- Ke pak kohe te ulemi diku te qete? - propozoi Kevini teksa ajo mundohej ti shpjegonte anen mjekesore te varesise.
Heshti, e pavendosur nese duhet te mohonte dhe te vazhdonte ne punen e saj apo te pranonte kerkesen e tij.
- Po. - tha me ne fund ajo, e dorezuar perpara fytyres se deshperuar te Kevinit.
Ecen ne heshtje drejt nje kafeje te vogel prane spitalit. Ishin te vetmit aty ne ate ore, ne te njejten kafe qe gjate dites gumezhinte nga zerat e larte te studenteve.
- Sic po te thoja, - rinisi Aria pasi kamarieri erdhi te merrte porosite e tyre.
- Ne fillim une. - nderpreu Kevini dhe teksa Aria pergatitej per nje nga ato sulmet e tij, fjalet qe ai peshperiti e surprizuan duke e bere te ulte pak ate mburojen e saj te hekurt. - Faleminderit Aria, qe po me ndihmon.
- Asgje. - tha Aria dhe i buzeqeshi, nje buzeqeshje te embel dhe paqesore, nga ato qe i rezervoheshin miqve te saj.
- Buzeqeshe. - vuri ne dukje Kevini duke imituar levizjen e cepave te buzeve te saj.
- Wow, bravo gjeni, e gjete. - ia ktheu Aria kete here e acaruar qe ai aq shpejte kishte harruar problemin qe e kishte sjelle deri aty.
- Jo, buzeqeshe embelsisht. Eshte hera e pare qe e ben me mua. - konstatoi
- A mund te vazhdojme me biseden e meparshme sepse me duket se e harrove pse erdhem deri ketu. - tha lehtesisht e acaruar qe ai filloi te numeronte buzeqeshjet e saj, e frikesuar qe kishte rene ne nje tjeter nga grackat e tij hileqare.- Nuk e harroj, mos u nervozo. - ia preu ai.
- Sic te thashe eshte axhitimi, eshte e perbashket e te tera drogerave. Pastaj nese eshte heroine, mund...
- Motra ime nuk perdor heroine. - protestoi Kevini me ate sigurine e dikujt qe refuzon cdo te keqe.
- Nuk thashe qe perdor Kevin, po te pershkruaj efektet qe kane llojet e ndryshme te drogerave. Ndoshta motra jote nuk perdor asgje. Pse je fiksuar kaq shume?
- Sepse, sepse ajo eshte gjithmone e acaruar, nervoze pafund, dhe eshte transformuar ne nje person te shkujdesur qe seshte fare e zakonte per motren time, ka humbur ne peshe.
- Mund te jete thjesht e stresuar. - justifikoi Aria ndonese nga ato qe ai pershkruante opsioni i droges nuk hidhej dot poshte.
- Se di, prandaj erdha ketu. Keto qe po me thua mi shpjegoi edhe nje shoqja ime, te njejtat gjera. A ka dicka me objektive, mjekesore? Dicka qe ia ben 'Mu'?
- Duhet thjeshte nje sy i stervitur klinik dhe zakonisht dikush qe eshte aty ne momentin e marrjes se dozes. - shpjegoi ajo. - Zakonisht mund te kuptosh nga ndryshimi i bebeve te syve. Ke vene re ndonje gje tjeter te dyshimte? Zakonisht perdorimi i drogerave shoqerohet me shume me probleme sociale, fillojne vjedhjet dhe menyra te tjera per te siguruar parate...
- Se di, se di Aria dhe po cmendem. - shpertheu ai me ne fund duke vendosur duart e tij ne dy anet e kokes.
- Ti qenke bere per droge vete. Dhe i cmendur ke qene gjithmone. - tha me shaka teksa mundohej te ctensiononte pak ate bisede.
- Me ty nuk mund te behet nje bisede normale, apo jo? - perdori serisht nje prej akuzave te saj ndaj Kevinit per tiu pergjigjur.
- Je kaq i zoti te perdoresh fjalite e mia, kopjac. Ku e ke origjinalitetin?
- Kam plot por duhte te pranosh te dalesh me mua qe ta vleresosh.
- Ishte gje nje ftese qe te vazhdosh te me torturosh? - pyeti Aria e surprizuar qe ajo qe e nisi vete, si nje shaka, ishte kthyer aq shpejte kunder saj.
- Jo, nje ftese per te te falenderuar, dhe qe te te bej te buzeqeshesh serisht. - tha ai, qe ndonese tani dukej me i cliret, vazhdonte te mbante veshur ate vellon e trishte ne syte e tij.
