- Mendova se te hengri gogoli, - tha ai kur me ne fund Aria u rikthye ne dhomen e Kevinit.
- Jo, po desh me hengri motra jote. - informoi ajo duke i shpjeguar per takimin e tyre te vogel ne korridor vetem pak me pare.
- Si tu duk? - kerkoi te dinte Kevini teksa qendronte shtrire ne anen e tij te shtratit, duke pritur qe Aria ti bashkohej.
- Me keq se heren e shkuar. Mendoj se perdor Kev, me vjen shume keq te ta them, por kishte ato syte e picerruar e te frikshem te dikujt qe kerkon patjeter droge.
- E sigurte? - pyeti ai i dorezuar, i trishtuar.
- Po. Kete here 100%. - tha Aria.
- Faleminderit qe pranove te qendrosh ketu sonte qe te mund te takoje Noelin serisht. - falenderoi ai me ate zerin e tij te embel, ate tonin perkedheles qe e perdorte gjithmone e me shume sa here qendronte me Arian.
- Ska gje, me e pakta qe mund te bej. - tha ato teksa shtrihej krah tij ne krevatin dopio sic i ishte bere zakon tashme, ndonese nuk ishte Aria ajo qe vinte ne shtepine e tij, por Kevini ne apartamentin e saj te vogel e te ngrohte. Ne 2 muajt e fundit shume gjera kishin ndryshuar mes tyre, gjithcka kishte ndryshuar mes tyre. Ai kishte arritur me ate sinqeritetin e tij te cuditshem dhe ate posesivitetin e tij te shembte mbrojtjet e saj te fundit.Mund te quheshin miq, ajo e tyre nje miqesi e cuditshme ku ndanin gjithcka me njeri tjetrin. Jo, nuk ishte dashuri mendonte Aria e sigurte per ndjenjat e saj nga Kevinit. Ishte vetem nje terheqje fizike perpara forces se te ciles ajo ishte dorezuar. Ajo mbremja pas udhetimit te Dhermiut kishte sjelle ate ndryshimin e madh ne lidhjen e tyre. Ajo nate, kur ai djale pervers e kishte shtrenguar ne krahet e tij pa provuar ne asnje cast per dicka me shume. Kishte qene po ai djali arrogant qe te nesermen i kishte sjelle mengjesit me te bollshem ne shtrat, mengjes qe betohej se e kishte pergatitur vete, ndonese Aria ishte e sigurte qe nje nga sherbetoret e shumta e kishte ndihmuar te skuqte vezet. Ishte i njejti mendjemadh qe sillej me te si nje xhentellman i vertete, duke respektuar cdo deshire te saj, madje edhe vendimin e saj per mos te bere asgje me te pervecse te flenin ne krahet e njeri tjetrit.
- Mos me thuaj qe ke vendosur te rivirgjerohesh deri ne martese? - kishte protestuar nje nate Kevini, kur pas puthjeve te zjarrta ajo ishte shkeputur prej tij.
- Po. - kishte genjyer me shaka Aria dhe pasi kishte shfryre nen ze Kevini kishte shpallur qe ishte vertete djali me pa fat ne bote.
- Ke qene e imja dhe tani refuzoj qe te jesh serisht, - kishte shpallur ai - Po me cmend Aria. - por duke pranuar edhe kete kush te saj kishte vazhduar ate maratonen e tyre te puthjeve.
Ndonjehere Arian e merrte malli per djalin acarues te fshehur tashme pas petkut te ketij Kevini te ri, por e shkundte tutje ate mendim idiot.- Me permendi serisht ato preferencat e tua per prostitutat, - tha Aria teksa rehatohej ne krahet e Kevinit, duke rikujtuar edhe takimin e saj te pare me Noelin ku kjo e fundit as kishte pranuar te prezantohej me te, e sigurte qe nuk do ta shikonte serisht Arian.
- Te kam thene qe tani preferoj vetem doktoreshat. - i kujtoi Kevini.
- QSUT ka mjeke plot. - vuri ne dukje ajo.
- Mua me terheq vetem njera, nje brune sexy, nje kokederre qe te vret dhe te cmend ne te njejten kohe me gojen e saj. - i peshperiti ai fare prane veshit perpara se ta sulmonte me ato mijera puthjente vogla torturuese.
- Je xheloze Aria, e dashuroj kur xhelozohesh per mua. - vazhdoi ai. - Une nuk jam xheloze - kundershtoi ajo teksa hidhte krahet rreth qafes se Kevinit per te afruar serisht buzet e tij tek te sajat.
- Nuk do jem kurre xheloze per ty o Casanova.
- Une nuk do te te jap shkas. Nuk ka me vajza te panjohura Aria, tani je vetem ti. - dhe e puthi embelsisht, ashtu sic e puthte gjithmon se fundmi, ajo egersia e tij meparshme vecse nje kujtim i mjegullt.
Jo Noel, kishte dashur ti thoshte asaj pak caste me pare. Kevini eshte ndryshe, ti thjesht je zhytur shume thelle ne erresiren tende per ta pare.
Arsyeja e ndryshimit te tij je ti Aria, i peshperiste ajo pjeseza e saj e nenshtruar nga vetepermbajtja e Arias, ajo pjesa qe ajo refuzonte ta besonte. Por ishte po ajo pjese e qenies se saj, ajo copez e zemres se saj qe rrihte me fort sa here Aria ishte prane Kevinit, qe ate nate u zgjua, duke shqyer ne mijera copa zinxhiret e mohimit te Arias qe e burgosnin. Ishte ajo pjesez e zemres se saj qe mori freret e trurit dhe vendosi qe ajo ishte nata qe Aria do te ishte serisht e tij...