Kishin notuar ne detin e terbuar si dy te cmendur per ore te tera, trupi I tyre I mesuar me ftohtesine e ujit. Refuzonin te dilnin sepse era e mprehte vjeshtarake do te sulej mbi trupat e tyre me rrobat e lagura.
Pavarsisht ngurrimit te fillimit, kishte qene dicka ndryshe, nje aventure e lezetshme.
- Pse me solle deri ketu? – e pyeti ajo Kevinin kur me ne fund qendronin te strehuar ne brendesi te makines se tij, me kondicionerin e hapur qe frynte ajer te ngrohte. Mundohej me kot te thante rrobat e saj, dhe floket qe ende pikonin.
- Per tja rinisur edhe njehere nga e para? – u pergjigj ai teksa si ajo mundohej te thante veten me xhupin e tij.
- Do te thuash qe do te rifillojme grindjet tona?
- Jo, po shpresoja qe kete here te nisnim me kemben e mbare. Tani qe me njeh pak me shume ndoshta...
- Tani qe te njoh pak me shume je dhe me I pashprese se me pare. – nderhyri ajo. – Ta dija cfare personazhi I cuditshem je as nuk do te ti kisha hedhur syte ate nate.
- Fale zotit kam fytyre te parezishtueshme dhe karakter akoma me joshes. – beri shaka ai.
- Te fytyra edhe ndoshta por nga karakteri je zero Kevin. Te duhet goxha pune qe te behesh terheqes me shume se vetem fizikisht. – pranoi ajo.*
Rruga e kthimit ishte nje torture e vertete, e vetmja pjese e bukur e se ciles ishte muzika e bukur perzgjedhur nga Kevini, I cili kishte lidhur telefonin e tij me makinen.
- Paske gusto ne muzike, - pranoi Aria teksa kenga Show Must Go On e Queen degjohej ne sfond, nje nga te preferuarat e saj.
- Edhe per femrat, - iu pergjigj ai pa humbur asnje rast per te bere nje nga ato shakate e tij tashme pa kripe dhe vetem banale.
- Ugh, nuk lodhesh kurre apo jo? – kerkoi te dinte ajo, tanime sinqerishte teksa ai vazhdonte te ngiste makinen I perqendruar ne kthesat e Llogarase.
- Nga ty? Ndonjehere. – beri shaka Kevini.
- Jo, nga te qenurit kaq I ceket dhe siperfaqesor.
- Nuk lodhem. – tha ai me tonin serioz, ndoshta pak I ofenduar nga ai konstatim I fundit I Arias.
- Per asnje cast nuk ke deshiren te jesh pak me serioz, me i rritur? Je 28 vjec dhe me duket se ke harruar te piqesh – tha Aria.
- Mos po pretendon qe jam kalama gje?
- Ti je. – pranoi ajo. – Madje shume. Nuk te njoh mjaftueshem, e vetmja gje qe di per ty eshte qe je ky personi gjithmone acarues qe perdor pervesitetin dhe pamjen e bukur per te qene terheqes dhe interesant. Ne asnje moment ne ato heret qe me ke ardhur mbrapa si rrodhe nuk ke permendur ndonje pune te mundshme apo ku di une, shkolle.
- Une nuk punoj, nuk kam pse. – rrefeu ai. Nje pergjigje cuditerishte shkurter per te.- Sikur ta dija. – tha Aria e zhgenjyer.
- Ce ke dhe ti ate ton sikur eshte fundi I botes qe une nuk punoj. Nuk ia kam nevojen. – vazhdoi Kevini.
- Eshte e dukshme qe nuk ia ke, por ndoshta do ishte me mire te mbushje kohen me ndonje angazhim sesa me gjera siperfaqesore dhe me ndjekjen time. – beri shaka ajo.
- Po ia kalonim mire. – rikujtoi Kevini, - pse krejt papritur u beme kaq serioze?
- Ke te drejte. – tha Aria e dorezuar, e sigurte qe ai nuk dinte sit e rritej, qe ishte vetem nje femije I burgosur brenda trupit te nje 28 vjecari, me vitet qe nuk kishin bere asgje per te pjekur pak ate trurin e tij adoleshentor. Le te kenaqej me gjerat e tij siperfaqesore, mendoi Aria. Ajo nuk do te behej nje prej tyre.
Por pastaj ajo ana e papergjegjshme e saj, ajo pjeseza e vetes qe e kishte shtyre ne krahet e Kevinit ate ate te nxehte vere u rizgjua per ti thene: Kenaqu edhe ti me te Aria, nuk ka asgje te keqe te kalosh pak kohe larg seriozitetit te jetes ne krahet e dikujt per te cilin jeta seshte vecse nje loje. Ai kenaqet dhe ti kenaqesh. Eshte e thjeshte. Askush nuk lendohet ne fund. Nje tjeter lidhje si ajo me Ciskon? Ku ende ndihesh fajtore per zemren e tij te lenduar? Nahh, me mire nje si Kevini i cili nuk ka zemer fare... Perdore sic deshiron edhe ai te te perdore ty. Shijoje disa muaj kete lidhje femijenore perpara se te transferohesh ne anen tjeter te oqeanit.Une nuk e di nese do te iki – deshironte te kundershtonte ajo ana e saj racionale, e vene prefund nga deshirat e errata te Arias se papergjegjshme.