Epilogu Epilogut 😂

2.2K 130 45
                                    

'Mos ta pafsha me bojen' i kishte shkruar Aria. E c'kish bere ai? Normalisht vecse ti cante telefonin te cilit ajo nuk i pergjigjej. Kishte blere te paren bilete per ne Boston per ti pare bojen.
E kishte katranosur - ne fakt s'kishte bere asgje. Por kur Ana llafazanes dicka i tiposej ne tru zor tja shkitje qe aty e per fatin e keq te Kevinit, Aria fjales se Anes i besonte verberisht dhe Ana mosmirenjohesja, qe tani qe jetonte e lumtur, rehatuar me Markon kishte harruar qe ishte ai kumbari i asaj dashurie - as qe i lente rradhe Kevinit te shpjegohej.
Kur nje vajze, gjysem te zhveshur, duhet permendur i bie te fiket perpara syve te tu - cduhet te besh? Epo, ai ekishte ndihmuar e ajo e perdala, nje aktore e rregjur e kishte perqafuar per mos tu shqitur.

Faji i vetem i Kevinit q sa ishte munduar ta largonte paraziten, precedentet e tij te meparshem kriminale.
'Asnjehere s'do i besoje kush plotesisht horrir.' nje nga ato mesimet per te cilat ia vlente te shponte veshet. (Shprehja vath ne vesh njerez, mos u hutoni). Edhe horrave ne pension si Kevini.

Epo per ti rene shkurt, ndonese 9 ore ne avion per ne Amerike kish kohe plot per ti rene edhe gjate - ai shkonte ne Tirane per te rregulluar disa pune pune por edhe nja dy gjera te tjera qe jane surprize per me vone e ajo, ajo e ftonte me nje mesazh perzenes.
Serisht u bete lemsh - epo, nga ai cifti dashakeq i jugut kane kaluar kohe. Tani ishin ai cifti qe ziheshin per tu dashur e i hanin koken njeri tjetrit per te thene 'te dua'.
Te cuditshem do mendonin te tere. Epo as atij e as Arias nuk i behej vone per te tere se te dy e dinin shume mire qe ishin unike.

Kerceu ne taksine e pare qe gjeti. E mira kur udhetoje shkurt, s'duhet te prisje prr valixhet ne ate shiritin rrotullues. I dha adresen e Arias dhe nje a dy here i lutej shoferit qe te shtypte pak gazin.
Zakoni i vjeter. Ndonjehere i hante pak kemba per te ecur si i cmendur por ne Amerike makinen e tij se kishte marre dot nga pas.

Ngjiti shkallet per ne apartamentin e tyre. Ashensoret amerikane si pelqente dhe pastaj 11 katet i bente per fiskulture meqe edhe palestres i kish bere dalje. Trupin e kishte ruajtur akoma. Aktivitetet e tjera kalori djegese nuk i mungonin dhe se Aria i ishte perbetuar qe nese vinte bark, te lutej qe barku e vinte me pakete shoqeruese fluturimi se do ta hidhte nga dritarja. E embel shume e dashura e tij apo jo?

Hapi deren e per pak desh u pengua ne valixhen e madhe qe qendronte aty - valixhen e tij.
Mos psikopatja e tij preferuar e kish patur seriozisht?

'Yhyy Aria?' therriti ne korridorin e ngushte.

'Nxirrte koken buf' therriti serisht po asnje shenje prej saj.
Epo durim. Ndoshta punonte ende. Zakonin per te bere roje pas roje ne spital nuk e kishte hequr akoma. U leshua ne divanin e rehatshem ne dhomen e ndenjes i vendosur per ta pritur zgjuar por gjumi kishte patur te tjera plane.

'Zgjohu kaqol' uleriste dikush. U kthye nga ana tjeter. Mavria qe shante me ashtu falesh le te priste.

'Cohu. Hajde, shpejte' mavria ishte e forte sepse krahet qe e shkundnin as qe kishin nder mend te pushinin se shkundur trupin e tij te lodhur.

'Kurva....' ha, bingo. Ishte Aria e tij. Duke u hequr sikur ende flinte, e mbeshtolli me krahe dhe e terhoqi mbi vete.

'Me mori malli dhe mua per ty zemer' i peshperiti teksa e shtrengonte fort mbi vete. U mbush me aromen e saj dhe pas atyre diteve lodhese ne Tirane u ndje serisht ne shtepi.

'Kur perqafoje e pllaquritje te tjera te mori ty legen?' E akuzoi me shaka e Arriti te shkeputej prej tij. Edhe ai u cua. Ajo qendronte floke shpupuritur perballe tij veshur me ato rrobat seksi te spitalit. Seksi ishte Aria dhe jo ato te zhveshurat e Tiranes. Seksi ishte kokederresia Arias se tij dhe jo ajo gadishmeria per tju hedhur ne qafe e te tjerave.

'Ta kam thene qe ma heq trurin kur behesh xheloze?'

'Per surratin tend' beri nje levizje shperfillese te dores se saj te majte dhe vazhdoi 'Per surratin tend prej shimpazeje? Te rren mendja.'

Fund (shqip)Where stories live. Discover now