Asnje reagim, asnje mut reagimi prej saj.
I xhindosur, i terbuar la serisht ate inatin e tij ta kontrollonte, si nje nate me pare, dhe pa e vrare mendjen per forcen qe ushtronte, per faktin qe shtrengimi i dores se tij po vriste krahun e saj e terhoqi per ta perplasur dhunshem pas makines se tij.
Serisht asnje reagim. E urrente Arian e heshtur, vajzen qe ecte e patundur, duke injoruar prezencen e tij. Urrente vajzen qe kishte dalur nga makina rrangalle e atij tjetrit. Deshironte ta perzinte, ta groposte dhe te ringjallte Arian e tij, ate qe e sulmonte me fjale dhe nuk i hapte kurre rruge.
Me ofendo, me shaj, bertit, ulerit por vetem mos hesht deshironte ti thoshte teksa e shkundte fort per te rizgjuar ate vajzen qe njihte dhe aq shume adhuronte, ate vajzen per te cilen kishte deshiruar aq shume te ndryshonte, te transformohej ne djalin qe ajo mund te dashuronte.
Vajza e hekurt, e frikshme qe qendronte nen hijen e tij , i kujtonte te emen, ate femer te urryeshme. I kujtonte ate qendrimin e saj menefregist qe aq shume e vriste. Mos me vrit edhe ti Aria, jo me. Dreqin reago, deshironte te bertiste, ta urdheronte.
Pse nuk ishte e merzitur? Pse nuk qante? Pse nuk e kuptonte qe ajo ishte shkaku i gjithckaje. Pse?
E shkundi fort, teksa nuk e lejonte te largohej prej tij dhe vazhdoi monologun me fjalet e dehura, te pamenduara qe buronin prej tij.
- Flit Aria. - iu lut me tonin urdherues, - Thuaj dicka dreqin. - vazhdoi te fliste i perhumbur ne thellesite e deshperimeve te tij, me dhimbjen e plageve te rihapura.
- Pse ishe me ate? Pse ishe kaq shpejte me tjetrin? Pse? - e perplasi serisht fort pas makines, serisht asnje pasthirme dhimbjeje.
- Cfare je ti? Ca mutin je ti, rob pa ndjenja? Une te doja. - shpertheu me ne fund, duke mos besuar as vete ate rrefim te tij t deshperuar.
Te doja, te doja ty dhe ate kokefortesine tende, ate gojen qe me sulmonte jo vetem me puthje por edhe me fjalet qe shigjetonin zemren time. Godite ne shenje Aria, me lendove. Ktheve cdo sulm timin per te te zoteruar kunder meje si nje boomerang. Tani ti me zoteron mua.
- Pse nuk thyhesh Aria? - bertiti serisht fare prane fytyres se saj teksa dora e tij u perhumb ne butesine e flokeve te saj te mendafshte. Mendafsh qe deshirontebtw griste. Ta shkaterronte si edhe ate mbrojtjen e saj. Shtrengoi floket e saj te derdhur ne grushtin e tij te forte. Ajo vetem rruthi syte por vazhdoi ta injoronte.
Mbylli syte duke refuzuar te shikonte vajzen ne te cilen e kishte transformuar, mbylli syte per te fshehur kujtimet qe veshen syte e tij me dhimbjen e nje femije me femijeri te genjeshtert.
Mbylli syte per te rikujtuar; ecte ne korridorin e erret te shtepise se tyre te vjeter, kerkonte te atin per te vazhduar lojen qe ai i kshte premtuar perpara se dikush ta telefononte. I sigurte qe duhet te ishte kthyer pasi ora shenonte 9, ecte me hapat e vegjel drejt studios se tij. Degjoi psheretima dhe klithma dhe i sigurte qe do te gjente prinderit e tij aty. Por kur hapi deren pa u menduar dyhere ishte trupi i zhveshur i te emes dhe ai i huaj qe nuk ishte i ati mbi te, pamja me te cilen u ndesh. I frikesuar mbylli deren dhe vrapoi per ne dhomen e tij mbushur me arushe dhe makina lodra. Prinderit i kerkonin gjithmone te mbyllte syte kur kishte skena me puthje dhe prekje ne filmat qe shikonte teksa qendronte shtrire mes tyre, duke refuzuar te flinte vetem. 'Eshte turp' e mesonte i ati. Ai sapo kishte perjetuar dicka te tille, ishte bere padashur pjesene nje turpi. E cdinte fundja nje 6vjecar rreth botes se te riturve. Ndoshta bota e tyre ishte e mbushur me turpe. I vendosur per ta fshire ate kujtim, zgjodhi te vazhdonte te jetonte ne boten e tij te pafajshme e naive femijenore.
Ndodhi serisht pas disa vitesh, kur ai dinte me shume. I kishte mbijetuar zenkes se tij te pare, heres se pre qe dikush e kishte share, kishte ndjere pelqimin e pare per nje vajze me floke ngjyre mjalti e cila e ndihmonte gjithmone me detyrat.
Tashme jetonte ne nje shtepi me te madhe. Ne 4 vite kishin ndryshuar 2 shtepi, shtepi qe dita dites zmadhoheshin, rriteshin si edhe ai.
I ati nuk ishte me vetem nje avokat, tashme ishte dhe nje gjykates. Ai si edhe e ema punonte shume. Degjonte qe kishin nisur nje biznes, nje zot e donte cfare ishte. Permendej dhe nje tender dhe disa letra te ndryshuara, para te premtuara ndaj dikujt. Ai nuk merrte vesh asgje por ishte i gezuar ne ate paditurine e tij, me lojerat e kompjuterit qe shtoheshin dita dites.
