshironte ta shpallte diku, te dilte ne qender te qytetit me nje artroparlant dhe te rrefente gjithcka, tradhetite e saj dhe gabimet e Noelit, genjeshtrat dhe hilete e te atit, korrupsionin e familjes se tij qe sishte vecse nje familje qesharake. Deshironte te grriste masken e saj te madheshtise per te treguar fyturen e vertete te saj, nje shpifesire. Deshironte ta thyente sic e kishte thyer edhe ajo ate vite me pare.
Kishte menduar gjithmone qe nuk do ti lejonte asnje femre ta copetonte, te zoteronte dhe thyente zemrne e tij por kishin qene tre femrat qe e kishin gjunjezuar: e ema, Noeli dhe Aria...
Aria qe u afrua 2 filxhane plastike kafeje ne dore. I zgjati njeren Kevinit dhe pa pritur per nje ftese u ul prane tij, duke lene nje hapesire mes tyre, mjaftueshem qe trupi i tij mos te prekte te sajin.
- Do te te nevojitet. - i tha teksa pinte kafen e saj.
- Faleminderit.
- Ska perse. - tha Aria. Bashkebisedimi i tyre si ai i dy te huajve.
- Po nese vdes? - pyeti Kevini me zerin qe i dridhej.
- Mos e mendo - ishte pergjigja e saj pas nje heshtjeje me te zgjatur se zakonisht, nje heshtje gjate se ciles imagjinoi vdekjen e se motres, pa veten qe qante prane nje arkivoli te hapur. dhe Aria nuk ishte aty, nuk ishte me prane tij kur me shume se cdo gje deshironte qe ajo ta perqafonte, ta perkedhelte dhe ta genjente, ti premtonte qe cdo gje ishte mire, qe cdo gje do te behej mire.
Qendruan krah njeri tjetrit, te burgosur te asaj heshtjeje mes tyre. Kolona zanore e vetme e atij momenti pip pipet e aparateve te renamiacionit.
Ishte ajo qe u ngrit duke marre edhe filxhanin e tij te zbrazur ne duar.
- Une po iki Kevin. Shpresoj qe Noeli te shpetoje dhe te kaperceje kete faze. Mirupafshim. - dhe i ktheu kurrizin teksa nxitonte drejt deres se vogel ne fund te korridorit.
Deshironte te rendte pas saj, ta terhiqte prane vetes, ti lutej qe te qendronte me te vetem kete nate, sepse vetem prezenca e saj ishte qetesuesi me i mire per te; ta falenderonte serisht ndonese nuk dinte si. Por i mpire e pa teksa zhdukej pas deres se rende te pavionit i vendosur ta falenderonte serisht te nesermen.
Por pse ai mirupafshim-i i saj ngjau aq shume si nje lamtumire?