- Do ta mendoj. - tha ajo dhe pasi rrekelleu filxhanin e vogel te kafes me nje gllenke beri te ngrihej, per ti lene te kuptohej Kevinit qe i duhet te rikthehej ne punen e saj.
- Me jep numrin e telefonit? - kerkoi ai i vendosur. - Perndryshe do te me detyrosh te vi serisht deri ne QSUT per te marre pergjigjen tende.*
Ishte larguar ate nate prej tij vetem pasi kishte zhgaravitur numrin e saj ne nje flete recetash, sic kishte pare profesoret e saj te benin dikur.
I kishte telefonuar te nesermen teksa ajo pinte kafen e pasdites me shoqen e saj te ngushte prej vitesh, Anen.
- Eshte Kevi. - kishte thene Aria
- Ooo paskemi kaluar tek shkurtimet e emrave tani, sa gje romantike - dhe pasi Aria i hodhi nje nga ato shikimet e saj vrastare vazhdoi - Ca pret? Pergjigju.
- Se di a eshte nje ide e mire.
- Je budallaqe apo ben vete? Te lutem mos me turpero se te kam rritur me keto dy duar. - tallej ajo gjithmone me Arian. - Ke fjetur me birin e botes, e ke puthur ku di une sa here se ju nuk merreni vesh dhe tani qe te kerkon te dilni, nje takim, ti vendos te besh te turpshmen?
- Je shume inkurajuese. - tha Aria e lodhur nga insistimet e Anes qe te pranonte te dilte me Kevinin, ta njihte me mire dhe tere ato sygjerimet e saj perverse qe vinin nga pas.
- Thjeshte po te them shijoje njecik jeten. C'e keqe mund te ndodhe ne fund te fundit, s'eshte se do biesh koke e kembe brenda me ate koketrangullin, edhe sikur te duash nuk ke kohe se do ikesh ne Amerike.
- Ai eshte shume lodhes, duhet te jesh gjithmone me mbrojtjen gati sa here je... - por teksa Aria nisi ti shpjegonte te njejtat teorira per te njemijten here, Ana me shkathtesine e saj te frikshme rrembeu telefonin e saj dhe iu pergjigj Kevinit me nje Alo te embel teksa mundohej te bente imitimin me te mire te Arias.
'Po Aria do te dali me ty.' vazhdoi ajo dhe pasi ai derdelliste dicka nga ana tjeter e linjes ajo vazhdoi 'Jam sekretarja, dhe ajo qe do te te prese koken nese nuk ma puth shoqen ne fund te takimit' dhe e kenaqur me pergjigjen e saj ia mbylli.
- U be, shiko sa e thjeshte ishte. Do vi te te marre ne oren 8. - tha teksa shkruante me nje mesazh adresen e shtepise se Arias.
- Je e cmendur perfundimisht.
- Shyqyr qe e the se kisha filluar te mendoja se semundja e te qenurit normale dhe monotone me kishte zene edhe mua.*
- Vertete do veshesh xhinse per te dale me ate qenien jashtetokesore sexy? - pyeti Ana teksa qendronte shtrire ne krevatin e Arias e cila po lynete buzet perpara pasqyres se vogel te dhomes se saj.
- Jam rehat. - protestoi ajo.
- Vish nje fustan budallaqe, mos ia nxi shume jeten te shkretit me ato xhinset si tub qe duan 3 ore te hiqen?
- Nuk do ndodhe gje. Ishte nje gabim i dehur dhe kaq.
- Na moj, se te jap une Greygoose prape ty, vetem te lutem fli edhe nje here me te, per mua qe jam e lidhur dhe snuk dot vete. - vazhdoi ta ngacmonte.
- Jam gati. - tha Aria pasi u pa edhe njehere te fundit ne pasqyre, duke injoruar komentin e fundit te Anes se cmendur.
Ndonese nuk ndihej aspak gati, per te kaluar nje ose dy ore me Kevinin e paparashikueshem, qe nje moment ishte djali acarues i zakonshem, ai djale te cilit Aria donte ti derdhte nje shije uje siper dhe pastaj transformohej ne ate te ndjeshmin, qe kujdesej per motren e tij qe ajo donte ta perqafonte, fort.
Nuk e trembnin ndryshimet e humorit te Kevin bipolarit, e frikesonte ajo pjesa e saj qe ishte tmerresisht shume e terhequr prej tij...