47. KEVIN + ARIA

1.3K 108 6
                                    

Mengjesi i asaj te premteje ishte i zymte, me shiut qe kishte permbytur rruget e qytetit. 
U zgjua prane Noelit, me koken mbeshtetur ne shtratin e saj. Diku gjate mbremjen mjeku i rojes i kishte thene qe ia kishte hedhur, nuk kishte me rrezik per jeten. Do ta mbanin ne spital pak me gjate per te kontrolluar parametrat e saj jetesore dhe pastaj ishte e lire te shkonte. Ai i rekomandonte te shtrohej ne Toksikologji per te luftuar varesine, sepse sic thoshte doktori, nese vazhdonte te perdorte nuk do te ishte dy here me fat. E falenderoi doktorin e moshuar dhe u rikthye serisht prane se motres, qe tani flinte pa tubat e shumte ne gojen e saj, flinte e qete si nje femije qe ende nuk njeh ligesite e kesaj bote. 

Zbriti poshte ne urgjencen e rremujshme rreth ores 9, kur te tere mjeket paraqiteshin ne pune edhe bashke me to edhe Aria. Skanoi ate hapesire per silueten e saj te pangaterrueshme por ajo nuk ishte aty. Ndoshta ate dite i ishte caktuar turni i pasdites. 

(Aria)
- Ma, ba do te me marri pafund malli, - tha ajo e perlotur teksa perqafonte per te njemijten here prinderit e saj. - Me premtoni qe do te vini sa me shpejte. - vazhdoi ajo, e vendosur per te marre nje premtim prej tyre. E ema pohoi me koke ashtu si edhe i ati. 
- E sigurte qe nuk do te te percjellim deri ne Rinas? - pyeti i ati teksa shtrengonte vogelushen e tij ne krahe. 
- 100%. E cndyrshim ben pese minuta me shume e me pak. - tha teksa dilte nga apartamenti i tyre me canten e saj ne krahe. Ana, e priste poshte per ta shoqeruar deri ne aeroportin e Tiranes. 
- U ndave? - pyeti Ana kur Aria me ne fund u ul ne sediljen e perparme te makines duke lidhur rripin e sigurimit rreth vetes. Pohoi me koke, me lotet qe kercenonin te rridhnin. Nuk ishte e merzitur, perkundrazi, ishin lote te cuditshem lumturie, por edhe malli per personat qe do linte pas. 
- Si ben edhe ti shoqe, sikur do ikesh ne Amerike. - u tall shoqja e saj teksa niste makinen ne rruget plot trafik te Tiranes. - Ja ku eshte, 9 ore ne avion dhe na ke aty. Aq shpesh do te te vijme sa do thuash pse nuk ika ne Henen. - E dashuronte Anen dhe ate humorin e saj aq karakteristik, qe transformonte ne te gezueshme edhe situatat me te trishta. 

*

(Kevini) 
Njohu shoqe e Arias, ate vajzen simpatike dhe te turpshme. 

- Ajsi apo jo? - pyeti ai teksa kujtohej per emrin e saj nga historite qe i kishte treguar Aria. 
- Po. Ckemi? - pershendeti e buzeqeshur. 
- Ne fakt po kerkoja Arian. - shpjegoi Kevi - Do te jete ketu pasdite? Doja ta falenderoja per... - por duke mos dashur te tregonte per Noelin tha - per dicka. 
- Hmm, nuk e ditke? - cfare duhet te dinte ai? Normal qe nuk e dinte sepse per 3 jave ajo kishte qene nje e huaj. 
- Aria nuk vjen me ketu.

- Por dje... - insistoi Kevini 
- Dje erdhi per te na pershendetur. - vazhdoi vajza, - Niset sot per ne Amerike. Jam aq krenare per te. - tha Ajsi me syte qe i shkelqenin.
Ne Amerike? Ajo ia kishte dale, ishte pranuar dhe ai nuk kishte qene krahe saj, ai nuk kishte qene pjese e jetes se saj ato jave te fundit ne Shqiper. Ai e kishte tradhetuar, kishte shkaterruar ate marredhenien e tyre te destinuar te kishte nje fund, nje date skadimi qe do te kishte qene data e sotme. 
- Kur niset? - pyeti Kevini pa dashur te ngjante i deshperuar, ndonese ishte. 
- Hmm, ne mesdite. Nuk e di ekzaktesisht. 
Dreke, mendoi ai duke u rikujtuar per oren qe shenonte 9.30. 
Do te ikte pergjithmone, nuk mund ta linte te shkonte pa e pare edhe nje here te fundit, pa e perqafuar edhe nje here te fundit. 
Porositi nje taksi i vendosur per te vrapuar pas saj. Ne fund te fundit i kishte nje kafe borxh nga nje nate me pare. 
Lutej qe mos te kishte trafik, dhe sa here shoferi ndalonte ne ndonje semafor i kujtonte qe te nxitonte. 
Nuk deshironte te humbiste asnje cast me shume kur kishte humbur tashme mjaftueshem. Jo vetem tre jave, por kishte humbur vite te tere perhumbur ne ate jete te turpshme, duke i refuzuar vetes te ndjente, i frikesuar qe ishin ndjenjat armiku i tij me i madh. 
Por vetem tani e kuptonte qe forca e vertete nuk ishte prepotenca, pushteti ekonimik.I forte nuk ndihej me kur zgjohej ne mengjes dhe perzinte femra te huaja nga dhoma e tij, i forte ndihej kur kishte Arian krah tij, Arian qe e mbushte me pozitivitetin e saj. Arian qe e dashuronte. 
Nuk deshironte me te fshihej pas gabimeve te se shkuares, pas shisheve te alkolit apo heshtjeve te zgjatura, nuk deshironte te kerkonte faljen e saj qe nuk e meritonte, deshironte vetem ti rrefente sekretin e tij me te madh, ate sekret te sapozbuluar pjese e se ciles ishte edhe ajo: E dashuronte... 

Fund (shqip)Where stories live. Discover now