7. KEVIN

1.6K 119 15
                                    




Mjaftonte nje shikim  dhe cdokush mendonte qe ai s'isha vecse djali I pasur qe harxhonte para pa iu dridhur syri per ti plotesuar cdo teke te dashures, nje tjeter nga shume vajzat qe rendnin pas lekut; por Mela ishte me fat, sepse kishte gjetur gjithcka tek dikush I moshes se saj e jo tek ndonje burre I martuar me para qe do ta flakte tutje pas nje dite te kaluar bashke per tu kthyer tek familja e tij, prej se ciles nuk ishte I gatshem te hiqte dore.
Armela kishte gusto te shtrenjta, por Kevini nuk i shikonte 2 here etiketat e veshjeve e aksesoreve qe zgjidhte per te blere. Karta e  kreditit, mbushur me parate e prinderve te tij paguante per gjithcka. Per dhuratat e saj, per qejfet e shtrenjta te atij vete. Nuk mendonte kurresesi te shkurtonte shpenzimet e tij, madje mundohej mesa kishte  mundesi te harxhonte gjithmone shume e me shume. Nuk i interesonte lodhja e prinderve , nuk i interesonte asgje. Ky ishte rebelimi i Kevinit ndaj familjes se tij te dashur.
Prandaj nuk I thonte kurre jo Ameles kur rrihte qerpiket provokueshem teksa kalonim para ndonje dyqani dhe i lutej qe te futeshim brenda. Ajo s'ishte vecse nje tjeter loder, nje tjeter menyre se si ai revoltohej kundrejt atyre qe i duhej ti quante prinder.
*
Qendronte me celularin ne dore, ne katin e veshjeve te femrave teksa ajo kishte humbur diku mes veshjeve te shumta ne Coin. Nje vajze qe kishte njohur disa net me pare i shkruante vazhdimisht mesazhe ngacmuese, duke e provokuar pa turp dhe ai vazhdonte te luante lojen e saj te piset. Nuk ishte ndjere kurre fajtor, ndaj Armeles. Ajo nuk kishte kerkuar kurre nje lidhje ekskluzive, ndoshta ngaqe ai kurre nuk i kishte lene shkas te mendonte se ishte I gatshem per dicka te tille. Kishte shume 'Amela' ne jeten e tij dhe te tera e dinin qe dhe hidheshin ne krahet e Kevinit duke e njohur donzhuanin e vertet qe ai ishte. Ishte zgjedhja e tyre te rendnin pas portofolit te tij si buce te uritura, mendonte teksa shfajesonte veten.

Ngriti syte nga celulari vetem kur degjoi nje ze te njohur, zerin e embel te Arias, te njejtin ze qe ne ate nate ne nxehte ne plazhet e jugut i peshperiste ne vesh sa I mire qe ishte, sa I pelqente puthjet qe ai I dhuronte.  Ishte e njejta vajze, ajo flokezeza me kacurelat e pabindura, por ne vend te pantallonave te shkurtra seksi dhe bluzave te gjera provokuese kishte veshur nje fustan te derdhur me lule qe fshihte trupin e saj te bukur poshte cohes se tij te holle.
Qendronte perballe tij duke kontrolluar bluzate varura  teksa fliste ne telefon. Qeshte me personin ne anen tjeter te linjes dhe here pas here shkundte koken sikur te donte te mos degjonte cfare I derdellitej nga ana tjeter.
Kevini nuk u mendua 2 here dhe shkoi drejt saj, duke i vendosur doren ne sup per ta kthyer drejt vetes. Ai nuk kishte qene kurre i bute dhe I kujdesshem, por gjithmone posesiv, imponues.
Aria, e trembur u kthye drejt tij per tu ndeshur me shikimin zhbirilues te tij, shikimin me te cilin ai po e zhvishte duke e deshiruar serisht si ate nate jave me pare. Buzeqeshi por duke u perqendruar serisht tek rrobat vazhdoi te fliste ne telefon sikur Kevin mos te qendronte vetem nje hap pas saj.

-       Serendipity. – i pershperiti me ze te ulet qe vetem ajo te mund ta degjonte.

-       Ana, me duhet ta mbyll. Te marr pak me vone. – I tha shoqes se saj ne telefon dhe pastaj u kthye serisht drejt tij, dhe me nje ton kercenues pyeti – Cfare ben ketu?

-       Bote e vogel. – shpjegoi Kevini.

-       Doja te thoja ne departamentin e femrave, nuk duhet te ishe nje kat me poshte? Mos me thuaj qe ke nderruar preferenca. – e vuri ne loje, ajo vajza e forte qe kishte njohur  qendonte perballe tij edhe ne ate moment. Nuk kishte qene vetem nje version i saj qe vetem alkoli e clironte.

