8. ARIA

1.6K 119 30
                                    

- Po me thua qe e takove serisht, dhe e puthe ne nje dhome zhveshjeje, por pa u zhveshur? Interesante

Qendronte e penduar, ulur ne vendin e parme te makines se shoqes se saj teksa ajo vazhdonte ta ngacmonte pambarimisht.

- Mendjen tek rruga. Nuk dua te shkoj tek festa Marles me nje barrele.

- Ju doktoreshat dhe referencat mjeksore ne cdo muhabet. Me trego per kte sexyn. Vertete aq I bukur sa e pershkruan? Se neser vertete eshte si nje fotokopje e Ian Somerhalder miksuar me Mat Boomer dhe nuk je aspak e interesuar per te, lerma mua.

- Je e lidhur. – I kujtoi Aria, megjithese e dinte qe ajo po e vinte ne loje.

- Vras mendjen nese eshte ndonje cik Christian Gray. – vazhdonte shoqja.

- Boll An.- iu hakerrye ajo me ne fund.

- U skuqe. Ha, e dija qe s'je kaq imune ndaj pamjes se tij. Estrogjenet dhe gjithcka. – dhe ndeshi shikimin e Arias per ti shkelur syrin perpara se te perqendrohej serisht tek rruga. 

- Jo, thjesht s'me besohet ende qe ajo qe ndodhi ne Jale ndodhi. Vertete doja aventura dhe gjithcka, por jo te flija me nje te panjohur. Dhe ky I fundit te me behet hije dhe te me kape ne ate menyre si sot.

- Ka dhe me keq. Mund te ishte dhe dikush i shemtuar. E dashur, e dehur zgjidhke mire. – vazhdoi Ana me shakate e saj.

- Nuk te them me asgje. – shfryu Aria, e vendosur per mos te ndare asnje sekret me me te.

- Qetesohu e dashur. Ti e di se cmendoj. Pas Franciskos nuk ka asgje te keqe nese njeh dike te ri, dilni bashke disa here. Gjithcka eshte ne doren tende ne fund te fundit. Nese nuk te pelqen gjithcka mbaron aty. – por nuk degjoi asgje pertej emrit te Ciskos. Te tere shoqet e saj, aq te bindura qe ishte e lenduar nga ajo ndarje, vazhdonin te justifikonin cdo gabim te saj, cdo deshire te saj per Aventura si nje ilac per zemren e thyer te Arias.

- Ti e di qe Ciskon se kam dashur kurre. Nuk jam e lenduar. – I kujtoi ajo per te njemijeten here.

- E di. Por per 2 vite kishe dike qe te qendronte prane, dike per te perqafuar dhe per te puthur. Dhe e di qe keto gjera te mungojne. Dhe per sa kohe krahet e ketij sexyt jane te hapur per ty, se kuptoj kte hezitim per te rendur drejt tij. Nje jete kemi apo jo. Pastaj cfare I trembesh, e keni lene pas pjesen me intime te nje lidhjeje.

- O Zot, boll ma kujtove. Ishte nje gabim. Dua te jem e lire dhe te shijoj veren. – insistoi Aria.

- Pikerisht. Shijoje me te. Kush permendi obligime. Dil dhe kenaqu. Kenaqu shuume biles. – I shkeli syrin serisht. - Eshte e qarte qe ai ka te njejtat qellime. Lidhje vere, pastaj zere se nuk ndodhi kurre. Pastaj fokusohu prape te ikja ne Amerike. Dhe kur te te vije ajo dreq pergjigje, qe do jete positive dhe kur te gjesh dashurine e jetes tende ne Wall Street, sigurohu qe te kete nje shok te ngushte per mua.

- Me tere ato keshilla serioze po preokupohesha nese shoqja ime ngushte pesoi nje transformim karakteri. Dhe ja tek u riktheve serisht, perversja zakonshme.

- Duhet te jesh nje pervese per te njohur nje tjeter. Mos u hiq kaq shenjtore. –ishin fjalet e fundit te saj perpara se te perqendrohej tek parkimi I makines, artin e se ciles nuk e kishte mesuar ende ndonese kishte kater vite qe hiqej si nje shofere e mbaruar, e kualifikuar per gar ate Formula 1. Zbriti nga makina duke perplasur deren pas vetes pasi iu desh plot 10 minuta per te parkuar shtrembur. Aria beri te njejten gje, teksa shtrengonte ne njeren dore canten e saj te vogel dhe ne tjetren dhuraten e paketuar bukur te Marles.
Ishe 25 vjetori I saj, dhe ti gjeje nje dhurate te pershtatshme kishte qene e veshtire, dhe e kushtueshme. Marla kishte para, shume para. Prinderit e saj ishin pronare te me shume bizneseve sec mund te numeroje me gishtat e duarve dhe siguroheshin qe asaj mos ti mungonte asgje; prandaj dhe festa e saj e ditelindjes pritej te ishte madheshtore. Nuk ishte cudi qe ne lokalin qe kishte prenotuar vetem per te te ndesheshe me shume fytyra te televizionit, kengetare, Vip-a te afte per asgje. Marla kishte studiuar ne Angli, dhe tani ishte kthyer per te punuar prane prinderve te saj, sebashku me te vellain, qe ishte disa vite me I madh se ajo. Kishin qene miqte e femijerise se Anes, ishin rritur sebashku, dhe ishte vertete e bukur qe miqesia e tyre I kishte rezistuar kohes dhe faktit qe I perkisnin dy boteve te ndryshme. Aria e kishte njohur prej saj dhe ishte vertete nje vajze e thjeshte, plot jete, aspak mendjemadhe ashtu sic mund te prisje qe te ishte dikush si ajo. Te treja kishin qene gjithmone te pandashme. 

Fund (shqip)Where stories live. Discover now