Nje nate teksa mundohej te flinte po gjumi e kishte harruar degjoi serisht te njejtat klithma si ate nate, zhurme te dickaje qe perplasej te shoqeruara nga nje 'shttt Kevi flen'. U ngritbi vendosur per tu bere edhe njehere deshmitar i turpeve te te rriturve, me qellimin per te mesuar sepse edhe ai vete po rritej per ti bere i tille, i rritur.
Hapi deren lehtesisht per te pare te emen mbeshtetur pas murit me koken e kthyer nga ana tjeter dhe nje burre me pantallonat rreth kyceve te kembeve qe hungerinte si nje luan, cdo hungerime e tij shoqeruar nga nje pasthirme dhimbjeje nga e ema. Ai po e vriste, ai po lendonte te emen. Ishte kolegu i tyre je ate marreveshjen me t qe sja mbante mend emrin. I sigurte per te shpetuar te emen do te futej ne ate dhome por ishte dora e te atit ne supin e tij qe e ndaloi, i ati ende i veshur me xhaketen e lakur nga pikezat e shiut qe shikonte ate qe shikonte edhe ai.
- Shko ne dhome Kevin. - peshperiti ai.
- Por ai po vret mamin. - kundershtoi Kevini.
- e zgjidh une. - dhe e ngriti peshe nga toka sic bente gjithmone per ta cuar ne shtratin e tij.
Kur u zgjua te nesermen cdo gje u harrua serisht, e ema dhe i ati flisnin dhe i dhuronin njeri tjetrit ate puthjen e embel dhe te shpifur mengjesore.
Por kete here Kevini nuk harroi, u rrit me tradhetite e te emes dhe nenshtrimin e te atit i cili me urtesi, me durim duronte tere perdhosjet e saj. Dhe cdo mengjes kur shikonte ate puthjen e stisur, urrente pak me shume ate, dhe i premtonte vetes qe asnje, asnje vajze nuk do sillej ashtu me te. Nuk do kishte nje femer si e ema ne jeten e tij, ai nuk do te transformohej ne nje version te te atit, ne nje dobesire. Vulosi premtimin naten e pare qe pushtoi trupin e nje femre per mos ti folur te nesermen. U ndje i pushtetshem, i paprekshem.
U rrit teksa kalonte nga vajza ne vajze duke ushqyer urrejtjen ndaj familjes se tij te genjeshtert. U rrit dhe bashke me te u rrit dhe llogaria e tyre bankare, duke e bere ate te ndihej edhe me i fuqishem, i paarritshem.
I pazevendesueshem, deshironte te ishte i tille.Aria, Aria shkermoqi tere premtimet e tij ndaj vetes. Aria qe me sjelljen e saj kryenece infektoi si nje semundje trurin dhe zemren e tij. Aria qe si e ema rendi tek nje tjeter, takoi nje tjeter teksa ai mundohej te ishte gjithcka qe mendonte se ajo deshironte qe ai te ishte. Amela e zevendesoi me nje djale te pasur, e kuptonte, ndersa Aria, vajza e thjeshte vetem e zevendesoi, aq thjeshte...
- Flit Aria. - u hakerrye teksa terhiqte me shume floket e saj.
- Me lesho. - ishin fjalet e saj te vetme qe thyen heshtjen e saj te frikshme. Urrejtje, kishte shume urrejtje ne ato fjale por per Kevinin ishin me te embelat.
- Jo, jo, jo, te lutem qetesohu. - iu lut ajo teksa ajo perpelitej si nje ngjale nen shtrngimin e tij. Ajo luftonte qe te largohej prej tij duke marre me vete burrerine dhe zemren qe i kishte vjedhur.
- Je i semure. Kam frike prej teje. - rrefeu ajo tashme e terrorizuar.
- Jo, dua vetem te te shtrengoj, te te puth. Je e imja? - pyeti ai i dorezuar, i copetuar perpara saj.
- Do perfitosh dhe me mua si ajo vajza dje? Je patetit Kevin, te urrej. - shpertheu ajo. Ajo nik ishte Amela, pse e krahasonte veten me ate kucken. Por ishin fjalet e saj te rradhes thika qe theu zemren e tij.
- Do doja mos te te kisha njohur kurre, deshiroj kaq shume te mos isha ndare kurre prej Ciskos. Nuk je as sa gjysma e tij.
I verbuar nga xhelozia i gjuajti per ta bere te pushonte, te ndalonte se lenduari me tej ate Kevin te dobet.
I gjuajti? Cfare dreqin, i penduar me syte e nje femije te frikesuar ndeshi syte e saj ku e dinte qe kete here do te rigjenye zhgenjim.
Nuk ishte vetem nje zhgenjim per prinderit, per te motren, por tani edhe per te.
I deshtuar, ai kishte deshtuar.
U shkeput prej saj, duke e lene serisht te lire, kete here per tu larguar pergjithmone prej tij, per ta humbur.
- Je patetik, - ishin fjalet e saj te fundit dhe si era u largua duke e lene pas te perhumbur prane makines se tij te shtrenjte te pavlere dhe mes shisheve te hedhura te birres.Zemra e saj mund te krisej, vetem nje krisje, ndersa e tij u thye nen peshen e forces se saj...