-       Jo, vazhdoj te te preferoj ty. – kerkoi me sy Amelen, por ajo nuk gjendej aty. I siguruar qe ajo nuk ishte deshmitare e atij takimit te tyre u kthye serisht nga Aria per ta terhequr nga krahu i  holle pa i vene veshin protestave te saj teksa kerkonte te dinte pse po e terhiqte, ku po e conte dhe shfryrjet qe ai ishte nje I cmendur.

-       Cfare dreqin po ben? E di qe eshte kunder... - filloi te fliste pasi ai mbylli perden e njeres prej dhomave te proves per tu fshehur nga prania e Armeles. Deshironte qe Aria te ishte serisht e tij, dhe nuk do lejonte kurrsesi qe ndonje skene xhelozie apo posesiviteti nga ana e se 'dashures' se tij te behej pengese ne synimin qe I kishte vendosur vetes.

-       Pra, ja ku u pame serisht. Krejt rastesisht. –tha teksa bente nje hap drejt saj duke injoruar kercenimet boshe te Arias per ti qendruar larg. Egersia e shikimit te saj tradhetohej nga ajo deshire qe ishte e dukshme ne syte e zinj te Arias, dhe protesta e saj per tu larguar nga aty u tret si nje floke sheqeri nga era, kur dora e tij gjeti fytyren e saj, qafen e saj.
Dhe ishte ajo dridhja e trupit te saj nen prekjen e tij qe e beri Kevinin me te uritur per te. Ajo nate nuk kishte qene e paharrueshme vetem per ate vete, por edhe per vajzen e brishte dhe te eger ne te njejten kohe qe qendronte perballe tij. Ne ate moment ishte i sigurte qe nese do ta puthte ajo do te shkrihej ne krahet e tij. Nuk do te refuzonte, nuk do ta shtynte me tutje me tere forcen e saj teksa ai vazhdonte ti afrohej I vendosur per te ndejer trupin e saj serisht prane te vetit; Ishte I sigurte qe ne momentin qe buzet e tyre do takoheshin, ajo farsa e vajzes se painteresuar do te treteshj si nje qiri nen zjarrin e terheqjes qe ekzistonte mes tyre.

-       Ne nje dyqan femrash. Dhe me terhoqe ne nje dhome prove. Ka dicka qe nuk shkon me ty, me sulesh si nje psikopat. – vazhdonte ajo teksa ai, me vetebesimin e tij te tepruar, me qellimet e qarta ngjesi trupin e saj ne pasqyren e asaj dhomeze prove, nen peshen e trupit te tij. – Hiqmu qafe. – protestoi e pavendosur, dhe ne ate cast dobesie Kevini e puthi, e puthi egersisht  dhe ajo ia ktheu po me te njejten ashpersi, duke sfiduar ate ne cdo cast.

-       Si thua per nje takim? – I peshperiti Kevini pasi u shkeput prej saj kur me shume se cdo gje donte te griste ate fustanin e saj te holle, ate copez lecke qe ishte e vetmja mburoje e trupit te saj.

-       E dogje kur me puthe tani. –u hakerrye Aria dhe u largua nga krahet e tij.

-       Mos bej kot sikur nuk e shijoje po aq sa edhe une.
- Je I pabesueshem. Eshte e pamundur te besh nje bisede normale me ty. – komentoi ajo teksa shikonte reflektimin e saj ne pasqyrene vogel dhe rregullonte floket e shpupuritura.

-       Pse nuk e provon njehere? Ta besh me mua. – dhe pasi qeshi djallezisht shtoi, - ate biseden normale.

-       Nuk kam ndermend te ulem perballe teje ne fillim te takimit per te perfunduar ne shtratin tend ne fund. – tha ajo dukshem e acaruar.

-       Shtrati im nuk eshte aq ide e keqe tani qe e permende. Por nuk pot e propozoja kete, por nese ti insiston...

-       Je nje pervers i ndyre. 

-       Dhe shume i afte te kenaq nje femer. – I kujtoi ai.
-  E kuptoj shume mire qe une jam preja jote e rradhes por hiq dore sepse ky vetebesim i tepruar qe ke nuk do te te sjelle deri tek cmimi. Une nuk luaj lojerat e tua te felliqura.  – dhe u largua me ngut nga hapsira e vogel pa kthyer koken pas asnjehere te vetme.

Ajo femer ishte e tmerrshme, mendoi. Nje moment shkrihej ne krahet e tij e ne tjetrin dukej sikur me shume se cdo gje donte ti priste koken dhe te qeshte teksa ai vuante perpara syve te saj...

Fund (shqip)Where stories live. Discover now