28. ARIA

1.3K 110 10
                                    

                 

Doli nga tualeti, me floket e  pabindur qe ishte munduar ti rregullonte ne nje topuz ne maje te kokes dhe me xhinset dhe bluzen e bardhe qe ai kishte zgjadhur.
E gjeti duke future hundet ne gjerat e saj, serisht. Kete here qendronte prane tavolines se saj te studimit dhe po shikonte fotot e saj, te varura ne murin perballe. Si guxonte te vinte ne shtepine e saj, sikur e zoteronte ate vend. Deshironte ta shqyente, ta vriste aty dhe te fshihte trupin e tij e sigurte qe askush nuk do ndjente mungesen e Kevinit.
Dhe teksa mendja e saj planifikonte vdekjen e tij macabre, acarohej edhe me shume qe ai ishte I afte te zgjonte ate urrejtje tek ajo dhe ne te njejten kohe ate terheqjen e frikshme magnetike.
- A nuk rrin dot pa gerrmuar gjerat e te tjerve? – tha Aria e vendosur per tja nxire edhe me shume jeten.
- Paske qene nje femije I shemtuar. Shyqyr qe zoti ste harroi dhe u zbukurove rruges. – tha teksa tregonte me gisht nje foto te saj bebe, te shkrepur teksa qante me te madhe. Gjithmone e kishte urryer ate foto, dhe prandaj e mbante te fshehur pas nje tjetre ku kishte dale prane pemes se vitit te ri te mbushur perplot me dhurata.
- Pse ben sikur ke qene ndonje femije revistash. – ia ktheu Aria.
- Une gjithmone kam qene I bukur, per kete ske cthua.
- Te lutem boll Johny Bravo. Mos me thuaj qe del para pasqyres cdo mengjes, fryn muskujt dhe i thua vetes sa I bukur qe je.
- Dicka e tille. – beri shaka ai.
- Je i shpifur.
- Po na vonon Aria. Kemi nje udhetim per te bere. – njoftoi ai.
- Une nuk vi ne asnje udhetim me ty, psikopat. – kundershtoi ajo dhe u rehatuar serisht ne shtratin e saj.
- Mos mu ul aty serisht, se jam vetem nje fije floku larg te te bashkohem dhe te te rikujtoj pse je kaq e terhequr ndaj meje. Por je me fat qe sot jam I vendosur te te rrembej sic me rekomandove heren e kaluar, dhe te dalim ne ate takimin tone te pare normal. – informoi ai.
- Qe tek dora jote e gjakosur hidhet poshte normalja. Te kapi ndonjeri mat me te dashuren e vet? Sa keq qe ste thyen ty hunden.
- Jo, thjesht i rikonstruktova pak kockat e fytyres se nje palacoje qe I verdallisej motres time.
- Eshte e madhe Kev, do te kete shoke. – u hodh Aria per te mbrojtur Noelin.
- Shoke me tatuazhe qe ngjajne si horra te rregjur? Jo faleminderit.
- Kush flet per horrat. – tha ajo duke shtremberuar fytyren. – Hajde te te mjekoj doren. – shtoi doktoresha brenda saj, ajo qe nuk mund te shikonte dot doren e tij te gjakosur.

*
Hipi ne makinen e tij e dorezuar, pasi I kishte mjekuar doren ne tualetin e vogel te apartamentit te saj; procedure qe kishte zgjatur pak me shume se zakonisht nderprere nga puthjet dhe ngacmimet e tij te herepashershme. Ishte e sigurte qe nuk do te hiqte dore nga ato perversitete dhe batuta banale dhe nese do te ishte shtrire ne nje tavoline operacioni.
- Ku do te shkojme? – kerkoi te dinte Aria.
- Surprize, por rehatohu. Eshte pak rruge e gjate. – tha teksa niste makinen e tij me shpejtesi.

- Ej ngadale Vin Diesel, nuk dua te vdes dhe te jete fytyra jote e cpifur ajo qe do shof. – u ankua ajo dhe ai qeshi.  Aria nuk e kuptonte pse ato shperthimet e saj nervore ishin aq gazmore per Kevinin dhe kjo e acaronte edhe me shume.
- Jo te tere kane fatin te kene vemendjen time. – informoi ai, duke besuar vertete ne ato fjalet prej mendjemadhe dhe kokeboshi.
- Fati nje personi dhe ti jeni ne proporcion te zhdrejte. Sa e prane teje aq me pa fat.

*
Kaluan Durresin dhe ai vazhdonte te ngiste makinen shpejte, i patrembur nga policet qe mund ta ndalonin per njemije rregullat e qarkullimit rrugor qe thyente.
- Ku dreqin po me con? – kerkoi te dinte serisht Aria qe deri para pak castesh kishte qene e sigurte qe atij I kishte hipur ne koke per ndonje nga ato drekat e tij madheshtore, kete here buze detit.
- Te thashe, rruge e gjate. Futi nje sy gjume  dhe kujdes. Zgjohu nga ana mire heren tjeter. – tha pa ndare syte nga rruga.
- Ha Ha, me shkrive fare. – qeshi tere ironi me shakate e tij prej burgaxhiu.
- Te shkrij ne menyra te tjera une zemer, jo me llafe. – tha dhe buzeqeshi ne ate menyren e piset qe vetem ai dinte te buzeqeshte. Prepotent dreqi mendoi Aria teksa kryqezonte duart e saj perpara kraharorit si nje femije protestat e te cilit injorohen nga prinderit.

Fund (shqip)Where stories live. Discover now